Albana Beqiri

(Mos)Mungesa e Guximit

nga  Albana Beqiri
© Tė drejtat autoriale

Guximtarėt nuk sillen mė kėsaj ane, nė kėtė kohė e nė kėtė shoqėri.

“E ku ta gjejmė guximin?! Guximtarėt nuk ta japin!”. Kėshtu ka shkruar dikur polaku me origjinė hebreje Stanislaw Jercy Lec, i njohur si poet dhe autor gjuhėmprehtė aforizmash. Atij i ra nė hise tė pėrjetojė luftėn e dytė botėrore (ka qenė i dėnuar nė njė kamp pėrqendrimi gjerman) dhe komunizmin nė Poloni, dhe siē mund tė merret me mend jeta e tij nuk ka qenė edhe aq e lehtė: tė dyja kėto pėrvoja (lufta e pėrgjakshme botėrore dhe komunizmi) kanė pasur tė pėrbashkėt shprishjen e individit, tėhuajsimin dhe zvetėnimin jo vetėm tė individit, por tė gjithė shoqėrisė. Ata qė e njohin veprimtarinė e tij letrare, politike apo dhe diplomatike e dinė se S.J Lec nuk ishte njeri pa guxim. Madje shquhej pėr guximin e tij!

Ai nuk arriti ta shohė komunizmin tė rrėzohet (vdiq mė 1966), por pati guximin ta kundėrshtojė atė. E gjeti guximin te vetvetja sepse ishte i tillė: guximtar!

Nė pėrsiatje tė asaj qė ai ka thėnė dekada mė parė, mundohem tė pėrqas guximin e tij me guximin qė nuk e gjej kėtu, nė vendin dhe kohėn time.

13 vjet mė parė kur Kosova sapo ishte ēliruar dhe entuziazmi i pėrligjur i lirisė ishte nė pikėn mė tė lartė tė kurbės sė vet, gjithēka dukej ndryshe. Shumė mė e bukur, shumė mė e lehtė pėr tu pėrballur. Askush aso kohe nuk mendonte sesa e vėshtirė do tė ishte pėrballja e pėrditshme me lirinė.

Njė poet kosovar kishte shkruar nė ditėt e okupimit se “liria ėshtė njė mut i madh”. Aso kohe vargu i tij heretik mė shumė se vėrtet heretizėm shihej si shenjė e protestės artistike pėr lirinė e munguar. Diēka nė tipin “dhelpra dhe rrushtė” tė fabulės sė La Fontenit.

Vite mė pas, kur liria e munguar erdhi, vargu nė fjalė fatkeqėsisht rezultoi paksa profetik.

Plot 13 vjet pas ēlirimit pėr pjesėn dėrrmuese tė qytetarėve tė Kosovės, atyre entuziastėve tė dikurshėm qė tė palodhur nė entuziazmin e tyre ngjitės pėr vite me radhė e renditėn Kosovėn nė vendin e parė tė vendeve mė optimiste nė botė, liria vėrtet ka rezultuar tė jetė hiē mė shumė e hiē mė pak se njė mut i madh... Sė paku kjo ėshtė shija qė u jep pėrballja me realitetin e pėrēudnuar nė 13 vjet liri.

Shpresat janė fikur dhe guximi qytetar ėshtė strukur diku pa shenjė e pa gjurmė.

E siē ka thėnė Stanislaw Jercy Lec, guximin nuk e gjen kurrkund, pėrderisa guximtarėt nuk ta japin. Dhe, guximtarėt nuk sillen mė kėsaj ane, nė kėtė kohė e nė kėtė shoqėri. Edhe nėse janė, kanė harruar ta ngrenė zėrin, tė kundėrshtojnė guximshėm.

Jo vetėm qytetari i thjeshtė qė ligjėrisht tė drejtėn pėr tė guxuar e ka deleguar me elegancė pėrmes votės te tė zgjedhurit e tij, por madje edhe opozita qė e ka pėr detyrė primare tė guxojė, e ka humbur guximin. Rrallė, ajo zgjohet nga letargjia opozitare, kthjellet sa pėr tė treguar se ende gjallon nė sallėn e Kuvendit apo nė ndonjė zyrė partiake dhe vetėm kaq. Kėtu pėrfundon guximi i saj. Ajo nuk ka madje as guximin minimal pėr tė guxuar...

Ndėrkaq, gjithēka qė me vite po ndodh nė kėtė shoqėrinė tonė tė vogėl qė pėrpėlitet nė ngrehinat e njė shteti tė brishtė, ėshtė aq e pakuptimtė, e patolerueshme, e paskrupullt e mbi tė gjitha aq fyese. Fyese deri nė nerv, deri nė gėrdi. Por ėshtė edhe grishja mė e madhe pėr mė shumė guxim: grishje e kotė dhe e pakuptimtė kjo si gjithēka tjetėr kėtu, nė kėtė Kosovėn tonė tė vogėl, ku gjen gjithēka, pėrpos guxim qytetar, sepse tashmė e kemi gjetur edhe alibinė e tipit... “e ku ta gjejmė guximin?!Guximtarėt nuk ta japin!”...

Nuk e di ēka mė shkrepi tė flas pėr guximin dhe guximtarėt e munguar. Nuk ėshtė e vėrtetė! Kėtu ka shumė guxim, ka edhe shumė guximtarė!

Guximtarėt kanė guxuar ta pėrēudnojnė shtetin pa e ndėrtuar akoma, kanė guxuar ta rrjepin kėtė vend nė llogari tė interesave tė veta...

Pėr tė gjithė ata qė nuk e dinė, shuma e pėrfituar nga shitja e aseteve publike ėshtė qesharake. Kosova ēdo ditė rangohet nė krye tė listave pėr vendet me krim tė organizuar e korrupsion tė lartė. Vota vidhet ashtu sikurse pasuria e pėrbashkėt. Fjala publike hahet mė lehtė se gjella e drekės, premtimi elektoral shkrihet si flluskė dėbore dhe e vetmja flluskė qė nuk u shkri akoma as nė kėtė vapė e tė nxehtė afrikan ėshtė fusnota e Edita Tahirit.

Kosova ende pėrpėlitet nė procesin e pambarimtė tė liberalizimit tė vizave- 15 muaj kanė shkuar dhe premtimi elektoral nuk u mbajt. Kemi mbetur gropa e zezė e Ballkanit nė kėtė proces- as 2 milionė njerėz qė e “kėrcėnojmė” Evropėn, e nuk na pranojnė brenda. Koncesionet ndaj Serbisė me bekimin e aleatėve dhe miqve tanė mė tė mėdhenj shtohen dhe jemi ne vetė ata (qeveria e Kosovės, alias Hashim Thaēi) qė i bėjmė koncesionet. Dorėn nė zemėr ndihmėn dhe shtytjen e madhe e kemi nga ndonjė ambasador i akredituar kėtu. Mė e keqja ėshtė se koncesionet i bėjmė nė kurriz tė Kosovės me efekte afatgjata pėr interesa afatshkurtra tė ndonjė dite mė shumė nė mandate tė diskutueshme pushtetarėsh.

Mitrovica edhe pėr mė tej mbetet e ndarė nė Urėn e Ibrit, de facto dhe de jure ėshtė e tillė: e ndarė! Sigurisht qė sot, pas 13 vjetėsh Shkurte Fejza nuk do kishte guxuar tė kėndonte “Jo nuk ndahet Mitrovica pa u farue djem e ēika” dhe ndoshta nė kėtė bjerrje guximi edhe ėshtė penduar pėr entuziazmin e dikurshėm...

Veriu tashmė ėshtė bėrė problem i patejkalueshėm. Pa ēare do pėrballemi me tė. Ėshtė kthyer nė gangrenė dhe, edhe pse pushtetarėt janė pėrbetuar se s’ do ketė bisedime politike, ato janė nė prag. Pritet sall tė pajtohet Serbia me formatin e tyre. Ne nuk kemi guximin tė kundėrshtojmė ndėrkombėtarėt. Madje as atėherė kur interesat e tyre bien ndesh me interesat e vendit, bien ndesh me kushtetutshmėrinė (fjalė me tė cilėn e kanė gojėn plot politikanėt).

Pėrndryshe nuk do na kishte ndodhur qė njė ambasador ta quante veten me mburrje “Zeusi i Kosovės”.

E ndėrsa fshati digjet... pushtetarėt hahen pėr influenca, garojnė madje edhe brenda llojit. Ende sot e kėsaj dite vazhdon lufta e pakuptimtė pėr merita nė njohjet e Kosovės. Numri i vendeve qė na kanė njohur ėshtė evaziv, deklarohen me tė madhe njohje tė pritshme, ndėrkaq asgjė nuk ka lėvizur nga pothuaj 5 vite mė parė: ende 5 vende tė BE-sė s’na e njohin shtetėsinė.

Papunėsia rritet pėrditė, varfėria po ashtu, kriza e rrymės dhe e ujit ėshtė permanente dhe duket se gjithēka shkon teposhtė. Shteti nuk mund t’i pėrgjigjet mė qytetarit. Sė paku jo ky lloj shteti qė kemi ndėrtuar. Tė ngjashėm, me shtetet e Afrikės, ku paraja dhe pasuria ėshtė mbledhur nė dorėn e 2 pėr qind tė njerėzve (nėnkupto pushtetarėt) dhe pjesa tjetėr t’i bėjė ēare vetes.

E shihni pra qė pėrkundrejt qytetarėve tė tyre, pushtetarėt e sotshėm dhe ata tė djeshėm, madje edhe ata qė do vijnė nesėr nė pushtet e kanė gjetur guximin?
 
Merita e tyre mė e madhe ėshtė se kanė guxuar tė na e shndėrrojnė shijen e lirisė nė shijen e njė muti tė madh...

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 4 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn