Nis Barrikadimi i Qeverisë

Në këto çaste, objekti i Qeverisë së Kosovës është rrethuar me barrikadë të hekurt nga policia e Kosovës. Barrikada është vendosur jashtë oborrit të qeverisë.

Po ashtu, pranë objektit të qeverisë po qëndrojnë pjesëtarë të policisë së Kosovës, por në numër të vogël.

Protesta e thirrur nga Vetëvendosje për shkarkimin e ministrit për Kthime dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq, dhe parandalimin e privatizimit të Trepçës, pritet të fillojë në orën 12 nga sheshi “Zahir Pajaziti” drejt sheshit “Skënderbeu” ku gjendet ndërtesa e qeverisë.

Në protestën e së shtunës, një grup i protestuesve kanë hedhur gurë ndaj ndërtesës së qeverisë duke thyer shumë xhama të saj.