Foto: flickrNjė javė pasi qė kur Gazeta Jeta nė Kosovė ka raportuar pėr hartimin e njė draft-rregulloreje pėr media nga ana Agjensionit pėr Mbrojtjen e tė Dhėnave Personale, pa u konsultuar me gazetarėt, e me tė cilėn pritet tė kufizohen mundėsitė e vėzhgimit tė zyrtarėve publikė nga mediat, ėshtė kuptuar qė edhe Kuvendi i Kosovės tash ka pėrpiluar draft rregulloren e punės sė vetė e cila do tė vazhdojė tė legjitimojė jotransparencėn e kėtij institucioni gjatė draftimit tė ligjeve.
Sipas rregullores, e cila pritet tė dalė nė votim nė fillim tė sezonit vjeshtor tė Parlamentit, deputetėt do tė vazhdojnė tė mos jenė tė detyruar tė organizojnė dėgjime publike pėr projektligje. Asnjėra nga partitė politike tė pėrfaqėsuara nė Kuvendin e Kosovės nuk kanė propozuar qė dėgjimet publike tė bėhen tė obligueshme, pavarėsisht faktit se ato konsiderohen si instrumenti kryesor pėrmes sė cilit Parlamenti mbledh rekomandime nga palėt e interesit pėr ligjet qė janė nė proces tė draftimit ose ndryshimit.
Rregullorja e punės sė Kuvendit e cila ėshtė nė fuqi nuk e obligon Parlamentin qė tė konsultohet apo tė marrė mendime nga grupet e interesit kur janė nė pyetje ligjet. Kjo rregullore parasheh qė “Komisioni mund tė mbajė dėgjim publik, pėr tė marrė njoftime pėr ēėshtje qė janė nė shqyrtim e sipėr…”. Njėjtė parashihet edhe me draft rregulloren e re, sipas sė cilės, “Komisioni mund tė organizojė seancė dėgjimore publike, me anėtarė tė Qeverisė, pėrfaqėsues tė lartė tė institucioneve publike, ekspertė, pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile...”.
Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės qė vijnė nga rradhėt e Partisė Demokratike tė Kosovės vlerėsojnė qė anėtarėt e komisioneve parlamentare nuk duhet tė obligohen qė tė mbajnė dėgjime publike.
Deputeti Behar Selimi, i cili njėherėsh ėshtė zėvendės kryetar i Komisionit pėr Legjislacion dhe anėtar i nėn-komisionit pėr Mandate, Imunitet dhe Rregullore tė Punės ėshtė i bindur se “dėgjimi publik nuk ėshtė i domosdoshėm dhe se nuk ėshtė nė rregull qė tė obligohen antarėt e komisioneve tė mbajnė seanca dėgjimore”.
"Dėgjimi publik nuk ėshtė i domosdoshėm dhe nuk ėshtė nė rregull qė tė obligohen antarėt e komisioneve tė mbajnė seanca dėgjimore” Behar Selimi
Pavarėsisht nga fakti qė rregullorja nuk i obligon tė bėjnė njė gjė tė tillė, disa prej deputetėve pretendojnė qė Parlamenti organizon rregullisht dėgjime publike. Armend Zemaj, kryetari i nėn-komisionit pėr Rregullore tė Punės, komision ky qė ka bėrė draftimin e kėsaj rregullore, ka thėnė pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė se “Kuvendi i Kosovės mban dėgjime publike pėr tė gjitha ēėshtjet”.
Por, tė njėjtin mendim nuk e ndajnė pėrfaqėsuesit e shoqėrisė civile. Sipas tyre, dėgjimet publike, tė cilat asnjėherė nuk kanė qenė tė detyruara pėr deputetėt e Parlamentit tė Kosovės, janė shfrytėzuar pak nga ana e tyre duke pamundėsuar kėshtu mundėsinė e qytetarėve qė tė japin kontribut nė draftimin e ligjeve.
“Komisionet parlamentare tė Kuvendit, deri mė tani, dėgjimet publike si mekanizmi pothuajse i vetėm i cili u jep mundėsi tė interesuarve pėr tė dhėnė kontribut nė procesin e ligjbėrjes i kanė shfrytėzuar nė masė minimale”, ka vlerėsuar Driton Selmanaj, menaxher i programit nė Institutin Demokratik tė Kosovės (KDI) i cili pėr vite mė rradhė monitoron punėn e Kuvendit tė Kosovės.
Interpretime tė ndryshme tė rregullores sė re
Nenet tė cilat janė pėrfshirė nė draft rregulloren e re lėnė hapėsirė pėr interpretime tė shumta. Kjo ėshtė dėshmuar nga interpretimet e ndryshme tė cilat janė dhėnė nga vetė anėtarėt e nėn-komisionit pėr rregullore tė cilėt e kanė draftur kėtė dokument.
Neni 30 i draft rregullores me tė cilėn detajohet organizimi i seancave dėgjimore nė paragrafin e parė parasheh qė “komisioni mund tė organizojė seancė dėgjimore publike, me anėtarė tė Qeverisė, pėrfaqėsues tė lartė tė institucioneve publike…”. Por neni pasues shton se “komisioni organizon seancė dėgjimore, nė rast se njė e treta (1/3) e tė gjithė anėtarėve tė komisionit e kėrkon me shkrim”.
