Problemet e Fëmijëve Po Trajtohen “Sot Për Nesër”

Në këtë takim u diskutua, analiza buxhetore mbi politikat sociale për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë, e cila si qëllim ka të shtjellojë financimin e politikave aktuale, të mirëqenies sociale me theks të veçantë për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë.

Blerta Perolli, drejtoreshë në KOMF, tha se objektiv i kësaj organizate është fuqizimi i mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë.

“Analiza Buxhetore mbi politikat sociale për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë ka për qëllim ta shtjellojë  financimin politikave aktuale të mirëqenies së tyre, dukë vënë theks të veçantë politikat aktuale për fëmijët në Kosovë, dhe njëkohësisht të ndikojë”, tha Perolli.

Ndërsa Behxhet Gaxhiqi nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenies sociale tha se paratë e dedikuara për fëmijët nga këndi institucional po arrijnë tek fëmijët, pasi që është granti qeveritar që ndahet për një pjesë të përfitueseve që janë fëmijë.

“Për herë të parë në Kosovë do të dalin të dhëna konkrete ku do të flitet me të dhëna konkrete, jo vetëm pse në dëshirojmë të themi se kemi kaq fëmijë në punë, por ku për herë të parë në Kosovën e paslutfës do të dalin të dhëna për punën e fëmijëve në rrugë” tha Gaxhiqi.

Në këtë takim u bë edhe prezantimi i raportit “A po arrijnë tek fëmijët në nevojë paratë e taksapagueseve?”.

Sharr Kurtishi, hartues i Analizës dhe njohës i politikave publike dhe financiare tha se gjatë këtij hulumtimi janë shtruar shumë pyetje se cilat rreziqe po u kanosen fëmijëve në Kosovë.

“Nuk po e rregullojmë problemin në një periudhë afatmesme, ose afatgjatë, por po e rregullojmë problemin për një periudhë sot për nesër, dhe si rezultat ne e shohim këtë qasjen holistike ku do të duheshim të jetë një strategji, e cila do të duhet të jetë edhe prioritet kombëtarë mbrojtja e fëmijëve”, tha Kurtishi.

Skema e Asistencës sociale ka për qëllim garantimin e sigurisë sociale në kuadrin e gjerë të mbrojtjes sociale në Kosovë, në mënyrë që të lehtësohet varfëria me anë të ndihmave sociale për familjet në gjendje të nevojës sociale.