blic.rs“Tomislav Nikoliq ka humbur tė gjitha shanset pėr tė ardhur nė pushtet”, theksonte nė editorial kryeredaktori i NIN-it.
Pėr turpėrim tė NIN-it, tri ditė mė vonė, Nikoliqi e mposhti presidentin nė largim dhe udhėheqėsin e Partisė Demokratike, Boris Tadiq, nė balotazhin presidencial, pėrkundėr parashikimeve tė mediave qė Tadiq do tė jetė fitues i sigurt.
NIN ėshtė vetėm njė nga mediat e shumta serbe tė cilat bėnė parashikime tė gabuara presidenciale - pjesėrisht si rrjedhojė e marrėdhėnieve shumė tė afėrta me demokratėt e Tadiqit.
Sipas njė raporti tė Kėshillit Serb Kundėr Korrupsionit, tė lėshuar nė shtatorin e kaluar, Partia Demokratike mban nėn kontroll efektiv shumicėn e skenės mediale nė Serbi pėrmes sponsorizimit me reklama.
Ditorja Blic ėshtė veēuar si tifozi mė i madh i demokratėve nė raportimet e tyre tė fundit.
Secila ballinė e kėsaj gazete, qė nga muaji mars, ose kishte lavdėruar punėn e demokratėve ose kishte demonizuar dhe pėrqeshur opozitėn e pėrparimtarėve mė nacionalistė.
Mė 25 prill, me titullin “Kompanitė gjermane do tė hapin fabrika tė reja nė Serbi”, ballina e Blic-it pėrfshinte njė kryeartikull tė njė raporti special nga ekspozita automobilistike gjermane, e shkruar pikėrisht nga vetė Tadiqi.
Nė anėn e djathtė tė ballinės ishte njė reklamė qė nxiste popullin tė votonte pėr Tadiqin nė zgjedhjet presidenciale tė 6 majit pėr tė siguruar njė “tė ardhme tė sigurt” pėr Serbinė.
I strukur nė fund tė faqes ishte njė artikull pėr heroin e 11 shtatorit dhe ish Prefektin e New Yorkut, Rudolph Giulianit, i cili vizitoi Beogradin nė prag tė zgjedhjeve, me ftesė tė Aleksandar Vuqiqit, kandidatit pėr prefekt tė kryeqytetit nga radhėt e Partisė Pėrparimtare.
Kjo vizitė kishte egėrsuar demokratėt shumicė tė qytetit dhe Blic iu bashkua spekulimeve se sa para kishin paguar pėrparimtarėt pėr ta sjellė atė nė vend.
Kryetituj tė tjerė tė kohėve tė fundit nė ballinat e po kėsaj gazete pėrfshinin: “Tė gjithė presin Tadiqin pėr tė thėnė Po”, “Tadiq: Unė do tė jem Kryeministėr” dhe “Diploma e Nikoliqit me vlerė prej 200,000 Eurosh” - kjo e fundit e lidhur me spekulimet nėse Nikoliq vėrtetė e kishte fituar diplomėn universitare tė cilėn pretendon se e ka.
Ballinat e Blic-it pėr monitoruesit e mediave janė bėrė sinonime tė lavdėrimit servil tė atyre nė pushtet.
Pinterest, njė ueb faqe pėr ndarjen e fotografive, ka krijuar galeri tė tė gjitha ballinave tė Blic-it qė nga 3 marsi.
Kulmi ishte botimi i 21 marsit, njė ditė pas zgjedhjeve, kur Blic nxori kryetitullin “Presidenti Bachelor” nė ballinė pas fitores sė Nikoliqit.
Ēėshtja e kualifikimeve universitare tė udhėheqėsit tė Partisė Pėrparimtare nė kėtė kohė veēse kishte filluar tė spikatet gjersa afrohej fundi i fushatės zgjedhore.
Sipas Pėrparimtarėve, Nikoliqi ka diplomuar nė fakultetin privat nė Novi Sad, i cili tani ėshtė nė pronėsi tė zyrtares partiake, Jorgovanka Tabakovic.
Pasi qė Demokratėt e hulumtuan kėtė ēėshtje, ata zbuluan se Nikoliq vėrtet kishte marrė diplomė Master nė Novi Sad por nuk gjetėn dėshmi nėse ai ka marrė diplomė Bachelor - duke ngritur dyshime se si ka mundėsi qė ai ka pėrfunduar Master vetėm me diplomė tė shkollės sė mesme.
Njė ditė pasi Nikoliq fitoi balotazhin presidencial, versioni serb i satirės The Onion, Njuz.net, publikoi njė version pėrqeshėsh tė ballinės sė Blic-it, duke sugjeruar se gazeta sė shpejti do tė ndryshojė linjėn e saj editoriale tani qė njė njeri i ri erdhi nė pushtet.
“Stafi i Blic-it ndėr tė parėt qė uruan Nikoliqin”, dhe Aleksandar Vuqiq [e Pėrparimtarėve] pėr Prefekte tė Beogradit”, ishin disa nga kryetitujt ironikė.
Njė seri komerciale e artikujve quhet “Pse Partia Pėrparimtare ėshtė Parti e Madhe “.
Organizatat tjera, mė serioze, tė cilat monitoruan fushatėn zgjedhore gjithashtu nėnvizuan marrėdhėniet e afėrta ndėrmjet demokratėve tė Tadiqit dhe mediave.
“Shumica e mediave raportonin nė favor tė Tadiqit, pėrveē ditores Pravda, e cila favorizonte Tomislav Nikoliq,” tha Ivan Godarsky nga organizata sllovake MEMO 98, e cila monitoroi shtypin gjatė fushatės.
Godarsky veēoi ditoren Blic pėr atė qė ai konsideronte si veēanėrisht tė njėanshme karshi Tadiqit.
Gjithashtu, ai kritikoi edhe gazetarėt serbė nė pėrgjithėsi pėr riprodhimin e deklaratave tė politikanėve pa i parashtruar atyre pyetje tė vėshtira.
I njėjti hulumtim zbuloi se pjesėmarrja e Tadiqit nė njė program tė njohur televiziv, “Mbrėmje Informuese me Ivan Ivanoviq”, e transmetuar nė transmetuesin kombėtar Prva, kishte shkelur udhėzimet e pėrgjithshme tė obligueshme tė agjencisė serbe tė transmetuesve, qė ndalonte kandidatėt nga paraqitjet nė emisione debatuese gjatė fushatės.
![]() |
| NIN, Nikolic |
Agjencia transmetuese ende nuk ka reaguar lidhur me kėtė rast.
Po ashtu, edhe Nikoliqi mori pjesė nė tė njėjtin emision debatues pas udhėheqėsit demokrat, pėrsėri nė kundėrshtim me po kėtė rregull.
Megjithatė, Tadiqi ishte ftuar edhe nė njė emision tjetėr tė kanalit Prva, program argėtues ditor i quajtur “Gratė”, nė tė cilin nikoqiret e tij e ledhatuan duke i ofruar desertė œufs ą la neige, gjė qė dukej se e kishte kėnaqur atė, meqė tha se nuk kishte ngrėnė desert tė tillė qė 30 vjet.
“I thash nėnės qė tė mos gatuaj mė ėmbėlsira qė tė mos fitoj nė peshė”, tregonte Tadiq me butėsi.
Njė gazetar i cili kishte shkruar pėr nivelin e lidhjeve tė Partisė Demokratike me mediat gjatė fushatės zgjedhore ėshtė Boshko Jaksiq, redaktor pėr punė tė jashtme nė ditoren mė tė vjetėr tė Serbisė, Politika.
Mė 27 maj, Jakshiq botoi njė kolumne duke thėnė se kontrolli i tepėrt i mediave gjithmonė i kthehet mbrapsht atyre qė e ushtrojnė atė nė fund.
Jakshiq tha se Demokratėt nuk i kanė nxjerrė mėsimet e duhura nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.
Ky pretendim nxiti njė luftė fjalėsh nė faqet e komenteve tė gazetės ndėrmjet Jakshiqit dhe Nebojsha Kėrstiqit, kėshilltarit pėr media tė Tadiqit.
Kėrstiq, i cili ishte sulmuar nė kolumnen e Jakshiqit, u pėrgjigj se mė 29 maj, dukej se sugjeronte se Jakshiq kishte probleme me alkoolin. Vetėm dikush qė ka pirė “viski tė mėngjesit me tri kubėza akull” do tė mund tė kishte bėrė pretendime tė tilla, theksonte ai.
Historia e Blic-it
Tabloid qė ofron edhe argėtim edhe informata tė ngjarjeve tė rėndėsishme, i themeluar mė 1996, gjeti pikėmbėshtetje nė treg nė fund tė viteve tė 1990-ta me mbulimin e drejtė tė ngjarjeve dhe tė protestave kundėr regjimit tė Sllobodan Millosheviqit, tė cilėn gjė mediat e zbutura tė tij e injoruan. Tani gazeta ėshtė nė pronėsi tė Axel Springer AG nga Gjermania.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)