Pesë Vjet Burg për Oscar Pistorius

Ai ishte shpallur fajtor për vrasjen e të dashurës së tij, Reeva Steenkamp, më 12 shtator të këtij viti ndërsa sot atij i është caktuar dënimi me pesë vite burgim nga Gjykata e Lartë në Pretoria të Afrikës së Jugut.

Në dënimin e saj, Gjykatësja Masipa vendosi se një dënim pa burg do të dërgonte mesazhin e gabuar për komunitetin, por një dënim i gjatë nuk do ishte i përshtatshëm, sepse kjo do të dukej e pa mëshirë.

Familja e atletit konfirmuan se Pistorius nuk do ta apelojë vendimin, ndërsa familja Steenkamp thanë se ndëshkimi “është i drejtë”. Prokuroria nuk ka vendosur ende nëse do të apelojë kundër dënimit Pistorius.

Pistorius më gjasë do të vuajë ‘një të tretën e dënimit’ në burgim.

Përveç dënimit me burgim, Pistorius e ka të ndaluar që për tre vjet nga posedimi i armëve të zjarrit.