Mustafa Shfajësohet në Facebook për Prishje të Koalicionit

Mustafa në Facebook falënderoi kryetarët e partive të koalicionit paszgjedhor për përpjekje të përbashkëta.

“I falënderoj partnerët e koalicionit paszgjedhor, z. Haradinaj, z. Kurti dhe sidomos z. Limaj për përpjekjet e përbashkëta që bëmë për të krijuar kushte për një qeverisje krejtësisht tjetër të vendit që ishte synim i shumicës prej nesh”, shkroi Mustafa në profilin e tij.

Ai më poshtë për prishjen e këtij koalicioni fajësoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe mosreflektimin e partnerëve karshi rrethanave të reja.

“Për fat të keq realizimin e këtij synimi e bëri të pamundur vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe kriteret e përcaktuara për mandatimin e qeverisë, por edhe mungesa e gatishmërisë për të reflektuar karshi rrethanave të reja të krijuara”, vazhdoi postimi i Mustafës.

Mustafa tregoi se marrëveshje për koalicionin qeverisës të vendit, vjen pas një diskutimi të gjatë me liderin e PDK-së, Hashim Thaçin.

“Qeveria do të drejtohet nga LDK-ja dhe ndarja e përgjegjësive në të gjitha nivelet do të jetë e barabartë. Biseda u zhvillua me prezencën e presidentes së vendit dhe ambasadores së ShBA-ve”, sqaroi Mustafa.

Ai shkroi se për këtë koalicion e ka edhe përkrahjen e partisë.

Ky takim u bë pas pajtimit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së që të negociohet me të gjithë spektrin politik shqiptar dhe të komunitetit pakicë për themelimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe po ashtu pas shumë deklaratave të AAK-së për koalicionin paszgjedhor”, përfundoi Mustafa.