
A e kafshon njeriu tokėn? Dikush mund tė thotė: jo, jo nuk e kafshon, por ndodh qė bjen nė dy gjunjtė dhe e puth. Pėr puthjen e tokės, ekziston njė tregim i vjetėr. Njė perandor romak, pas njė beteje tė fituar, i vuri nė sprovė dy bijtė e vet, duke iu thėnė se ai i cili do tė arrijė i pari tė puthė nėnėn e vet, atij do ia lėrė fronin trashėgim. Djemtė ishin gati tė niseshin pėr tė arritur vrap tek e ėma, por nė ēastin e nisjes, njėri prej tyre zbriti nga kali dhe ra nė gjunjė dhe e puthi tokėn.
Nė atė moment, mbreti e shpalli garėn e pėrfunduar, duke iu thėnė djemve se toka ėshtė nėna e juaj. Djali qė e puthi tokėn e fitoi fronin mbretėror. Nė fakt, toka e puthur ishte tokė e pushtuar, d.m.th. e huaj, por perandori deshi ta trajtojė me respekt, sikur tė ishte e veta. E ne si po e trajtojmė tokėn tonė, tokėn e tė parėve tanė, tokėn e Kosovės, tė mėmėdheut tonė tė dashur? A po e puthim, apo po e kafshojmė?
Nga do qė shkojmė nėpėr Kosovė, prej rrugėve kryesore po shohim kodra tė kafshuara. Gurėthyesit e shumtė, me punėn e tyre, po krijojnė pamje trishtuese nė vend. Njė ndjenjė armiqėsie, agresiviteti dhe brutaliteti ndaj tokės, ndaj peisazheve dhe natyrės po vėrehet kudo. Nė anėn tjetėr, peisazhet e shkatėrruara, qė dikur ishin tė bukura, po ndikojnė negativisht nė mendjet tona, nė shqisat tona, nė shpirtin dhe shėndetin tonė. Njė sociolog i njohur francez, kishte vėrejtur se ekuilibri mental, nė pjesėn mė tė madhe ėshtė rezultat i asaj se objektet materiale, me tė cilat jemi nė kontakt tė pėrditshėm, nuk ndėrrojnė ose ndėrrojnė fare pak, duke na ofruar njė imazh tė permanencės dhe stabilitetit. Pra, kemi njė lidhje tė fortė me mjedisin fizik dhe ndryshimet dramatike nė mjedis, padyshim se ndikojnė nė prishjen e stabilitetit tonė shpirtėror.
Shtrohet pyetja, a e duam ne tokėn e vendit tonė, dhe pse e duam? A e duam pėr shkak tė pasurisė ose kamjes sė saj; apo pėr shkak tė bukurisė dhe pamjes sė saj? A e duam pėr shkak fitimit nga se e posedojmė, ėshtė e jona; apo edhe pėr shkak tė nderit, nga se jemi tė saj? E nėse dashuria ndaj tokės ėshtė romantizėm, sė paku mund tė pyesim: a kemi ndjenjė dhimbjeje e keqardhjeje pėr mėnyrėn se si po e trajtojmė tokėn tonė? A kemi farė shije se ēfarė pamjesh po krijojmė? Ose, farė ndjenje, se ēfarė dėmesh po shkaktojmė? Kur i sheh kodrat dhe malet se si po shkatėrrohen duke i gėrmuar buldozerėt, ditė pėr ditė, e nga ēdo anė, thua me vete: po tė kishin kėmbė ato kodra a do tė iknin, po tė kishin gojė a do bėrtisnin, po tė kishin zemėr a do tė qanin! Ē’ėshtė ky hidhėrim i njeriut me tokėn e vet?! Ē’ėshtė kjo mungesė shije estetike dhe ndjenje etike pėr vendin e vet? Ē’ėshtė kjo pabesi ndaj kodrave dhe maleve tė cilat dikur na mbronin e strehonin? A janė bėrė gurėthyesit, besėthyes ndaj tokės e malit qė i mbajti e i mbrojti nė ditėt mė tė vėshtira?
Plagėt e kafshimit po rriten ēdo ditė, pėrderisa ilaq pėr shėrimin e tyre nuk gjendet dot. Infermierėt (inspektorėt, sicc.!), nuk dinė se ē’tė bėjnė! Ata, dinė t’i lidhin plagėt e njerėzve, por jo ato tė maleve, tė kodrave e tė tokės! Atėherė kur nėpėr ato male, mjekėt dhe infermierėt i lidhnin e shėronin plagėt e njerėzve, as qė ju ka shkuar mendja, as qė kanė paramenduar, se pas njė kohe, jo njerėzit, por kodrat do tė plagosen. Askush s’e ka kujtuar, se plagė gjigante do tė hapen kudo nėpėr kodrat nėpėr tė cilat para ca kohe vriteshin dhe plagoseshin njerėzit. Kush e ka besuar se tė plagosurit e dikurshėm, do ta plagosin kaq rėndė tokėn e vet!
Banorėt qė jetojnė nė afėrsi tė gurėthyesve, po e ndiejnė fort dhimbjen e kafshimit tė tokės sė tyre. Pluhuri i bardhė, pėrditė po ua mbulon pullazet e shtėpive, terrasat, oborret, kopshtet, arat, lėndinat, livadhet dhe malet pėr rreth. Nė hall me kėtė punė kanė rėnė jo vetėm njerėzit, por edhe kafshėt, shpendėt, insektet, bimėt e egra e tė buta, drunjtė e rinj e tė vjetėr, pemėt e perimet, lulet dhe bari, uji e ajri. Ēdo gjė e gjallė bjen nė hall prej plagėve tė shkaktuara nga kafshimi i nėnės-tokė, nga biri i vet i llastuar - njeriu!
Dhe nė Kosovėn e lirė, nuk po kafshohet vetėm toka, vetėm kodrat e malet, vetėm guri e druri, por edhe uji e lumi. Plagė tė mėdha i janė bėrė sidomos Drinit tė Bardhė, i cili nuk duket mė i bardhė, pėrveē se nė burimin e vet. Lumi legjendar ėshtė sakatosur prej kafshimit tė shtratit tė tij dhe tė fushave pjellore pėr rreth. Do nevojitet kohė derisa tė shėrohen plagėt e krijuara.
Nė fund, secili mund tė thotė: "Nuk di se ēka na gjeti!" Por njė prijės indian, nė letrėn qė ia pat dėrguar njė kryetari amerikan, pat thėnė: ”Ēkado qė e gjen tokėn, do t’i gjejė edhe bijtė e saj”.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)