Pushteti Nuk i Do Mė Deklaratat e Pasurisė nė Internet

Foto: kryeministri-ks.netFoto: kryeministri-ks.net
nga  Flutura Kusari
© Tė drejtat autoriale

Pushteti nė Kosovė ka lėvizur qė tė gozhdojė transparencėn duke shtyrė largimin e deklaratave tė pasurisė sė zyrtarėve publikė dhe numrat e tyre personalė nga faqet e agjencioneve pėrkatėse nė internet. Kjo do t’ua bėnte gati tė pamundur gazetarėve dhe qytetarėve qė thelbėsisht tė mbajnė zyrtarėt publikė nėn monitorim.

Agjencia Shtetėrore pėr Mbrojtjen e tė Dhėnave Personale, ASHMDP, synon qė gjatė gjashtė muajve tė ardhshėm tė detyrojė Agjensionin Kundėr Korrupsionit, AKK, qė tė heqė nga faqja zyrtare tė gjitha deklaratat e pasurisė dhe tė mos vazhdojė tė bėjė publikimin e tyre pasi kjo, sipas tyre, bie ndesh me ligjin pėr mbrojtjen e tė dhėnave personale.

Njė veprim i tillė vie pak kohė pasi qė ASHMDP kishte obligur AKK-nė qė tė mos publikojė detajet e pronave tė 3353 zyrtarėve publikė qė e kanė deklaruar pasurinė kėtė vit, si adresat e shtėpive tė poseduara, apartmenteve, adresat dhe emrat e bizneseve tė huaja ku zyrtarėt deklarojnė aksione etj.

Mė 2010 zyrtarėt publikė deklaronin saktėsisht se ku i kishin pronat ose aksionet e tyre, ose obligoheshin ta bėnin kėtė.

Kreu i AKK-se Hasan Preteni i kishte thėnė mė parė Gazetės Jeta nė Kosovė se ligji pėr mbrojtjen e tė dhėnave personale tani nuk lejon publikimin e atyre detajeve.

ASHDMP tash ka dalė me kėrkesėn qė krejt deklaratat tė largohen nga faqja e AKK-sė nė internet.

Neni 13.1 i ligjit pėr deklarimin e pasurisė parasheh qė tė gjitha deklaratat e pasurisė duhet tė publikohen nė faqen e internetit tė Agjencisė brenda afatit prej gjashtėdhjetė ditėsh nga dita e kalimit tė afatit pėr deklarim tė pasurisė nga zyrtarėt e lartė publikė.

Sipas ASHMDP-sė, pikėrisht ky nen ėshtė nė kundėrshtim me nenin 12.3 tė ligjit pėr mbrojtjen e tė dhėnave personale me tė cilin parashihet se kur zbulohen tė dhėnat e tilla kontrolluesi i tė dhėnave duhet tė sigurojė qė tė evidentohet cilat tė dhėna personale janė zbuluar, kujt, kur dhe me ēfarė baze ligjore.

Mentor Hoxhaj, mbiqkyrės shtetror pranė ASHMDP-sė, ėshtė zyrtari i ngarkuar me mbiqkyrjen e zbatimit tė legjislacionit tė kėtij agjensioni dhe gjatė kėtij viti ai pritet tė angazhohet edhe mė shumė nė heqjen e deklarateve tė pasurisė nga faqja e internetit.

“Nė momentin e parė qė tė dhėnat dalin online dhe aty del edhe pasuria atėherė kur tė dilni jashtė [vendit] mund tė jeni cak i ndonjė sulmi” Mentor Hoxhaj

“Unė jam personi i caktuar qė tė bėjė mbikqyrjen e zbatimit tė legjislacionit pėr mbrojtjen e tė dhėnave, pėrfshirė edhe nga ana e Agjencionit Kundėr Korrupsion”, thotė Hoxhaj.

Arsyeja kryesore qė ka shtyrė Agjensionin tė ndėrmarrė njė inicativė tė tillė qėndron nė ‘rreziqet’ qė mund tė sjellė moszbatimi i ligjit pėr mbrojtjen e tė dhėnave personale.

“Ne duhet tė jemi tė sinqertė nė lidhje me rreziqet qė ekzistojnė sa i pėrket publikimit tė tė dhėnave online. Nė momentin e parė qė tė dhėnat dalin online dhe aty del edhe pasuria qė ne ose ju e keni atėherė kur tė dilni jashtė [vendit] mund tė jeni cak i ndonjė sulmi”, tha ai.

Mirėpo, Hoxhaj nuk ka mundur tė tregojė nėse deri mė tani ka pasur ndonjė sulm tė ndonjė zyrtari publik pėr shkak tė deklarimit tė pasurisė nėn arsyetimin se nuk mund tė pėrgjigjet pėr shkak se nuk pėrfaqėson institucion tė sigurisė.

Sipas tij, nė momentin kur kėto tė dhėna [deklaratat e pasurisė] dalin nė internet atėherė ėshtė e pamundur qė tė pėrmbushet obligimi qe del nga neni 12.3 i ligjit [tė dihet se kujt i janė zbuluar tė dhėnat personale].

Lidhur me rreziqet qė mund t’i kanosen zyrtarėve, nė intervistėn e mėhershme Hasan Preteni nga AKK kishte deklaruar se zyrtarėt nė vitet e kaluara kishin hezituar tė deklaronin pasurinė e tyre me arsyetimin se po rrezikoheshin. “Por praktika ka vėrtetuar tė kundėrtėn, ngase askush nuk ėshtė rrezikuar prej tyre”, ka thėnė ai.

Gazetari Visar Duriqi, i cili trajton tema qė kanė tė bėjnė me korrupsion, ka thėnė se “nėse kanė vendosur qė tė bėjnė propozim pėr ndryshimin e ligjit nė fjalė, edhe kėtė arsyetim mund ta pėrdorin”, por deri mė tani, tha ai, “nuk ėshtė vėrejtur qė ndonjė zyrtar ka qenė i rrezikuar.”

Ligji pėr deklarimin e pasurisė mund tė shkojė nė Gjykatėn Kushtetutese

Ligji pėr tė dhėnat personale i mundėson ASHMDP-sė qė tė kėrkojė nga Gjykata Kushtetuese e Kosovės vlerėsimin e kushtetutshmėrinė sė ligjeve, rregulloreve dhe akteve tjera kur konsideron se ato nuk janė nė harmoni me tė drejtėn pėr mbrojtjen e tė dhėnave siē parashihet nė nenin 36 tė Kushtetutės sė Kosovės.

Njė gjė e tillė pritet tė ndodhė nė qoftė se institucionet tjera nuk ndėrmarrin masa pėr ndalimin e publikimit online tė deklaratave tė pasurisė.

“Ne kemi kėrkuar dhe do tė kėrkojmė prapė qoftė edhe zyrtarisht qė iniciativa pėr ndryshimin e kėtij ligji tė vijė drejtpėrdrejtė nga Agjensioni, Kuvendi ose Qeveria. Nėse kjo nuk ndodh, atėherė ne jemi tė shtrėnguar tė zbatojmė tė drejtėn qė na jep ligji ynė dhe ta dergojmė kėtė ligj nė Gjykatėn Kushtetutese”, ka thėnė Hoxhaj.

Shqetėsimet e shoqėrisė civile

Pėrfaqėsues tė organizatave tė ndryshme tė shoqėrisė civile janė shprehur tė shqetėsuar pėr iniciatiėn e ndėrmarrė nga ana e Agjensionit pėr Mbrojtjen e tė Dhėnave Personale.

Drejtori Ekzekutiv i institutit GAP, Agron Demi, ka kritikuar idenė pėr heqjen e deklaratave tė pasurisė nga faqja zyrtare e AKK-sė. Sipas tij, qytetarėt e Kosovės edhe kėshtu kanė shumė pak njohuri pėr pėrfaqėsuesit e tyre, aq mė pak lidhur me pasurinė e tyre dhe beneficionet qė ata gėzojnė nga tė qenurit nė pozita zyrtare.

“Ēdo individ qė vendos tė jetė pėrfaqėsues i qytetarėve nė institucionet publike, ai vendos tė heq dorė nga njė pjesė e privatėsisė sė tij personale dhe familjare. Ne vleresojmė se tė dhėnat e publikuara nė formularėt e AKK-sė edhe ashtu nuk kanė qenė tė plota dhe tė mjaftueshme”, ka thėnė Demi. 

“Ēdo individ qė vendos tė jetė pėrfaqėsues i qytetarėve nė institucionet publike, ai vendos tė heq dorė nga njė pjesė e privatėsisė sė tij personale dhe familjare. Agron Demi

“Ne duhet tė bazohemi nė shembuj tė mirė, si ai i fundit i kandidatit republikan pėr president amerikan Mitt Romney i cili ėshtė detyruar tė bėjė publike gjithė pasurinė e tij, tė hyrat familjare, pagesėn e taksave dhe kjo dėshmon se si nė njė vend demokratik publiku ka tė drejtė tė dijė pėr jetėn personale tė njė kandidati qė kėrkon besimin e tyre pėr t’i qeverisur”, ėshtė shprehur ai.

