Foto: Ahmet MurteziNjė anektodė thotė se nėse dikush bėn diēka ilegale, me siguri do tė kapet dhe dėnohet. Por nė Kosovė kjo duket se vlen vetėm pėr bagėtitė qė bartin mall pa kaluar nė procedurat e rregullta doganore.
Tė ardhurat nga krimi zakonisht ndėrlidhen me vetura tė shpejta, shtėpi tė mėdha dhe stoli tė ēmueshme. Por autoritetet mė shumė duket se janė koncentruar nė konfiskimin dhe sekuestrimin e lopėve, dhive dhe kuajve.
Togfjalėshi “lufta kundėr krimit e korrupsionit” mund tė jetė ndėr shprehjet mė tė pėrdorura nė fjalorin politik tė vendit, por ai orientim kundėrpeshohet keq nėse matet me mjetet qė i janė kthyer arkės sė shtetit nga konfiskimi dhe sekuestrimi i pasurisė sė krijuar nė mėnyrė tė paligjshme.
Agjencia pėr Administrimin e Pasurisė sė Sekuestruar ose tė Konfiskuar ishte themeluar mė 1 janar 2010, bazuar nė ligjin pėrkatės tė Kuvendit, por sipas zyrtarėve tė saj ka filluar tė punojė realisht vetėm kah vera 2011 dhe tani ka 17 anėtarė.
Ajo funksionon nė kuadėr tė Ministrisė sė Drejtėsisė, ka pėr detyrė tė ruaj dhe administrojė pasurinė e sekuestruar ose tė konfiskuar nė bashkėpunim me prokuroritė, gjykatat, Kėshillin e Pavarur pėr Miniera e Minerale (KPMM) si dhe Agjencinė e Ushqimit dhe Veterinės nė Kosovė (AUV), pėrfshirė shitjen e kėsaj pasurie, vlerėsimin e saj etj. Agjencia ka njė depo nė Lipjan dhe njė tjetėr nė Smrekonicė tė Vushtrrisė, ku i mban pasuritė.
Sipas njė raporti qė kjo agjenci ka lėshuar pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė, vlera e pėrafėrt e pasurive tė administruara nga ana e saj kapė shifrėn 261,210.96 euro, me 1,720.00 pėr vitin 2010, 73,882.66 pėr 2011 dhe 186,107.30 pėr 2012. Deri mė 30 prill 2012, sipas saj, kishte pasur 36 vendime pėr sekuestrim ose konfiskim nga organet kompetente - 7 nga gjykatat, 1 nga prokuroritė, 21 nga AVU dhe 7 nga KPMM. (Shih dokumentin 1)
Deri mė tash ajo ka realizuar 111,63.62 euro tė hyra pėr buxhetin e Kosovės pėrmes shitjes sė pasurisė nė ankande dhe kalimit tė depozitave, tė sekuestruara ose konfiskuara si kesh dhe tė mbajtura nė Bankėn Qendrore tė Kosovės, nė buxhet.
Por nė gjithsej 18 ankande dhe oferta pėr procedura tė pėrshpejtuara tė shitjes, tė publikuara nė faqen e saj zyrtare deri tė premten, flitet vetėm pėr pasuri tė llojit tė bagėtive. (Shih dokumentin 2 dhe 3).
Disa nga to bėjnė fjalė pėr njė kali me samar 290 euro, kali tė racės sė pėrzier, mish i freskėt demi - 3 euro pėr kilogram, mish gjedhi me kocka, lopė e llojit semental dhe meleze ose 32 krerė dhi.
Tė drejtė blerje, sipas shpalljeve, kanė tė gjithė personat fizikė dhe juridikė me tė parėt qė duhet tė marrin me vete certifikatėn e regjistrimit tė biznesit kurse tė dytėt kopjen e letėrnjoftimit personal.
Ēmimi me tė cilin del nė ankand njė kilogram mish ėshtė zakonisht pėrgjysmė mė i lirė sesa mesatarja e atij qė ofrohet nė treg. Pėrderisa nė ankandin e agjencisė njė kilogrami mish i ėshtė caktuar vlera 2. 65 euro ose varėsisht nga lloji mė sė shumti 3.00 euro, nė treg njė kg mish lope ėshtė prej 6 deri nė shtatė euro.
