Alma Lama: Anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme Nuk Dinë Anglisht
15.12.2014 - 11:50
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja, Alma Lama, ia bëri një pyetje interesante sekretarisë së Kuvendit gjatë seancës së sotme.
Pasi ka kuptuar se kush janë anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Lama tha se 80 për qind e anëtarëve të këtij komisioni nuk dinë anglisht.
“Dua ta pyes sekretarinë e Kuvendit nëse do të shpall konkurs për përkthyes për Komisionin e Jashtëm”, tha Lama.
Kryetari i Kuvendit e mori këtë pyetje të Alma Lamës si “sugjestive”.
“Është një pyetje sugjestive, por besoj se e dinë. Edhe nëse nuk e dinë, e mësojnë”, tha kryeparlamentari Kadri Veseli duke iu përgjigjur pyetjes së Alma Lamës.