Gazeta Jeta në Kosovë Fiton Çmim për Gazetari Hulumtuese

Gazetarja Meritë Krasniqi është shpërblyer me vendin e tretë në konkursin për gazetari hulumtuese në fushën e arsimit të organizuar organizate qeveritare gjermane GIZ dhe të monitoruar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. 

Artikulli i saj “Njerëz me Ndikim Fitojnë Bursat e Shtetit”, në bashkëautorësi me Njomza Salihin tregonte se nga një marrëveshje shtetërore me City College në Greqi kishin fituar shkollimin në mënyrë të parregullt këshilltarët politikë, të afërmit e zyrtarëve publikë dhe deputeti i PDK-së Fadil Demaku. 

Vendi i dytë i takoi Una Hajdarit me artikullin “Sistemi i çakorduar arsimor i minoriteteve”, të publikuar në të përditshmën Zëri.

Pavarësisht që në fillim Giz kishte paralajmëruar se nuk do të shpërbleheshin dy gazetarë nga e njëjta media, çmimi i parë iu nda tre gazetarëve të gazetës “Koha Ditore”.

Besnik Krasniqi fitoi me shkrimin “Profesorët mashtrues të UP-së, Vehbi Kajtazi me “Mujë Rugova punësoi Esat Belajn dhe Gazmend Maliqin”dhe Salie Gajtani me “MASHT-i bënë projekt për mesazhe telefonike në kurriz të prindërve”.