Shtyhet Vizita e Edi Ramës Në Serbi

Kjo thuhet të jetë marrëveshja që Rama bëri me homologun e tij serb, Aleksandar Vuqiq, në një bisedë telefonike që e patën gjatë ditës së sotme.

Vuqiq edhe më herët kishte paralajmëruar se gjatë vikendit do ta jepte një përgjigje nëse ishte i gatshëm ta priste në Beograd më 22 tetor kryeministrin shqiptar, pas ngjarjeve që ndodhën në stadiumin e Beogradit gjatë nddeshjes futbollistike Serbi- Shqipëri, të cilat acaruan raportet ndërmjet dy vendeve.

Televizioni shqiptar Top Channel raporton se Rama dhe Vuqiq kanë vlerësuar se “incidentet në ndeshjen Serbi-Shqipëri ishin tejet të padëshiruara” ndërsa janë shprehur se nuk duhet humbur mundësia për t’u afruar në funksion të stabilitetit të rajonit.

Në komunikimin e tij të fundit me media, gjatë një interviste në CNN, kryeministri shqiptar, Edi Rama, kishet shprehur gatishmërinë të shkojë ët mërkurën në Beograd, pavarësisht tensioneve të ngritura.