Gjykata Kushtetuese Aprovon Ndryshimet nė Kushtetutė

Kuvendi i Kosovės | Foto: Arbresha RubovciKuvendi i Kosovės | Foto: Arbresha Rubovci
nga  Fatmir Aliu
© Tė drejtat autoriale

Gjykata Kushtetuese e Kosovės thotė se ndryshimet e planifikuara nė kushtetutė, qė pėrfundojnė pavarėsinė e Kosovės “tė mbikėqyrur nga ndėrkombėtarėt” , nuk do tė cenojnė tė drejtat dhe liritė themelore.

Gjykata Kushtetuese nė Kosovė i ka dhėnė dritėn jeshile planeve pėr tė hequr 21 amendamente nga kushtetuta dhe tė pėrfundojė pavarėsinė e mbikėqyrur ndėrkombėtarisht tė Kosovės.

Mė 31 janar, Parlamenti i Kosovės miratoi njė rezolutė qė bėn thirrje pėr pėrfundimin e pavarėsisė “tė mbikėqyrur ndėrkombėtarisht” nė fund tė vitit 2012.

Duke e ēuar rastin nė Gjykatėn Kushtetuese, qeveria e Hashim Thaēit i kėrkoi gjykatės nėse ndonjė ndryshim i paraparė nė kushtetutė do tė cenojė ndonjė nga tė drejtat ose liritė themelore tė garantuara nė tė.

Gjykata e ka dėrguar tani opinionin e saj nė qeveri, qė i kėrkoi gjykatės tė ekzaminojė ndryshimet nė kushtetutė.

Gjykata vendosi qė vetėm njė nga 22 amendamentet nė pyetje, qė merret me refugjatėt, nuk mund tė hiqet nga kushtetuta.

“Nga 22 amendamentet, gjykata vendosi qė njė nga kėta, amendamenti 17, nėse hiqet, do tė zvogėlojė tė drejtat dhe liritė themelore”, tha ajo.
 
“Kjo i referohet nenit 156 tė kushtetutės qė ka lidhje me refugjatėt dhe personat e zhvendosur brenda vendit”, shpjegoi gjykata.

Kosova deklaroi pavarėsinė nga Serbia mė 17 shkurt 2008. Qė nga ajo kohė, 91 shtete, pėrfshirė 22 vende anėtare tė BE-sė , si dhe Shtetet e Bashkuara, e kanė njohur.

Por, si pjesė e procesit tė pavarėsisė, vendi ka mbetur nėn njė formė tė monitorimit ndėrkombėtar, me fuqi tė konsiderueshme tė rezervuara pėr Pėrfaqėsuesin Civil Ndėrkombėtar.

Heqja e neneve do t’i lėrė serbėt e Kosovės pa 10 ulėset e rezervuara nė parlament, tė cilat i kanė tani.

Minoritetet e tjera etnike, pėrfshirė turqit, boshnjakėt, romėt, ashkalitė dhe egjiptianėt, do tė humbin gjithashtu 10 ulėset e tyre tė rezervuara nėse neni 148, qė merret me kėtė ēėshtje, hiqet nga kushtetuta, siē po planifikon qeveria tė bėjė.

Propozimi i qeverisė pėr tė ndryshuar kushtetutėn nuk do tė dėrgohet pėr miratim nė parlament para shtatorit, kur Grupi Drejtues Ndėrkombėtar, qė mbikėqyr progresin e Kosovės, pritet tė deklarojė pėrfundimin e mbikėqyrjes sė Kosovės.

Grupi i 25 shteteve anėtarė, i njohur si “miqtė e Kosovės” u takua janarin e shkuar nė Vjenė dhe shpalli pėrgatitjen pėr tė pėrfunduar mbikėqyrjen nė fund tė 2012-ės.

Grupi Drejtues Ndėrkombėtar, organi qė ka pėr detyrė tė mbikėqyrė pavarėsinė e mbikėqyrur tė Kosovės, ka pėrdorur njė strategji dy-rrugėshe pėr fillimin e fundit tė procesit, mė parė duke kėrkuar mė shumė garanci nga qeveria nė fusha si decentralizimi, tė drejtat e komuniteteve, trashėgimia kulturorė dhe ballafaqimi me tė shkuarėn.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn