Foto: Wikimedia CommonsHyrė Tahiraj ėshtė mėsuese nė shkollėn fillore “Hamėz Jashari” nė Skenderaj. Mėsuesja nga Drenica ishte detyruar qė pėr njė kohė t’i lėrė nxėnėsit dhe ditarin. Jeta e saj kishte ndryshuar dukshėm, pasi ajo kishte filluar tė dyshojė se vuan nga sėmundja e kancerit.
“Po e lėvizja dorėn, kur ndjeva njė dhembje tė madhe”, tregon mėsuesja Tahiraj, kur i kishin nisur dyshimet e para. Menjėherė kishte filluar kontrollet pėr tė diagnostifikuar sėmundjen. Derisa kishte “mbėrritur” deri te diagnoza pėrfundimtare, ajo nuk kishte lėnė “derė” institucionesh shėndetėsore pa trokitur.
Tek nė fund, kur njė mjek ia kishte hequr thuajse tėrėsisht dilemat, problemi pėr Hyrė Tahirajn kishte marrė pėrmasa shumė mė tė mėdha sesa mendonte.
| Hyrė Tahiraj |
Njė kontroll nė ultrazė kishte treguar se kanceri i ishte pėrhapur me tė madhe nė njėrin gji. Dhe, ajo ia kishte mėsyrė Klinikėn e Kirurgjisė Torakale nė Qendrėn Klinike Universitare tė Kosovės, ku kishte kryer operacion radikal, heqjen e gjirit.
Gjendje tė rėndė shpirtėrore ka pėrjetuar edhe udhėheqėsi aktual i shėndetėsisė dhe nurticionit nė UNICEF, mjeku Agron Gashi. Doktorin dinamik e kishte pėrfshirė sėmundja e kancerit. Pėr disa muaj rresht, ai ka pasur para vetes njė sfidė tejet tė rėndė, qė ia kishte ndryshuar tėrėsisht jetėn.
Edhe mėsuesja Hyrė Tahiraj edhe doktori Agron Gashi, e kanė tejkaluar sėmundjen, duke u ballafaquar me tė. Fat ka qenė zbulimi i hershėm. Ndryshe, zbulimi nė stadet e vonshme, gjithmonė ėshtė mė problematik.
Zbulimi i sėmundjes nė stade tė avansuara
Tė dy kėta, e shohin si tė domosdoshme qė Ministria e Shėndetėsisė tė krijojė programe tė veēanta, pėrmes tė cilave do tė bėheshin kontrolle sistematike nė popullatė, e qė do tė rezultonin me zbulim tė hershėm tė sėmundjes. Sipas mėsueses Tahiraj, njė gjė e tillė do tė shpėtonte shumė jetė njerėzish, si dhe kostoja e trajtimit tė sėmundjeve qė gjenden nė faza mė tė hershme ėshtė mė e lirė.
Ndėrkohė, Ministria e Shėndetėsisė, ka krijuar njė bord pėr zhvillimin e programit kombėtar pėr kontrollin e kancerit.
Kirurgu torakal, Elvis Ahmeti, ėshtė vėnė nė krye tė kėtij bordi, mandati i tė cilit nuk ėshtė ekzekutiv.
Doktor Ahmeti konsideron se zbulimi i hershėm krijon mundėsi qė mjekimi tė jetė shumė mė i suksesshėm, sesa nė rastet kur sėmundja zbulohet nė stadet e vona. Njė nga prioritetet ėshtė krijimi i programeve parandaluese, mirėpo nė Kosovė, programet e ekzaminimit (screening-ut) tė kancerit vazhdojnė tė konsiderohen sfidė, sikurse sėmundja vazhdon tė konsiderohet tabu.
Mungojnė regjistrat dhe programet e ekzaminimit
Doktoresha Mejreme Krasniqi-Maloku, punon nė Institutin Onkologjik, dhe ėshtė e angazhuar direkt nė dhėnien e kimioterapisė sė pacientėve qė vuajnė nga kanceri.
Deri mė tani shteti nuk ka regjistėr kanceri dhe nuk ka tė dhėna tė sakta sa i pėrket rasteve nė nivel tė vendit.
Por, bazuar nė regjistrat spitalorė, sipas doktoreshės Krasniqi-Maloku, vėrehet se ėshtė shtuar numri i rasteve me kancer nė Kosovė.
Por nė mungesė tė tė dhėnave paraprake, nuk mund tė bėhen krahasime se nė ēfarė shkallė ėshtė rritur numri i rasteve me kancer nė Kosovė.
Pėr onkologen Krasniqi-Maloku, programet e screening-ut janė njė shkencė nė vete dhe nė rrethanat ēfarė ka kaluar vendi, sipas saj nuk mund tė flitet pėr faj individual sa i pėrket mosrealizimit tė kontrolleve nė popullatė.
“Ne deri tash nuk kemi pasur statistika tė sakta pėr popullsinė, kemi njė Institut Onkologjik relativisht tė ri dhe pa u krijuar regjistrat kundėr kancerit, nuk mundet ende tė flitet pėr organizim tė kontrolleve sistematike”, thotė ajo.
Kosova ėshtė njė shtet me shėrbimi onkologjik tejet tė ri. Instituti ka mungesa tė kuadrove, kurse shumė vonė janė ndarė edhe specializimet e para nė Kosovė, pėr fushėn e onkologjisė.
Programet e screening-ut, sipas saj, nuk bėhen as nė disa shtete rajonale qė janė mė tė zhvilluara sesa Kosova.
Zakonisht programet screening bėhen duke organizuar kontrolle tė kancerit tė gjirit, kancerit tė qafės sė mitrės dhe kancerit tė zorrės sė trashė. “Pėrmes mamografive zbulohet shumė herėt kanceri i gjirit, kurse duke bėrė papa teste zbulohet kanceri i qafės sė mitrės”, thotė doktoresha Krasniqi-Maloku, sipas tė cilės tek koloni i zorrės, programet e screening-ut parashohin marrjen e mostrave tė gjakut nė feces.
Bazuar nė tė dhėnat qė mbajnė spitalet, tek meshkujt mė sė shumti paraqitet kanceri i mushkėrive dhe prostatės, kurse tek femrat, kanceri i gjirit dhe i mushkėrive.
Derisa jemi larg programeve screening, nė radhė pėr kimioterapi presin disa mijėra kosovarė. Rreth 19 mijė persona kanė kaluar nėpėr Institutin Onkologjik, pėr vetėm 18 muaj me dyshime pėr kancer.
Lajmi se janė prekur nga kanceri zakonisht pritet me tronditje nga pacientė. Sipas tė intervistuarve, nuk ka si tė mos shkojė mendja se sė shpejti mund tė vdesin. Por, ka pacientė qė gjejnė forcė pėr t’u pėrballur me sėmundjen, dhe ta mundin atė.
Shejnaze Ajvazi, nga komuna e Vitisė, po trajton nė Repartin e Hematologjisė Onkologjike, djalin e saj 5-vjeēar. Ai ėshtė diagnostifikuar me kancer.
“Kur e kam kuptu sėmundjen e djalit, unė jam ndje si me kanė e vdekur para fėmijės tem... Ma mirė tė kisha hy nė dhe pėr sė gjalli se sa me pėrjetu jetėn e tij se ēka i ka ndodhė”, shprehet kjo nėnė, duke treguar dėshpėrimin e saj, kur ka kuptuar diagnozėn e djalit.
E pėr doktorin Agron Gashin, fėmijėt kanė qenė motivi kryesor qė ai t’ia dalė. “Kur e merr terapinė veē i paramendon fėmijėt. Nuk ka barrierė, krejt kam me i kalu, nuk la fėmijėt vetėm”, thotė doktor Gashi. Megjithatė, ai thotė se shpesh i ishte dashtė t’i pėrgjigjej reflektimeve jo tė kėndshme tė tjerėve, qė para syve tė tij kishin shprehur dhimbje pėr fatin e tij.
| Agron Gashi |
Doktori Elvis Ahmeti shpjegon se tabuja se kanceri ėshtė baras me vdekjen ndikon shumė keq te pacientėt. E sipas tij, nuk qėndron fakti se nėse sėmuresh nga kanceri je i vdekur.
Ai thotė se pacientėt shumė shpesh dinė pėr sėmundjen qė kanė, por nuk kanė dėshirė qė asaj t’i pėrmendet emri. Faktet, sipas kirurgut Ahmeti, flasin se zbulimi i hershėm ėshtė ēelėsi i suksesit.
Trajtimi me kosto tė lartė
Nė Repartin e Hematologjisė Pediatrike, sipas doktorit Bardhyl Abrashi, ēdo vit trajtohen rreth 55 deri 60 fėmijė, qė vuajnė nga sėmundje malinje.
Por, sipas Abrashit, shumė fėmijė kosovarė qė dignostifikohen me sėmundje malinje, menjėherė ikin pėr trajtim jashtė Kosovės.
Njėjtė ka vepruar edhe Fadil Avdyli nga Matiēani i Prishtinės. Ai ėshtė trajtuar nė mėnyrė kirurgjike nė Spitalin e Tiranės. Por, meqė kimioterapia atje i ka kushtuar shumė shtrenjtė, Avdyli atė ka vendosur ta marrė nė Institutin e Onkologjisė nė Prishtinė.
Nė mungesė tė sigurimeve shėndetėsore, qytetarėt shpenzojnė shumė para pėr t’u trajtuar nga sėmundja shpeshherė vdekjeprurėse. Kostoja e trajtimit shpesh ėshtė e papėrballueshme.
“Momenti ma prekės pėr mu ka qenė kur kam shku nga Skenderaj nė Prishtinė dhe mė kanė thanė se duhesh me pagu 30 euro njė ultrazė. Por unė jam kthyer mrapsht, pasi nuk kam pasė pare me pagu”, rrėfen momente nga jeta me kancer, mėsuesja Hyrė Tafilaj.
E pacienti Fadil Avdyli, pėr operacionin qė ka kryer nė Tiranė si dhe ciklin e parė tė terapisė ka paguar hiq mė pak se 3600 euro, pa llogaritur shpenzimet e rrugės.
Nė Institutin Onkologjik, nuk kanė gjitha ilaēet, tė cilat kushtojnė mjaft shtrenjtė.
Xhevdet Belegu nga Peja po merr aktualisht kimioterapi nė Qendrėn Klinike Universitare tė Kosovės. Ai tregon se njė pjesė tė terapisė i duhet ta blejė, pasi ilaēet mungojnė.
Doktori Elvis Ahmeti thotė se nė vendet e zhvilluara pjesa mė e madhe e buxheteve ndahet pikėrisht pėr onkologjinė. Nė fakt, edhe nė Kosovė njė pjesė e madhe, rreth dy tė tretat e buxhetit tė shėndetėsisė nė Kosovė, i janė dedikuar terapisė onkologjike.
Faik Hoti, zėdhėnės i Ministrisė sė Shėndetėsisė, thotė se shuma sa i pėrket citostatikėve ėshtė rritur dukshėm vitet e fundit. Dhe sipas tij, njė pjesė e konsiderueshme e barnave janė nė spitale.
Kurse Xhavit Bicaj, kryetar i Shoqatės Kundėr Kancerit, thotė se Ministria e Shėndetėsisė sa i pėrket mbrojtjes nga kanceri, punon vetėm deklarativisht. Sipas tij, puna nuk po shihet.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 3 Komentet)