Letër Kryeministrit

Kosova, sipas të gjitha statistikave, mbetet njëri ndër shtetet me përqindjën më të madhe të varfërisë, papunësise e korrupsionit.

Po ashtu Kosova ka probleme thelbesore të shtrirjes së shtetësise në territorin dhe pasuritë e veta. Nëse e marrim në këtë prizem jemi në fund të pusit. 

Shumë kanë besuar se ardhja në krye të shtetit e një akademiku, sidomos një profesori të ekonomisë, nëse nuk do të zgjidhte shumë probleme ekonomike, të paktën vendi do dilte në binarë.

I dashur profesor, Kosova në stadin që është më së paku e ka luksin që në krye të vendit ta ketë një idhnak.

z. Mustafa, Kosovës  i duhesh si kryeministër e jo si një arrogant, ndonëse në moshë të shtyrë. 

Jo si idhnak që nuk e dallon pushtetin dhe familjen. 

Nëse për Besnikun dhe Arbenin je baba mos harro që për ne tjerët je vetëm kryeministër i shtetit.

Nëse pas publikimit të “dallavereve dhe allashveresheve”, të tyre dhe bizneseve familjare, ju kulleni dhe i’u dilni perpara të bijve, ne qytetarët kërkojm të iu shohim ndryshe. 

Kërkojm nga ju rritje rroge, vende pune dhe zgjidhje të problemeve tjera.

Kryeministër, të lutem të pakten në paraqitjet publike mos harro se nuk je në odë, por në televizion publik dhe populli pret përgjigje për zgjidhjen e problemeve të shtetit e jo zgjidhjen e  problemeve tuaja familjare.

Thirrja e juaj në RTK, se “nëse ua mban hajdeni kur jam une në shtepi, dhe kur i futesh njerit në oborr ose te han qeni, ose duhet me hanger ti qenin, por mos merrni gra e fmi me vete”, më ka futur friken.

Sepse ju harroni se ka edhe adoleshenta qe mund ta sfidojne ‘Akademikun e Prapashtices’ (lexo: të prapambetur).

Kryeministër, ju po harroni se tash më nuk të mbrojn djelmnia jote por shteti dhe Policia e Kosoves. Edhe nëse ke harruar, policia vazhdon të të shoh  si kryeminister.