Amerikani që Ndihmoi në Hartimin e Kushtetutës Shpjegon “Grupin më të Madh Parlamentar”

Gjatë viteve 2007 dhe një pjesë të vitit 2008, Tunheim ka qenë këshilltari kryesor dhe ekspert i angazhuar nga USAID në Komisionin  për hartimin e Kushtetutës së Kosovës.

“Sipas meje, grup parlamentar është ai grup që punon bashkë në parlament, por Gjykata Kushtetuese e ka përkufizuar ndryshe këtë term, sipas interpretimeve të saj mbi partitë dhe koalicionet politike dhe regjistrimit të tyre. Në mendimin tim, grupi parlamentar është grupim brenda Kuvendit”, tha gjykatësi Tunheim kur u pyet se si do ta përkufizonte termin “grupi më i madh parlamentar”, në cilësinë e personit që ka ndihmuar hartimin e Kushtetutës

Në këtë intervistë, gjykatësi Tunheim foli edhe për vendimin e parë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në kërkesën e Presidentes Atifete Jahjaga, për vendimin e dytë të kësaj gjykate në kërkesën e PDK-së, për atë çka nënkupton “shumica parlamentare” për gjykatësin Tunheim si dhe për dyshimet që anëtarë të Gjykatës Kushtetuese janë të afërt me PDK-në dhe janë parë duke u takuar me zyrtarë të lartë të kësaj partie, para marrjes së vendimit të Gjykatës.