![]() |
| Zhavorr i sekuestruar |
Mishi dhe bagėtitė janė dėrguar nga AUV nė kėtė agjenci administruese dhe atyre zakonisht nuk u dihen pronarėt origjinalė pasi kafshėt janė zėnė duke kontrabanduar mallra nė rajone kufitare - praktikė e shpeshtė qė pėrdoret pėr t’i ikur taksave.
Megjithatė, kryeshefi i kėsaj agjencie Rrahim Rama thotė se rastet e sekuestrimeve dhe konfiskimeve e qė janė vėnė nėn administrimin e saj kanė shėnuar 77 pėr qind rritje mė 2012.
Ai ka shtuar se tani nėn administrimin e agjencisė pėrveē bagėtive dhe parave kesh qė janė sekuestruar nė raste tė dyshimta tė shpėlarjes, ka edhe vetura tė sekuestruara, kamionė, zhavorr, ari etj.
“Duhet ta bėjmė tė qartė se ne nuk mund tė vendosim pėr shitje pėrpara se tė merret vendimi nga organi pėrkatės kompetent. U bėjmė thirrje kėtyre organeve tė bashkėpunojnė me agjencinė dhe tė pėrcjellin rastet e sekuestrimit dhe tė konfiskimit, bazuar nė ligj”, thotė Rama pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė.
“Me konfiskimin e pasurisė, luftimi i krimit do tė jetė shumė mė efikas”, shton ai. “Shifrat tona nuk tregojnė sesa ka sekuestrime dhe konfiskime, por vetėm sa janė nėn administrimin tonė. Por tė gjitha konfiskimet e sekuestrimet ata janė tė obliguar t’i sjellin kėtu, me ligj”.
Rama thotė se, megjithatė, fakti qė agjencia funksionon brenda Ministrisė sė Drejtėsisė nuk e pengon pavarėsinė e saj. “Unė i raportoj ministrit vetėm dy herė nė vit, mirėpo kemi marrė shpesh ndihmesė dhe tė qenit kėtu na ndihmon edhe nė aspektin infrastrukturor”.
Nė njė raport tė saj tė vitit 2011, lėvizja FOL e kishte quajtur dukurinė e sekuestrimit tė kufizuar kryesisht nė bagėti si qesharake.
“Ėshtė e qartė se nė rastin e Kosovės konfiskimi i pasurisė mund tė ndeshė interesat personale ekonomike tė shumė politikanėve e zyrtarėve tė lartė”, thotė drejtuesi i lėvizjes, Petrit Zogaj, pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė. “Po tė ndiqeshin e tu sekuestrohej pasuria, ndoshta arka e shtetit do tė mbushej”.
Zogaj thotė se po ashtu futja prapa grilave e kriminelėve nuk mund tė jetė objektivi kryesor pasi, sipas tij, drejtėsia e vėrtetė nė luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar arrihet kur tė dėnuarve shteti ua konfiskon pasurinė qė e kanė fituar nė mėnyrė tė paligjshme.
Mirėpo dėnimet e mėdha tė kėsaj natyre nuk kanė ēuar nė konfiskim tė pasurive.
I kėtillė ėshtė rasti i Qamil Shabanit nga Ferizaj. Prej nėntorit tė vitit 2009, Gjykata Supreme kishte konfirmuar aktgjykimin e Gjykatės sė Qarkut me tė cilin Shabani ishte dėnuar me 15 vjet burgim dhe 100 mijė euro gjobė pėr prodhimin e paautorizuar tė narkotikėve. Gjoba nuk ėshtė ekzekutuar asnjėherė megjithėse kanė kaluar gati tri vjet.
Shabani sė bashku me 8 persona tė tjerė ishin akuzuar pėr trafikimin e rreth 130 kg heroine nėpėr vende tė Europės. Aktgjykimi ishte konfirmuar edhe nė shkallėn e tretė dhe sipas avokatit tė tij, Fazli Balaj, Shabani tashmė po vuan dėnimin nė burg por mjetet nuk do t’i paguajė.
“Ėshtė dėnuar me 100 mijė euro por ato nuk janė ekzekutuar ndonjėherė dhe nė pėrgjithėsi kėshtu shkon me dėnimet e mėdha. Zakonisht nuk mund tė ekzekutohen”, tha Balaj.
Balaj shton se shumica e tė dėnuarve zakonisht “zgjedhin qė tu shtohet dėnimi me burg qė tė mos i paguajnė gjobat”.
Njė ligj ose pako ligjesh qė e forcojnė konfiskimin e pasurisė e tė cilin e kanė shumica e vendeve tė rajonit ishte pėrmendur prej kryeministrit tė vendit Hashim Thaēi mė 2010 dhe ishte premtuar prej ministrit tė drejtėsisė Hajredin Kuēi pėr vitin 2011.
Kuēi thotė se tani ėshtė hartuar drafti i parė i ligjit anti-mafia.
“Besoj qė deri nė fund tė muajit do ta procedoj nė qeveri”, thotė Kuēi, pėr Gazetėn JnK.
Ai tha se deri mė tash sekuestrimi e konfiskimi i pasurisė ėshtė rregulluar me kodin penal.
“Prandaj nuk ka pasur vakum ligjor, por unė kam qenė ithtar qė kjo punė tė rregullohet me ligj tė veēantė”, tha Kuēi.
![]() |
| Kamion i sekuestruar |
Gjatė vitit tė kaluar, kėtė nismė e kishte mbėshtetur edhe misioni europian pėr sundim tė ligjit, EULEX.
Sipas kodit tė procedurės penale, qė ėshtė ende nė fuqi, pėrkatėsisht nenit 18, gjykatat e shkallės sė parė vendosin pėr gjėrat e konfiskuara. “Nė qoftė se me aktgjykim shqiptohet dėnim plotėsues i konfiskimit tė sendit, gjykata e cila ka shqiptuar dėnimin nė shkallė tė parė vendos nėse do tė shiten sendet e tilla sipas dispozitave tė zbatueshme nė procedurėn e pėrmbarimit, do t’i dorėzohen muzeut kriminalistik, ndonjė institucioni tjetėr apo tė asgjėsohen. Paratė e fituara nga shitja e sendeve tė tilla derdhen nė buxhet”.
Por me administrimin dhe shitjen e tyre tash duhet tė merret Agjencia pėr Administrimin e Pasurisė sė Sekuestruar ose tė Konfiskuar.
Mė 14 korrik 2010, Kryeministri Hashim Thaēi kishte deklaruar se kishte iniciuar ligjin anti-mafia “nė kuadėr tė angazhimeve pėr implementimin e plotė tė kritereve demokratike si parakusht i domosdoshėm pėr t'u integruar nė strukturat e Bashkimit Evropian, pėr tė pėrmbushur tė gjitha sfidat qė dalin nė angazhimet tona pėr Raportin e Progresit dhe pėr tė dėshmuar edhe nė praktikė angazhimet pėr sundimin e ligjit nė Republikėn e Kosovės”.
Tė gjitha kėto zotime deri mė tash kanė rezultuar vetėm me 8 konfiskime tė urdhėruara nga prokuroritė dhe gjykatat e tė vėna nėn administrim tė agjencisė pėrkatėse.
Kroacia, Shqipėria dhe Serbia nė legjislaturėn e tyre kanė tė miratuar kėtė pako ligjesh, me ligjin pėr konfiskim tė pasurisė nė mesin e tyre.
Kosova dhe Bosnjė e Hercegovina konsiderohen si tė vetmet shtete nė rajon qė ende nuk e kanė miratuar pakon e ligjeve antimafia.
Vėrejtjet qė i janė bėrė projektligjit tani nė procedurė nga organizatat joqeveritare kanė tė bėjnė me atė se draftligji aktual nuk parasheh qė tė hetohet mėnyra e krijimit tė pasurisė pas periudhės 1999 dhe para miratimit tė ligjit.
Por ndėrkohė, gjatė draftimit tė tij, ėshtė propozuar qė tė rregullohet qė jo gjykata por personi i akuzuar tė dėshmojė prejardhjen e pasurisė sė konfiskuar ose sekuestruar - gjė qė mund tė lehtėsojė lėndimin e tė pasuruarve nė kundėrshtim me ligjin.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 3 Komentet)