Konfiskohen I-Phone 6 Kontrabandë në Aeroport

Siç njofton Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve rutinore të udhëtarëve të fluturimit Stamboll – Prishtinë oficerët doganorë kanë arritur të gjejnë në valixhen e një udhëtareje telefona Iphone 6 të cilët ishin të kamufluar së bashku me gjësendet tjera personale.

Vlera e mallrave të cilat janë konfiskuar kalon 1500 euro kurse sasia është 4 copë. Telefonat janë produkte e reja të cilat sapo kanë dalë në treg, Iphone 6 dhe Iphone 6+.

“Dogana iu bën thirrje të gjitha kompanive të cilat merren me importin e telefonave të deklarojnë mallrat e tyre përndryshe të gjithë do t’i nënshtrohen konfiskimit dhe gjobave”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.