Haradinaj: Nuk Ka Ridefinim të Marrëveshjes së Bllokut

Haradinaj tregoi se në këtë takim u shqyrtua mundësia e sqarim ligjore dhe kushtetuese që, sipas tij, në seancën e ardhshme kur do të mbahet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët.

Në deklaratën e tij, Haradinaj shkrehu kritika ndaj kryeministrit në largim Hashim Thaçi duke thënë se “diktatura brina nuk ka”.

I pari i AAK-së tha se nuk do të ketë takim me kryeministrin Hashim Thaçi për arritjen e ndonjë marrëveshjeje pasi që “Qeveria në ikje në krye me Hashim Thaçin i cili tanimë është vetëm deputet po e kriminalizon vendin dhe keq qeverisjen”.

“Këtë e dëshmon edhe Raporti i fundit i Progresit për Kosovën nga Bashkimi Evropian”, tha Haradinaj.

I pyetur për kritikat e adresuara nga ndërkombëtarët për mos konstituimin e Kuvendit, Haradinaj tha “Ne në vazhdimësi kemi pasur deklarata për konstituimin e institucioneve nga ndërkombëtaret por edhe nga qytetarët e vendit”.

Haradinaj tregoi se përpos përfaqësuesve të  bllokut sot gjatë ditë pritet të ketë takim edhe mes ekspertëve të bllokut në mënyrë që të debatohet lidhur me sqarimin e bazës ligjore për konstituimin e institucioneve.