I Pėrjashtuari nga AAK Kandidon pėr Dekan tė Filozofikut

nga  Edona Musa
© Tė drejtat autoriale

Ish-Ministri i Tregtisė dhe Industrisė, Bujar Dugolli, i cili ishte pėrjashtuar nga AAK-ja pėr shkak tė “paraqitjes sė tij publike dhe percepcionit publik” mė 2009 ėshtė kandiduar pėr dekan tė fakultetit Filozofik tė Universitetit tė Prishtinės. Pėr dekan tė Edukimit ka kandiduar edhe ish-Ministri Ethem Ēeku.

Javėn e kaluar kėshilli i mėsimdhėnėsve tė Fakultetit Filozofik ia dėrgoi Senatit tė Universitetit tė Prishtinės emrat e Bujar Dugollit dhe Demė Hotit si kandidatė pėr dekanė. 

Tre mėsimdhėnės tė kėtij i fakulteti kanė treguar Gazetės Jeta nė Kosovė se Dugolli ėshtė votuar mė shumė nga kolegėt e tij nė krahasim me Hotin. 

I kontaktuar nga gazeta, tė mėrkurėn, Dugolli ka thėnė se gjendet jashtė vendit dhe se do tė jetė nė gjendje tė flasė vetėm tė shtunėn. 

Senati i Universitetit pritet tė vendosė pėr dekanėt e ri kur tė mblidhet, tė hėnėn, ndėrkohė qė UP po kalon nėpėr procedurėn e vetė tė zgjedhjeve me inkurajime qė tė mos emėrojė zyrtarė nga politika. 

Nė kuadėr tė Fakultetit tė Filozofisė funksionojnė edhe departamentet e historisė, shkencave politike, sociologjisė, psikologjisė, pedagogjisė si dhe etnologjisė e antropologjisė kulturore.

Demė Hoti ėshtė ligjėrues pedagogjie, kurse Dugolli jep historinė moderne shqiptare 1830-1878 dhe historinė moderne shqiptare 1878-1912.

Ai ka shėrbyer si nėnkryetar i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK), shef i grupit tė saj parlamentar dhe mė pas Ministėr pėr Tregti e Industri. Por nė verėn e vitit 2009, Kryesia e AAK-sė kishte vendosur t’ia heq atij statusin e anėtarit me arsyetimin se “paraqitja e tij publike dhe percepcioni publik ndaj tij kanė ndikuar nė dėmtim” tė imazhit tė partisė.

Nė atė kohė, Dugolli kishte thėnė se ky vendim nuk pėrkonte me demokracinė qė udhėheqėsit e partisė e proklamonin. 

Nė zgjedhjet e fundit parlamentare, Dugolli bashkė me ish-Kryeministrin Bajram Kosumi nga radhėt e AAK-sė kishin garuar pa sukses nė listėn e Partisė Demokratike tė Kosovės pėr Parlament. 

Ndėrkohė, nė listėn qė i ėshtė dėrguar Senatit tė UP-sė tre kandidatėve pėr dekan tė Fakultetit tė Edukimit i prin ish-ministri i energjisė, Ethem Ēeku.

Ethem Ēeku


Ēeku ėshtė ende anėtar i Kryesisė dhe Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės. 

Ai nė cv-tė e tij publike thotė se ka doktoruar me temėn “Kosova nė sfondin e diplomacisė sė Jugosllavisė dhe tė Shqipėrisė 1945-1981” dhe se ėshtė profesor asistent nė lėndėt integrimet europiane dhe globalizmi nė Fakultetin e Edukimit.

Ēeku, i kontaktuar nga gazeta, ka thėnė se nė programin e tij pėr fakultetin e edukimit pėr vitet 2012-2016, nėse ai zgjedhet dekan, ka paraparė “kthimin e dinjitetit tė fakultetit dhe avancimet infrastrukturore”, themelimin e njė qendre pėr Ekselencė nė Mėsimdhėnie pėr trajnimin e mėsimdhėnėsve gjatė shėrbimit, partneritetin me projektet ndėrkombėtare nė fushėn e mėsimdhėnies dhe themelimin e Zyrės pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar.

Ish-ministri Ēeku gjithashtu parasheh qė tė miratojė kodin e veshjes pėr studentėt, arsimtarėt dhe stafin e punės.

Kundėrkandidatėt e tij pėr fakultetin qė Agjencia pėr Akreditim e Kosovės e ka vlerėsuar dobėt dhe nuk e ka rekomantuar pėr akreditim, janė profesorėt Hasan Muja dhe Minevere Rushiti.

Dekanėt e ri duhet tė jenė nė detyrė nga 1 tetori i kėtij viti.

Shaban Shabani, kryetar i Komisionit Zgjedhor ka thėnė pėr Gazetėn JnK se senati do tė mblidhet tė hėnėn pėr tė zgjedhur dekanėt. “Sot ėshtė mbajtur mbledhja dhe ėshtė vendosur qė kjo tė bėhet tė hėnėn ndėrsa janė verifikuar tė gjithė kandidatėt e zgjedhur”, tha ai.

Shabani shtoi se zgjedhjet janė mbajtur nė 16 njėsi akademike dhe se nuk ka pasur probleme tė theksuara nė to.

Organizatat studentore janė shprehur kundėr emėrimeve politike nė postet drejtuese tė universitetit. 

Edhe pėr rektor tė Universitetit tė Prishtinės kanė konkurruar shtatė kandidatė: Valon Murtezaj, Berim Ramosaj, Fadil Maloku, Isa Elezaj, Abdullah Zejnullahu, Naser Zabeli dhe Ibrahim Gashi.

Ibrahim Gashi ka dhėnė dorėheqje nga postet e nėnkryetarit tė Aleancės pėr Kosovėn e Re (AKR) dhe zėvendėsministrit tė Punėve tė Jashtme pėr tė kandiduar pėr kreun e universitetit.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 6 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn