TelcoAG Shkon Me Një Milion Euro

Ministria e zhvillimit ekonomik pritet të zgjedhë së shpejti këshilltarët e tretë me rend për shitjen e vonuar të ndërmarrjes më fitimprurëse publike në vend, Postës dhe Telekomit të Kosovës, PTK.

Pasi njëra prej dy kompanive ofertuese – Deutsche Telecom – u rrëzua nga gara për të blerë PTK’në në tetorin e kaluar, procesi ishte ndaluar dhe kontrata me këshilltarin kontraverz të transaksionit, Telco AG, ndërpritet.

Gazeta Jeta në Kosovë ka zbuluar se përkundër faktit që PTK nuk është shitur, Telco AG ishte paguar prapë se prapë me tarifën e saj prej 1.1 milion euro. 

Ministria thotë se ka vendosur të ndërprerë kontratën me Telco AG pasi që ky boshllëk në proces nuk ishte paraparë, gjersa ish këshilltarët sugjeruan se ata janë larguar sepse ata nuk besonin se ishte koha e duhur për të shitur PTK’në. 

Këshilltarë me Bollëk

Vetëm disa muaj pas emërimit të Telco AG në tetor 2009, dhe supozohet të ketë qenë nën trysninë e akterëve ndërkombëtarë në Kosovë, qeveria kishte emëruar një shtresë të dytë të këshilltarëve me një shumë prej 500,000 euro për të mbikëqyrur punën e Telco AG dhe konzorciumit të saj. 

Burimet e afërta me procesin kanë përshkruar vendimin e marrë në një kohë “shumë të pazakonshme” dhe thanë se ishte e motivuar nga shqetësimet  në mesin e diplomatëve ndërkombëtarë rreth statusit relativisht të panjohur të Telco’s.

Firma e telekomunikimit me seli në Lihtenshtajn, si një kompani,  ka për t’u paraqitur akoma si një emër i madh në tregun e këshillimit të telekomit, edhe pse stafi i saj përfshin një numër të këshilltarëve të cilët kishin punuar në marrëveshje të mëdha të privatizimit në regjion 

Në një hulumtim të mëhershëm të Gazeta Jeta në Kosovë, ishte zbuluar se firma ka qenë e ndjekur pas një seri ankesash jozyrtare dhe zyrtare të drejtuara kundër saj në një fushë tjetër ku kishte vepruar. 

Për disa vite, Telco AG kishte lëshuar me qira numra të Lihtenshtajnit me normë Premium përgjatë botës të cilat, sipas ankesave nga përdoruesit e telefonave në forumet e internetit, dhe të një rasti të ngritur nga autoriteti rregullativ të telekomunikimit nga Italia, nuk ishin gjithmonë të përdorura në pajtim me ligjin.

Sipas përdoruesve të telefonave mobil nga këndet e ndryshme të botës, të cilët ankoheshin në forumet e internetit, tregonin se ata ishin kontaktuar nga SMS’të, me lajmin që ata kishin fituar një çmim dhe iu ishte dhënë një numër për të thirr e cila ishte në pronësi të Telco AG. 

Është supozuar se disa prej tyre që kishin ndjekur SMS’të dhe pastaj kishin bërë thirrje, këto thirrje ishin ngarkuar me tarifa të normave të larta (Premium) pa dijeninë e tyre. 

Sipas një zbulimi zyrtar të një hulumtimi, të parë nga Gazeta Jeta në Kosovë, firma nga Lihtenshtajni ishte gjobitur po ashtu me 100,000 euro në vitin 2009 në Itali, pasi që kishte dhënë numra me norma Premium për një shërbim telefonik erotik dhe e cila nuk kishte reklamuar çmimin e thirrjeve.

Telco AG, sipas ueb-faqes së tyre, kishte ndaluar së shituri numra ndërkombëtar me normë Premium. Në një letër informuese të mëhershme, dërguar Gazetës JnK, Telco AG tha se ishte “thjesht pronari i numrave” dhe jo përgjegjës për shërbimet e ofruara nga ata që kishin marrë numrat.

Lidhja e firmës me Mobilkom Austria, e cila ishte në mesin e dy kompanive të fundit në garën për të blerë PTK’në, para tërheqjes së Deutsche Telecom’it, gjithashtu u vë nën shqyrtim. Telco AG ka pranuar që kishte vepruar si këshilltar për Mobilkom Austria, në transaksione të numërta të mëhershme në rajon, por shtoi se nuk punon më për gjigandin Austriak të telefonisë mobile.

Hulumtimi i mëhershëm po ashtu ka zbuluar se Telco AG kishte paguar firmën lobuese nga SHBA, Rhoads Group me 75, 000 dollarë amerikanë (55,000 euro) në prag të vendimit të tenderit, sipas raporteve lobuese zyrtare të regjistruara në zyrën e regjistrimit publik të Senatit të SHBA’së, për të lobuar “Departamenti i Shtetit” në Kosovë dhe në SHBA rreth çështjeve të lidhura me tenderin. Asnjë firmë tjetër në proces nuk kishte shfrytëzuar lobistët nga SHBA’të. 

Në mesin e ekipit, i caktuar për të lobuar në Kosovë ishte Shawn Sullivan, i cili ishte sjell nga një firmë tjetër lobuese, Cassidy & Associates, ku aty ishte zëvendës kryetar.

Nga viti 1995 deri në 2003, Sullivan ka shërbyer në kapacitete të ndryshme në Departamentin amerikan të Shtetit dhe Mbrojtje. Më 2001, ai ishte emëruar këshilltar politik i komandantit të përgjithshëm të NATO’s në Kosovë dhe më vonë si përfaqësues personal i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO’s në Serbi.

Telco i tha Gazetës JnK në një intervistë të mëhershme se vendimi për të punësuar lobistët ishte një taktikë legjitime, me qëllim ‘neutralizimi’ të ofertuesve tjerë nga SHBA’ja.

Fundi i Marrëdhënies 

Ministria e zhvillimit ekonomik tha se kontrata me Telco AG u anulua pasi që “rifillimi i procesit nuk ishte paraparë sipas kontratës”. 

“Angazhimi i këshilltarit profesional dhe me eksperiencë të transaksionit në procese të tilla nuk është çështje e dëshirë por është domosdoshmëri,” tha Gëzim Baxhaku, këshilltar për media i ministrit. Ai shtoi se të gjashtë kompanitë e para kualifikuara kanë një përvojë dhe eksperiencë shumë të gjatë në transaksione të tilla si dhe kanë “një reputacion shumë të lartë global në këtë fushë”.

Harald Grytten, nga Telco AG, tha se kanë vendosur të mos vazhdojnë me kontratën pasi që tregu nuk ishte i saktë për privatizimin e PTK’së.

“Jemi pajtuar me ministrinë e zhvillimit ekonomik për të ndërprerë marrëdhënien tonë dhe kontratën tonë bazuar në situatën e tregut dhe klimën e privatizimit në Kosovë,” thotë ai. “Ne besojmë se koha nuk është e duhur tani, dhe do të preferonim për të mos vazhduar me procesin kështu si është.

“Sidoqoftë, ne i dëshirojmë pasardhësit tonë në vazhdimin e procesit të privatizimit dhe shpresojmë që projekt it do të sjell sukses ministrisë ashtu siç ka proklamuar dhe ka kërkuar”.