Firma e Madeleine Albright nė Tenderin e PTK-sė

Madeleine Albright me Kryeministrin Thaēi | Foto: kryeministri-ks.netMadeleine Albright me Kryeministrin Thaēi | Foto: kryeministri-ks.net
nga  Petrit Ēollaku
© Tė drejtat autoriale

Firma e ish-sekretares amerikane tė shtetit, Madeleine Albright, ėshtė para-kualifikuar nė blerjen e aksioneve tė Post-Telekomit tė Kosovės, PTK. Janė edhe shtatė kompani tjera qė janė nė garė pėr privatizimin e ndėrmarrjes mė profitabile nė vend.

Qeveria e Kosovės ka pranuar aplikacionet e tetė kompanive qė janė para-kualifikuar pėr blerjen e aseteve tė ndėrmarrjes publike Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovės Sh.A, PTK.

Njėra ndėr kompanitė qė ėshtė para-kualifikuar ėshtė edhe firma e ish-sekretares amerikane tė shtetit, Madeleine Albright - Albright Capital Management LLC.

Nė faqen zyrtare tė kėsaj firme kėshilluese pėr investime nė tregjet e reja, shkruan se ajo kryesohet nga Madeleine K. Albright, sekretarja e 64-tė amerikane e shtetit.

Aplikimi i fundit pėr blerjen e 75 pėr qind tė aseteve tė PTK-sė ka qenė 13 gushti.

Kompanitė tjera qė janė parakualifikuar janė: Avicenna Capital LLC nė konsorcium me Twelve HORNBEAMS ( Mbretėria e Bashkuar, Poloni ), Columbia Capital nė konsorcium me ACP Axos Capital Gmbh (Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Gjermani), Elkos LLC (Kosovė), Geni Capital (Luxemburg), M1 International Limited (British Virgin Islands), Monaco Telecom International SAM ( Monaco ) dhe Turkcell (Turqi ).

Komisioni Qeveritar i Privatizimit tė PTK-sė tha se ky numėr i lartė i kompanive pjesėmarrėse nė kėtė proces tregon njė interesim “shumė tė madh dhe njė konkurrencė tė lartė pėr blerjen e aksioneve tė kėsaj ndėrmarrje tė rėndėsishme publike”.

“Ofertat e pranuara, do tė vlerėsohen nga njė komision profesional i pėrbėrė nga zyrtarėt e tė gjitha ministrive tė pėrfaqėsuara nė KQP. Komisioni vlerėsues nė punėn e vet do tė ndihmohet edhe nga kėshilltari i transaksionit”, thuhet nė komunikatėn e ministrisė sė zhvillimit ekonomik, MZHE.

Nė tetorin e vitit kaluar, qeveria kishte anuluar tenderin e parė pėr privatizimin e PTK-sė si pasojė e dėshtimit tė procesit tė para-kualifikimit.

Mė 3 qershor 2011, u shpallėn rezultatet e kualifikimit pėr kėtė procedurė ku shkonin vetėm Hrvatski Telekom d.d. (HT) nga Kroacia dhe Telekom Austria AG.

Hrvatski Telekom kishte dėrguar letėr nė Qeverinė e Kosovės, me tė cilėn e njoftonte pėr planin e saj tė tėrheqjes nga para-kualifikimi, mes tjerash, shkaku i problemeve me korrupsion nė PTK.

Procesi i pėrgatitjes sė tenderit pėr PTK-nė, qė nga viti 2008, i ka kushtuar autoriteteve kosovare rreth 5 milionė euro.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 7 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn