“Rektorja” e Kosovės Teknologjike

Foto: Korab BashaFoto: Korab Basha
nga  Muhamet Hajrullahu
© Tė drejtat autoriale

Gruaja e cila ka thyer shabllonet me studimet e saj dhe duke u bėrė femra e parė qė drejton njė fakultet tė universitetit publik, thotė se e ardhmja e Kosovės ėshtė sanimi i cilėsisė sė rrėnuar nė arsim dhe njė orientim nė teknologji. Dhe se gruaja mund tė jetė udhėheqėse e kėsaj rimėkėmbje.

Tė dhėnat nga Google Analytics janė bėrė pjesė e rėndėsishme e planifikimeve tė llojllojshme ndėrsa I-pad ėshtė gati i perfeksionuar pėr tė mbajtur vetėn tė informuar dhe pėr tė kryer shėrbime tė shpejta. Derisa me tė parin, pėr shembull, mund tė kuptoni mė mirė se me ēdo hulumtim shkencor se ēfarė kėrkon tregu dhe ēfarė u intereson njerėzve, me tė dytin mund tė blini nga kafeneja librin mė tė ri nė Amazon, tė bėni rezervimet e preferuara dhe pagesat, tė pėrcillni lajmet mė tė reja nga bota e vėrtetė ose e facebook’ut etj.

Kjo ėshtė bota e sotme reale. Kosova nuk ėshtė larg kėtyre gjėrave nga aspekti i konsumit, por jo edhe i njohurisė sė brendshme pėr teknologjinė e avancuar.

Myzafere Limani, e cila pėr mė shumė se 30 vjet ligjėron elektroakustikėn dhe disa lėndė tė elektronikės nė Fakultetin e Inxhinierisė Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) nė Universitetin e Prishtinės, thotė se Kosova duhet tė punojė qė tė ketė njohjen e duhur pėr tė funksionuar nė kėtė terren. Qė kosovarėt tė mos mbesin vetėm pranues pasivė.

“Shteti ėshtė duke investuar pak nė teknologji. Dija nė kėtė lėmi ėshtė sot vendimtare. Nuk mund tė mbėrrihet asgjė pa resurse tė brendshme”, thotė ajo.

Nuk duhet tė jesh domosdoshmėrisht nga shtetet e zhvilluara tė Perėndimit qė tė funksionosh nė botėn teknologjike. Shumė nga vendet aziatike janė shembull i kėsaj. Ndėrsa Ballkani ėshtė po ashtu vendi i origjinės i shpikėsve tė mėdhenj nė fushėn e rrymės elektrike, tė pajisjeve telefonike e deri te, siē u mėsua sė voni, sistemeve tė hershme pėr fluturime nė hapėsirė, tė matėsve tė rrotullimeve tė tokės qė pėrcaktojnė mėnyrėn si e organizojmė kohėn - tė gjitha qė kanė vulė nė modernitet.  

Prandaj, Myzafere Limani, e cila kishte magjistruar nė Beograd mė 1988 nė Fakultetin e Inxhinierisė Elektrike dhe ka doktoruar nė Prishtinė nė vitin 2000, jo vetėm qė ėshtė e bindur se zhvillimi i vendit duhet tė orientohet nė kėtė drejtim, po edhe beson se pikėrisht femrat mund tė jenė lidere tė kėsaj ere.

“Gratė janė tė fokusuara”, thotė Limani, e cila ka ligjėruar lėndė qė merren me shndėrrimin e sinjaleve akustike nė forma elektrike dhe anasjelltas - si kitara a mikrofoni - dhe shumė aspekte tė teknologjisė sė kėsaj natyre. “Shumė shabllone po thyhen”.

Njė nga kėto shabllone e ka thyer ajo vetė. Nė vitin 2006, Limani ishte bėrė dekanja e parė femėr nga 17 fakultetet sa ka universiteti publik.

“Njė pjesė e stafit ka shprehur rezistencė goxha tė madhe me arsyetimin se si femėr nuk do tė mund t’i pėrmbush pritjet e njė dekani…”, thotė Limani. “Me punėn time u thyen ato shabllone qė femra nuk mundet dhe mė pastaj edhe koleget e mi mė pėrkrahin. Tani edhe rezultatet janė tė mira”.

FIEK’u ėshtė kritikuar sė voni nga studentėt se dekanja nuk mban ligjėratat e saj me rregull dhe pėr mungesa nė infrastrukturė, por Limani, e cila ėshtė e kėnaqur me rezultatet qė ka arritur, mbetet e bindur se me pėrfshirjen e grave gjėrat mund tė ecin shpesh mė mirė. Tek e fundit, paradoksalisht, derisa atyre hezitohet tu jepet drejtimi i universiteteve, ato gjithmonė kanė rolin kryesor nė edukimin e fėmijėve.

Limani thotė se femrat nuk kanė guxim tė konkurrojnė. “E shini qė nuk ka dekane femra, e ka shumė kolege tė cilat e meritojnė me qenė. Qė nė start iu ndėrpritet hovi pėr shkak tė rrethit brenda fakulteteve”, thotė Limani. “Kjo shpjegohet me edukatėn konservative qė e kemi ende nė familjet tona dhe qė duhet tė ndryshohet”.

Mė 2009 ajo kishte konkurruar edhe pėr Rektor tė UP’sė, njė post qė tani e quan shumė tė politizuar, por ishte zgjedhur Mujė Rugova, i cili duket se kishte pėrkrahjen e pushtetit. Limani thotė se nuk e ka ndėrmend tė konkurrojė mė derisa ka kaq shumė politikė.

Dhe ajo frikėsohet se cilėsia e arsimit po bie me tė madhe.

“Ai dhjetėvjeēari sa kemi punuar jashtė sistemit na ka shkėputur nga shumė gjėra dhe sot ka pasoja qė reflektohen nė cilėsinė e profesorėve, studentėve, laboratorėve etj”, thotė Limani. “Fatkeqėsisht ka rrėnim tė cilėsisė dhe kjo duhet tė sanohet”.

Shkollimi gjithkund sot ėshtė nė shėrbim tė organizimit tė shoqėrisė. Nganjėherė keqpėrdoret, por ideali ėshtė qė t’i shėrbejė kualitetit tė jetės. Dhe duket qė jeta nė shumė aspekte ėshtė mė e mirė me teknologjinė qė, Limani, sugjeron ta njohim.

Por jo deri aty sa ta cenojė familjen.

Limani e ka edhe bashkėshortin profesor nė tė njėjtin fakultet dhe thotė se ėshtė munduar tė mbahet balanca mes familjes dhe karrierės - kudo. 

“Kam qenė nėnė, nuse dhe kam pritur mysafirė. I kam kryer obligimet e mia si ēdo grua tjetėr”, shprehet ajo. “Qeliza themelore e ēdo shoqėrie ėshtė njė familje e shėndoshė. Aty ėshtė esenca”.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 5 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn