Hakmarrja e UNMIK-ut Ndaj Zyrtarit Rebel

Foto Ilustrim: Korab BashaFoto Ilustrim: Korab Basha
nga  Lawrence Marzouk
© Tė drejtat autoriale

Misioni i OKB-sė e nėnshtroi ish-zyrtarin e vetė qė ngriti dyshime tė korrupsionit nė planet pėr termocentralin e ri me njė “trajtim nėnēmues dhe degradues”. Steven Schook e pyeste ēfarė bėnte tėrė ditėn, ishte arrestuar nė kufi me Greqinė, nė hyrje tė UNMIK-ut ia kishin vėnė posterin...

Tribunali i Kontesteve nė OKB nxori vendim javėn e kaluar qė trajtimi ndaj James Wasserstromit ishte “tėrėsisht i papranueshėm” dhe se misioni i OKB-sė kishte shkelur tė drejtat e tij ligjore gjatė hetimit tė tij.

Amerikani, i cili tani punon si ekspert kundėr korrupsionit pranė Ambasadės sė SHBA-sė nė Kabul, kishte ngritur dyshime tė mėdha tė pagesave tė haraēit nė ndėrtimin e planifikuar tė termocentralit tė ri nė Kosovė, qė nė atė kohė njihej si Kosova C.

Pas ankesės, atij nuk iu vazhdua kontrata, zyra e tij u mbyll dhe nisėn hetimet pėr “konflikt tė interesit”.

Pėrkundėr faktit qė kishte imunitet diplomatik, ai u arrestua nė kufirin me Maqedoninė, gjatė udhėtimit pėr nė Greqi, nė maj tė vitit 2007, iu bastis shtėpia, si dhe nė hyrje tė ndėrtesės sė UNMIK-ut u vendos njė poster nė tė cilin thuhej se e kishte tė ndaluar hyrjen nė objekt.

Ai pretendonte se e tėra ishte akt i hakmarrjes, qėndrim tė cilin fillimisht e mbėshteti Zyra e Etikės nė OKB, e cila kėrkoi nga Divizioni i Hetimeve tė OKB-sė tė bėjė hetime tė mėtejme.

Mirėpo mė vonė, Zyra e Etikės ktheu mbrapsht gjetjet e saj fillestare bazuar nė konkluzat e Divizionit tė Hetimeve.

Pas ankesės sė Wasserstrom pėr trajtimin e tij, Tribunali i Kontesteve nė OKB tani zbuloi defekte tė rėnda nė kėtė vendim dhe vuri dyshime nė atė se pse nuk ėshtė bėrė mė shumė nė shqyrtimin e dėshmive  tė ofruara nga zyrtarė tė lartė tė OKB-sė.

Dyshime pėr pagesa haraēi

Mė 2007, Wasserstrom, i cili kishte historik tė pėrsosur tė shėrbimit, kishte dėgjuar zėra, sipas njė kopjeje tė aktgjykimit tė OKB-sė tė publikuar tė hėnėn, se ministri i atėkohshėm i energjisė, Ethem Ēeku, dhe zėvendėsshefi i UNMK-ut, Steven Schook, do tė pranonin ryshfet si pjesė e marrėveshjes sė termocentralit.

“Thashethemet kishin tė bėnin me pagesėn e asaj qė quhej ‘tarifė e lehtėsimit’, nė vlerė prej qindra miliona eurosh pėr njė partner lokal,  nė rast se ai ofertues do tė fitonte tenderin”, kishte shkruar Wasserstrom nė parashtrimin e tij pėr tribunalin. 

“Flitej se njė pjesė e kėsaj pagese do t’i takonte Ministrit Ēeku dhe z. Schook, mes tjerash”, shtoi ai.

“Flitej se njė pjesė e kėsaj pagese do t’i takonte Ministrit Ēeku dhe z. Schook" James Wasserstromit  

Wassertrom, i cili ishte pėrgjegjės pėr mbikėqyrjen e Ndėrmarrjeve Publike, pėrfshirė Korporatėn Energjetike tė Kosovės, KEK, e pėrcolli kėtė informatė te Zyra e OKB-sė pėr Shėrbime tė Mbikėqyrjes sė Brendshme, bashkė me shqetėsimin e mėvonshėm se krijimi i Bordit tė ri tė KEK-ut, me pėrfshirje tė Ēekut dhe pjesėtarėve tė tjerė tė qeverisė, ishte i jashtėligjshėm.

Sipas deklaratės sė tij, pėrpjekjet e tij pėr t’i ndalur politikanėt nga emėrimi nė borde tė ndėrmarrjeve publike e kishin futur atė nė konflikt tė vazhdueshėm me Schook-un.

“Diku rreth datės 1 shkurt 2007, mė ftuan qė tė takohem me z. Schook”, kujton Wasserstrom. 

“Ai ishte i zemėruar. Ai mė tha, ‘Dėgjova nga Shtylla IV [pėr Rindėrtim dhe Zhvillim Ekonomik] dhe njerėz tė besueshėm se ke folur keq pėr mua.’ Unė e mohova njė gjė tė tillė. Ai mė tha, ‘Nuk e di se ēfarė bėn ti tėrė ditėn. Mė trego, ēfarė bėn ti tėrė ditėn?’”.

“Kur fillova t’i pėrgjigjem, ai mė ndėrpreu. Pastaj mė tha, ‘Mendoj se zyra juaj duhet tė mbyllet.’ Iu pėrgjigja se isha i pakėnaqur me mungesėn e mbėshtetjes sė tij pėr ēėshtjet tė cilat mendoj se janė me rėndėsi tė madhe pėr tė ardhmen e Kosovės. Ai e mbylli kėtė bisedė duke thėnė, ‘Mė vjen keq qė shqetėsimet tua nuk janė me rėndėsi kulmore pėr mua’”.

Sipas njė kabollogrami tė lėshuar nga ambasadorja e atėkohshme e SHBA-sė, Tina Kaidanow, nė maj 2007, Wasserstrom kishte ngritur edhe shqetėsimet e tij lidhur me ambasadėn e tij.

Kablloja tė cilėn e publikoi faqja e internetit Wikileaks, konfirmon se Ambasadorja ndante disa nga shqetėsimet e tij dhe nėnvizoi “mosmarrėveshjet e qarta” nė UNMIK.

“Diku rreth datės 1 shkurt 2007, mė ftuan qė tė takohem me z. Schook, ai ishte i zemėruar. Ai mė tha: Dėgjova nga Shtylla IV se ke folur keq pėr mua"  James Wasserstromi

“Prania e Ēekut nė bord paraqet konflikt tė interesit nė lidhje me pėrfshirjen e ministrit nė tenderin e madh tė zhvillimit tė sektorit tė Energjisė ‘Kosova C’ dhe praktikėn ndėrkombėtarisht tė njohur tė politikave publike pėr tė mos lejuar njė ministri qė tė administrojė mė njė ndėrmarrje publike”, lexon kabllo. 

“Gjithashtu, Ēeku ėshtė aktivisht i pėrfshirė nė politikė si anėtar i lartė i partisė Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK)”.   

Nuk ėshtė gjetur asnjė dėshmi e keqbėrjes sė Schook-ut, i cili tani ėshtė kėshilltar pėr ish Kryeministrin Ramush Haradinaj, qė aktualisht ėshtė nė gjykim nė Hagė. Ai la postin e tij nė OKB mė vonė mė 2007.

Schook tha pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė se ishte “shumė i lumtur” qė tribunali ka vlerėsuar nė favor tė Wasserstromit. “Ajo qė kishte ndodhur ishte gabim”, tha ai. “Unė shpresoj se do tė merr kompensim tė madh”.

Ai deklaroi tė mos jetė nė dijeni pėr pretendimet e bėra nga Wassertrom ndaj tij, duke shtuar se hetimet ndaj tij nuk kanė zbuluar dėshmi tė veprimeve tė jashtėligjshme. Ndėrkohė, Ēeku tha se kjo ēėshtje ėshtė hetuar mė herėt dhe se emri i tij ėshtė pastruar nga tė gjitha pretendimet.

Hakmarrja 

Mė vonė, mė 7 maj 2007, Wasserstrom pranoi njė shkresė nė tė cilėn thuhej se kontrata e tij nuk do tė vazhdohet. Zyra e tij u mbyll mė 30 qershor.

“Kur dėgjova pėr mosvazhdimin e kontratės sime, pranova tė punoj me Drejtorėt Menaxhues tė PTK-sė [Postė dhe Telekomunikacioni i Kosovės] dhe Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės, pėr tė punuar drejtpėrsėdrejti me ta nė qeverisjen, zhvillimin dhe llogaridhėnien e korporatės,” shkroi ai, duke iu referuar dy ndėrmarrjeve publike. 

“Ne nėnshkruam njė kontratė mė 24 maj 2007, tė cilėn zyrtarisht ia paraqita UNMIK-ut mė 30 maj 2007.”

Pas lajmėrimit, shkruante ai, Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm, PSSP, Joachim Rucker, shef i UNMIK-ut, si duket ishte “inatosur” dhe filloi hetimet ndaj tij pėr “sjellje tė keqe”.

Ai u dėrgua nė “pushim special” deri nė fund tė hetimeve, si dhe u bllokua llogaria e tij e postės elektronike dhe u sekuestruan kompjuteri dhe vetura e tij.

“Njėsia e Hetimeve Financiare me ktheu nė Prishtinė me urdhėr tė njė gjykatėsi, ndėrsa shtėpia dhe vetura ime u bastisėn dhe kontrolluan pa mė treguar njė urdhėr tė bastisjes" James Wasserstrom 

Pastaj, Wasserstrom u ndal nė kufi tė Kosovės gjersa udhėtonte pėr nė Greqi nė maj tė vitit 2007, dhe atij iu tha se nuk mund ta lėshonte shtetin.

“Njėsia e Hetimeve Financiare me ktheu nė Prishtinė me urdhėr tė njė gjykatėsi, ndėrsa shtėpia dhe vetura ime u bastisėn dhe kontrolluan pa mė treguar njė urdhėr tė bastisjes, ndonėse kėrkova ta shoh atė,” tha ai. 

“Ata thanė se kishin marrė urdhėr ‘gojor’. Gjithashtu, ata thanė se mė ėshtė tėrhequr imuniteti, ndonėse nuk me treguan dėshmi tė kėsaj,” shkroi ai. “Ata mi konfiskuan disa gjėra.” 

Posterėt me fotografi tė tij ku shkruhej “I kėrkuar” janė vendosur nė hyrje tė selisė sė UNMIK-ut pėr tė parandaluar hyrjen e tij nė ndėrtesė dhe zyra e tij ėshtė mbyllur me trakė policore. 

Shpėrfillje e tė drejtave tė tij

Wasserstrom u ankua pėr trajtimin e tij nė Zyrėn e Etikės, e cila fillimisht pėrfundoi se kishte dėshmi se pėrjetimi i tij i rėndė ishte rezultat i hakmarrjes pėr shkak tė ankesės sė tij.

“Zyra e Etikės zbuloi se veprimet e ndėrmarra nga UNMIK-u ndaj [parashtruesit tė ankesės] ishin joproporcionale me keqbėrjen e pretenduar dhe janė tė ndėrlidhura me bashkėpunimin e tij me ZSHMB-nė,” pėrfundoi Zyra e Etikės.

“Prandaj, aktiviteti i mbrojtur [informimi] ishte faktor kontribuues pėr veprimet hakmarrėse.”

“Zyra e Etikės zbuloi se veprimet e ndėrmarra nga UNMIK-u ndaj [parashtruesit tė ankesės] ishin joproporcionale me keqbėrjen e pretenduar dhe janė tė ndėrlidhura me bashkėpunimin e tij me ZSHMB-nė” Zyra e Etikės. 

Kjo ēėshtje pastaj iu bart zyrės hetimore tė OKB-sė, e cila vendosi se vendimi pėr tė mbyllur zyrėn e Wasserstrom ishte marrė para ankesės sė tij, prandaj dhe nuk mund tė ishte faktor motivues.

Gjithashtu, kjo zyre gjeti se “hapat hetues qė janė marrė gjatė kėtij hetim ishin tė gjithė brenda juridiksionit tė saj dhe janė bėrė nėn mbikėqyrjen e prokurorit ndėrkombėtar dhe gjyqtarit tė procedurės paraprake”.

Pas kėsaj, Zyra e Etikės i hodhi poshtė tė gjitha pretendimet e Wasserstrom.

Mirėpo, Tribunali i Kontesteve nė OKB ka vėnė dyshime nė pėrfundimet e zyrės hetimore, dhe kėrkoi sqarime se pse Zyra e Etikės nuk ka shqyrtuar vetė dėshmitė e ofruara.

“Tribunali konstaton se Zyra e Etikės ėshtė dashur tė konsiderojė faktin qė OKB-ja, si organizatė parėsore qė promovon respektimin e normave dhe praktikave tė tė drejtave tė njeriut, nuk ka mundur, dhe nuk mund tė miratojė dhe lejojė trajtim tė tillė nėnēmues dhe degradues ndaj njė pjesėtari tė tij tė stafit,” shkruan ai.

“Nė pėrputhje me kėtė, tė pėrballė me gjetje tė pastra tė trajtimit tė dėmshėm ndaj Parashtruesit tė Ankesės dhe duke pasur parasysh gjetjen prima facie tė hakmarrjes, Zyra e Etikės ėshtė dashur tė kryej hulumtime tė mėtejme pėr t’i konstatuar arsyet pėr njė trajtim tė tillė. Duke mos e bėrė njė gjė tė tillė, gjetjet e tyre se trajtimi nuk ėshtė hakmarrės kanė tė meta themelore.”  

Gjithashtu, ky aktgjykim nėnvizon se gjersa raporti hetues ka dhėnė “njė koment kritik mbi mėnyrėn e trajtimit tė Parashtruesit tė ankesės” megjithatė, ai ka pėrfunduar se trajtimi nuk ėshtė rezultat i hakmarrjes. 

“Kjo gjė parashtron pyetjen se si apo pėr ēfarė arsye njė pjesėtar i stafit me historik tėrėsisht tė pastėr tė shėrbimit nė kėtė organizatė do t’i nėnshtrohej njė trajtimi krejtėsisht tė papranueshėm, duke shkelur tė drejtėn e tij pėr gjykim tė paanshėm,” shkruan ai.

Aktgjykimi vijon me pyetjen se pse raportet hetuese pėrfunduan se PSSP nuk ėshtė dashur tė ndėrhynte nė rastin ndaj Wasserstrom.

“Zyra e Etikės ėshtė dashur tė konsiderojė faktin qė OKB-ja nuk ka mundur dhe nuk mund tė lejojė trajtim tė tillė nėnēmues dhe degradues” Tribunali i OKB-se

“Gjersa ishte e qartė qė PSSP-ja kishte pėrgjegjėsi mbikėqyrėse [mbi gjyqėsorin], nuk mund tė pėrfundohet se, siē ka theksuar pala e paditur [UNMIK], prokurori ndėrkombėtar dhe gjyqtari ndėrkombėtar i procedurės paraprake kanė qenė tėrėsisht tė pavarur nga menaxhmenti i lartė i UNMIK-ut,” lexon aktgjykimi.

Zyra e Etikės, thekson aktgjykimi, ėshtė dashur ta pyes edhe prokurorin edhe gjyqtarin paraprak se pse kishin vijuar me hetimin e “shkeljeve tė dyshuara administrative” duke parasysh mandatin e tyre tė kufizuar pėr tė hetuar zyrtarė tė UNMIK-ut dhe imunitetin e Wasserstrom. 

Sė paku, lexon aktgjykimi, Zyra e Etikės, ėshtė dashur tė konstatojė zbulojė se “si, pse dhe pėr ēfarė arsye prokurori ndėrkombėtar ka vepruar me kaq shpėrfillje tė pacipė ndaj tė drejtave tė Parashtruesit tė ankesės pėr gjykim tė drejtė dhe tė paanshėm”.  

Jeta nė rrezik

“Ishte kohė e tmerrshme pėr mua, familjen time dhe tė gjithė tė afėrmit e mi”, tha Wasserstrom tė martėn.

“Mendoja qė e kisha tė rrezikuar jetėn dhe e dija qė nėse zhdukesha askush nga OKB-ja nuk do tė mė kėrkonte.”

Ai tha pėr agjencinė e lajmeve se ndjehet i shfajėsuar dhe pėrligjur me kėtė aktgjykim. Ēėshtja e kompensimit ende nuk ėshtė vendosur, dhe pritet tė zgjidhet nė tetor.

Wasserstrom kritikoi Sekretarin e Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki-Moon, qė ka dėshtuar tė reagojė nė ankesat e tij.

“Atij (Ban) i dėrgova email-a gjatė tėrė kohės duke kėrkuar ndėrhyrje tė drejtpėrdrejtė tė tij, pėr tė parandaluar pėrfaqėsuesin e tij nė Kosovė nga shkelja e rregullave, rregulloreve, politikave dhe procedurave, si dhe tė drejtave tė mia ligjore. A vendosi tė mė injorojė," tha pėr Reuters.

Nė njė intervistė pėr the Guardian,  javėn e kaluar, ai e pėrshkroi pėrjetimin e tij si njė “persekutim gjigand”. 

“E dija se nuk kishte asgjė tė keqe nė asnjė veprim timin. Por ata nuk ndėrmorėn as pėrpjekjet mė bazike tė mbledhjes sė fakteve duke u ngutur pėr tė mė shpallur tė fajshėm.”

“Mendoj se ky vendim mund tė ēojė nė rihapjen e pretendimeve tė mė se 200 informatorėve tė tjerė" James Wasserstromit

Ai shtoi se aktgjykimi i tij mund tė ēojė nė qindra ankesa tė reja tė keqtrajtimit tė informatorėve.

“Mendoj se ky vendim mund tė ēojė nė rihapjen e pretendimeve tė mė se 200 informatorėve tė tjerė, rastet e tė cilėve janė hedhur poshtė, sepse ka gjasa tė mėdha qė ato janė rrėzuar nė tė njėjtat baza tė ēuditshme,” tha Wasserstrom. “Ata mund tė pėrballen me njė mal tė njerėzve qė paraqiten.”

Nė pėrgjigje tė aktgjykimit, zėdhėnėsi i Ban Ki-Moon, Martin Nesirky, tha se zyra e Sekretarit tė Pėrgjithshėm nuk do tė komentojė deri nė pėrfundimin e procedurės. Gjithashtu, edhe nė UNMIK nuk pranuan tė komentojnė. 

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 2 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn