Vetura e Policisë Tejkalon në Vijë të Plotë

KALLXO.com posedon fotografi në të cilat kjo veturë shihet në dy vende duke tejkaluar jashtë rregullave.

Në një rast, vetura e policisë tejkalon në vend të gabuar, pavarësisht se shihet qartë shenja e ndalimit të tejkalimit dhe vija e plotë.

Ndërsa në rastin e dytë, e njëjta veturë shihet duke tejkaluar një kolonë automjetesh, ndërsa përballë saj shihet duke ardhur një automjet tjetër i rëndë.
Në asnjërin rast në foto nuk shihet që vetura e policisë të ketë qenë në lëvizje urgjente, pasi që nuk vërehet e ndezur drita rreth-rrotulluese, e cila do t’i arsyetonte veprimet e tilla.