Ilir Deda: Qeveria, Fajtore për Dhunën e Vetëvendosjes

Sipas deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, Serbia po triumfon për shkak të nivelit që kanë rënë partitë politike.

Po ashtu ai përmendi edhe veprimet e policisë gjatë aksioneve të “Vetëvendosjes” kundër “Zajednicës.

“Mua më frikëson kjo hapësira që politika e partive politike të shqiptarëve do të shkojë drejt konfrontimit, ndërsa nga ana tjetër do të kemi konsolidim bashkësisë së komunave të serbëve”, tha Deda.

Gjithashtu, Deda u ankua se masat policore të qeverisë po e detyrojnë Vetëvendosjen që të përdorë dhunë.

“Që qeveria të përdorë mekanizma apo policing në mënyrë qysh nuk lejohet që të përdoret në një shtet demokratik, dhe që subjekti të cilit i takoj unë të tentojë me dhunë t’i hjek grilat nga qeveria, kjo nuk është situate normale”, tha Deda.

Ndërkaq, anëtari i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, ngriti shqetësim lidhur me policët dhe këshilltarët e këshilltarët e ministrive, që sipas tij ata po thirren në emër të tjetër kujt.

“Shumë herë dëgjoj policë që flasin në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kjo nuk është në rregull, duhet të flasë titullari dhe jo polici, dhe shumë herë nga ministritë dëgjoj që këshilltarët flasin në emër të Kosovës kur nuk është përgjegjësi e tyre ajo, por është përgjegjësi e atyre që janë zgjedhur”, tha Haliti.

Gjatë kësaj mbledhje u tha se afër 85 për qind e punëve të parapara të këtij komisioni janë kryer. Ndërsa anëtarët e tij kërkuan që të vijë të raportojë ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni dhe ministrja pa Portofol, Edita Tahiri, çka u miratua.