Thaçi e Mustafa Njoftojnë Presidenten për Arritjen e Marrëveshjes

Sipas këtij departamenti, liderët e dy partive më të mëdha kosovare i thanë presidentes marrëveshja përmbush kriteret për krijimin e institucioneve.

 “Kryetarët e të dyja partive politike parlamentare e informuan Presidenten edhe për hapat e mëtejmë në ndërtimin e institucioneve të reja të vendit. Ata theksuan se marrëveshja ndërmjet tyre do të përmbushë edhe kriteret e përcaktuara kushtetuese dhe shoqërore për institucione përfshirëse e të përgjegjshme”, thuhet në komunikatën e Departamentit të Informacionit.

Sipas komunikatës presidentja Jahjaga i siguroi liderët se do të jetë në funksion të garantimit të  funksionimit demokratik të institucioneve dhe në zbatim të plotë të Kushtetutës e të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.