Nga kėto dy nene, edhe pas shpjegimeve kontraverse tė ofruara nga deputetėt, mbetet e paqartė nėse seancat dėgjimore do tė organizohen vetėm nėse njė e treta e anėtarėve e kėrkon kėtė me shkrim apo kjo do tė mund tė ndodhė edhe pa kėrkesėn me shkrim tė tyre.
"Anėtarėt e nėnkomisionit nuk kanė diskutuar shumė pasi qė deri mė tani nuk kishte pasur probleme nė praktikė." Albulena Haxhiu
Sipas Zemajt “pika dy e draftit tė ri, qė kėrkon nėnshkrimin e 1/3 sė anėtarėve pėr seancė dėgjimore ka tė bėjė me rastet kur anėtarėt duan tė mbajnė dėgjime shtesė pėr ēėshtje tė caktuara”. Nė rastet tė tilla mund tė bėhen kėrkesa nga antarėt, deputetėt por edhe shoqėria civile mirėpo vendimi pėr tu mbajtur kjo lloj seance merret pas nėnshkrimeve nga 1/3 e antarėve, ka shtuar Zemaj.
Nė anėn tjetėr, deputeti Selimi duke interpretuar kėtė nen ka thėnė se “mbajtja e dėgjimeve publike, sipas tij, ėshtė mė tepėr detyrim politik se sa juridik, detyrim ky qė respektohet nga politikanėt qė duan tė tregojnė transparencė”.
Deputetja Albulena Haxhiu nga Lėvizja Vetvendosje, e cila ėshtė anėtare e nėn-komisionit pėr rregullore ka thėnė pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė se pėr seancat dėgjimore, anėtarėt e nėnkomisionit nuk kanė diskutuar shumė pasi qė deri mė tani nuk kishte pasur probleme nė praktikė.
Draft rregullorja mund tė pėsojė ndryshime
Draft rregullorja pėr punėn e Kuvendit tė Kosovės mund tė pėsojė ndryshime teknike para muajit shtator kur edhe pritet tė behet votimi nė draftin final. Nė mesin e kėtyre ndryshimeve mund tė ndodhė qė fjala “mund” tek neni pėr seanca dėgjimore tė zėvendėsohet “duhet”, ka bėrė tė ditur Armend Zemaj.
Kjo ėshtė pikėrisht kėrkesa e shoqėrisė civile. Instituti Demokratik i Kosovės (KDI) ka bėrė kėrkesė qė rregullorja t’i obligojė deputetėt tė organizojnė dėgjime publike. “Gjatė draftimit tė Rregullores sė Kuvendit, KDI nė vazhdimėsi ka kėrkuar nga grupi punues qė fjala ‘mund’ tė shndėrrohet nė ‘duhet’ ashtu qė komisionet parlamentare tė jenė tė obliguara qė pėr tė gjitha projektligjet tė organizojnė dėgjime publike”, tha Selmanaj nga KDI.
Deputetja Haxhiu konfirmon se ka pranuar kėtė kėrkesė nga shoqėria civile por, shton ajo, kjo do tė varet nga tė gjithė anėtarėt e komisionit. Sipas saj, “ndryshimet e tilla mund tė arrihen vetėm nėse ka konsensus ndėrmjet anėtarėve tė komisionit”.
Draft-rregullorja ka kaluar leximin e parė nė Kuvend por nė leximin e dytė ishte hequr nga rendi i ditės nė muajin korrik 2012 pėr shkak tė bojkotit tė pozitės nė lidhje me shfuqizimin e vendimit tė Ministrisė pėr Tregti dhe Industri pėr vendosjen e tarifės prej 35 pėr qind pėr importimin e ēimentos nga Shqipėria.
Kjo draft rregullore ėshtė vazhdimėsi e njė sėrė iniciativash tė ndėrmarra nga institucionet shtetrore tė cilat pritet tė zvogėlojnė transparencėn e institucioneve publike.
Gazeta Jeta nė Kosovės ka raportuar javėn e kaluar se Agjensioni pėr Mbrojtjen e tė Dhėnave Personale ka draftuar njė rregullore pėr media, pėrmbajtjen e sė cilės deri mė tash e ka mbajtur vetėm pėr zyrtarėt e vetė. Kjo rregullore pritet tė “udhėzojė mediat si tė raportojnė informatat qė ndėrlidhen me tė dhėna personale”.
Poashtu ėshtė raportuar se i njėjti Agjension synon t’ia ndalojė Agjensionit Kundėr Korrupsionit (AKK) vazhdimin e publikimit online tė deklaratave tė pasurisė pasi kjo, sipas tyre, bie ndesh me ligjin pėr mbrojtjen e tė dhėnave personale. Deri mė tani ky Agjension ia ka dalė qė tė obligojė AKK-nė qė tė mos publikojė detaje tė pronave tė 3353 zyrtarėve publikė.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)