Ushqimet e Shpërblyera Kosovare

Biseda e rastësishme në atë kurs mes shkrimtares Mirjam Letsch dhe Anke Gerrits, kryetares së organizatës humanitare “Care for Kosovo Kids” (Kujdes për Fëmijët Kosovarë), bëri që të lindë ideja për të publikuar Librin Street Food Kosovo.

Është libri me fotografitë e mahnitshme dhe përshkrimet e lezetshme të ushqimit të vendit.
Libri vendosi Kosovën në hartën gastronomike, por edhe ndikoi në për jetën e shumë fëmijëve kosovarë që kanë shumë nevojë për ndihmë.

Pas bisedës së bërë në Holandë, Mirjam ka udhëtuar në Kosovë me dizajnerin grafik Nowlla Straakenbroek, për të parë nëse ka material për një libër recetash.

Të dy kanë bashkëpunuar në librin “Street Food India” (që cilësohet si libër i llojit ‘look and cook’ – shiko dhe gatuaj – sepse është plot fotografi që krijojnë diçka me të cilën mund të jenë të ngopur edhe sytë edhe stomaku) dhe thanë që kanë kuptuar që ka mjaft për të përfshirë.

 “Jam ba ‘adikt”, “Më kanë pëlqye njerëzit, atmosfera, dhe ushqimi”, thotë Mirjam.

Dhe kur kanë vizituar organizatën “Care for Kosovo Kids”,  u është shtuar dëshira për të ndihmuar më shumë për të mirë të fëmijëve.

Organizata humanitare “Care for Kosovo Kids” është organizatë me bazë vullnetare dhe punon drejtpërdrejt me Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë në sigurimin e furnizimit me ilaçe për fëmijë e sëmurë.

Mirjam thotë “me pasë një fëmijë që vuan me kancer duhet të jetë e tmerrshme. Dhe me ditë që ilaçet ekzistojnë që mund të shpëtojnë fëmijën tënd, por si prind mos me pasë para për to është edhe më e tmerrshme”.

Prandaj Street Food Kosovo dhuron 50 për qind të përfitimeve për ndihmë të këtyre fëmijëve.
Mirjam  ka vizituar tri herë  Kosovën për të mbledhë  material për projektin e saj-publikimin e librit me receta kosovare.

Ajo përshkruan se si ka bërë fotot, ka folur, ka shijuar, ka marrë shënime, ka shikuar gjatë gatimit dhe ka pa si janë kuzhinat. Ajo thotë se kjo është mënyra perfekte për t’u njoftuar me një popull dhe një vend.

Libri që është krijuar prej këtij procesi është i pasur.

Fotot tregojnë gratë duke gatuar, restorantet e preferuara të qyteteve, imazhe nga afër me tekstil, përbërësit, dhe tava.

Ka kapituj për meze dhe sallatë, për turshi, brumëra, pite, pije, supa dhe ëmbëlsira.

Mirjam thotë se i pëlqen që në recetat tradicionale për pitet me spinaç dhe hithër  të fusë edhe arrat e erëzat.

Gjithashtu asaj i pëlqen edhe ajvari që thotë se është shumë i mirë kur kombinohet me djathë të dhisë dhe verë të mirë.

Por si është mirëpritur në Holandë ky libër me përshkrime të bereqeteve kosovare?

Mirjam thotë që kurrë në Holandë nuk është takuar me njerëz që kanë pasur një ide se çfarë hanë kosovarët.

Por fakti që menjëherë pas botimit, libri i saj është shpërblyer me çmimin Libri i Vitit për Receta në Holandë (në kategorinë e punës humanitare) ka ndihmuar për promovimin e ushqimit kosovar.

Po ashtu ky libër fitoi edhe në muajin shkurt të 2015-ës një tjetër çmim për cilësi në ushqim.

Për shumë arsye libri është një inspirim për oreks të mirë; ju bëftë mirë!

**Street Food Kosovo është në dispozicion në gjuhën angleze prej librarive Buzuku dhe Dukagjini në Prishtinë**

Elizabeth Gowing është bashkëthemeluesja e OJQ-se kosovare The Ideas Partnership, Gjithashtu është autorja e Travels in Blood and Honey; becoming a beekeeper in Kosovo (Signal Books, 2011) dhe Edith and I; on the trail of an Edëardian traveler in Kosovo (2013) – ëëë.edith-and-i.com – për Edith Durham. Mund të kontaktohet në [email protected]