Ishulli Aziatik Këshillon Kosovarët për Thëngjill

 

Ishulli i tretë më i madh në botë, Borneo, që ndahet nga tri shtete – Indonezia, Malajzia dhe Brunei – vitin e kaluar kishte fituar betejën kundër qeverisë së vet duke ndalur planet për ndërtimin e termocentralit me thëngjill.

Banorët e Borneos dërgojnë porosi kosovarëve duke thënë ‘nëse në kemi arritur, edhe ju mund ta bëni’. Motoja e përkrahjes nga ky ishull është t’i themi “Jo Thëngjillit”, si një produkt që do t’i ngrejë shumë telashe ambientit.

Qeveria e Kosovës po vazhdon me planin e saj për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re që parashihet të filloi në vitin 2013. 

Ekspertët e Bankës Botërore kanë mbështetur planet e Qeverisë së Kosovës për një termocentral të ri thëngjilli prej 600 megavatësh, por me kusht që termocentrali të ketë dy njësi që prodhojnë nga 300 megavatë. Kësaj radhe, BB sugjeron edhe angazhim edhe në hidro-energji dhe energji të erës. 

Por, studimet e reja të bëra në Kosovë tregojnë se vendi ynë nuk ka nevojë për një termocentral të ri pasi furnizimi me energji dhe plotësimi i aspiratave zhvillimore mund të arrihen përmes investimeve me kosto-efektive në efiçiencë të energjisë, reduktimeve në humbje të energjisë dhe energjisë së ripërtërishme. 

Në shkurt të vitit 2011, qeveria e Borneos kishte braktisur planet e saj për ndërtimin e termocentralit me thëngjill në favor të energjisë së ripërtërishme.

Popullatën e atjeshme e kishte mbështetur organizata 350.org e cila ka si mision zgjidhjen e problemeve mjedisore nëpër botë. 

Emri simbolik i organizatës (350 pjesë për milion, ppm) ndërlidhet me kufirin e lejuar të dioksid karbonit (C02) në atmosferë ndërsa shton se sot kufiri i CO2’shit ka shkuar në 390 ppm.

Kjo organizatë po ashtu ka hapur fushatë për rastin e Kosovës duke kërkuar që të nënshkruhen formularët në mënyrë elektronike të cilat pastaj i dërgohen Bankës Botërore, Ambasadës amerikane në Kosovë dhe Parlamentit të Kosovës. 

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”http://www.youtube.com/embed/LpKAu_-65oc” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>