Nė anėn tjetėr, sipas Visar Duriqit, gazetar nė Qendrėn Kosovare pėr Gazetari Hulumtuese, nėse njė inicativė e tillė ėshtė e vėrtetė, atėherė para sė gjithash ky veprim ėshtė njė tregues qė do tė duhet tė ndezte alarmin se e drejta pėr tė mbikqyrur personat qė menaxhojnė me paranė tonė po bėhet gjithnjė e mė e pamundur.

“Nėse ASHMDP-ja pėrdor njė arsyetim tė tillė, tė njėjtin mund tė pėrdorin edhe pėr publikimin e kontratave tė realizuara nėpėrmjet prokurorimeve publike. Kėshtu, nė njoftimet pėr dhėnie tė tenderėve publikohen emrat e kompanive fituese dhe shumat qė ato marrin. Nėse pėrodrim logjikėn qė dėshiron ta pėrdor kjo agjenci, atėherė biznesmenėt nė kėtė rast janė tė rrezikuar, por nė gjė e  tillė (mos-publikimi i kontratave publike) nuk ndodh nė vendet demokratike”, ka thėnė Duriqi.

Ndryshe, raporti i Progresit i vitit 2011 ka mirėpritur rritjen e numrit tė deklarimeve tė pasurisė online pas fushatės sė ndėrmarrė nė vitin 2011 pėr deklarimin e pasurisė.

Keqpėrduresit e tė dhėnave personale nuk dėnohen

Bazuar nė faqen e internetit tė tyre, Agjensioni Shtetror pėr Mbrojtjten e tė Dhėnave Personale deri mė tani ka shqyrtuar dhe vendosur nė 17 raste tė keqpėrdorimeve tė tė drejtave personale.

Nė bazė tė ligjit pėr mbrojtjen e tė dhėnave personale nė rast tė gjetjes sė shkeljeve Agjensioni ėshtė i obliguar tė zbatojė nenin 79 pėr dispozitat ndėshkuese sipas sė cilit personi juridik ose personi qė ushtron veprimtari tė pavarur dėnohet pėr kundėrvajtje,  me gjobė prej katėrmijė deri nė dhjetėmijė Euro. Por nė vendimet e marra deri mė tani tė cilat janė tė publikuara nė faqen e internetit nuk figuron shqiptimin i ndonjė mase tė tillė.

Nė maj tė vitit 2005 Agjensioni ka vendosur nė lidhje me njė ankesė tė qytetarit K.H i cili pėrmes postės elektronike kishte shprehur shqetėsimin e tij lidhur me njė njoftim pėrmes SMS-sė nga ana e Bankės TEB Sh.A pėrmes sė cilit ėshtė njoftuar se e kishte tė gatshme kredit kartelėn. Nė ankesėn e tij ai kishte shprehur shqetėsimin se si ka mundėsi qė t’i pėrgatitet kredit kartela pa kėrkesėn dhe pėlqimin e tij.

Pas inspektimeve tė bėra, Agjensioni kishte gjetur qė Banka TEB Sh.A kishte bėrė shkelje tė Ligjit pėr Mbrojtjen e tė Dhėnave Personale dhe ka urdhėruar bankėn qė tė ndalojė kėtė praktikė por nuk kishte shqiptuar ndonjė gjobė. (shih vendimin)

Nė njė rast tjetėr, i cili ėshtė i njohur pėr publikun si “rasti i Ansamblit Shota” Agjensioni gjithashtu nuk kishte shqiptuar ndonjė gjobė ani pse ishin konstatuar shkelje. Lidhur me kėtė rast nė mars tė kėtij viti ishte raportuar pėr ekzistimin e kamerave nė objektin e Ansamblit Shota, pėrfshirė zhveshtoret qė pėrdoren nga pjesėtarėt e ansamblit.

Agjensioni kishte bėrė kontrollime nė objektet e Ansamblit Shota dhe kishte gjetur se ky institucion kishte vepruar nė kundėrshtim me ligjin pėr mbrojtjten e tė dhėnave. Duke marrė parasysh qė Ansambli Kombėtar ėshtė institucion i Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Agjensioni e ka urdhėruar atė qė tė largojė tė gjitha kamerat dhe tė ndėrmarrė masa pėr zbatimin e ligjit pėr mbrojtjen e tė dhenave personale. Asnjė gjobė nuk ėshtė shqiptuar kundėr Ministrisė sė Kulturės pėr kėtė rast. (shih vendimin)

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 4 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn