Paraburgim Për Penguesin e Procesit të Votimit

Një gjyqtar i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve te Rënda të Gjykatës Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për personin me inicialet E. B.

Paraburgimi është kërkuar nga Prokuroria Themelore e këtij qyteti të Dukagjinit, ndërsa i paraburgosuri dyshohet se të dielën e 8 qershorit ka penguar procesin zgjedhor.

Pengimi i procesit zgjedhor ndëshkohet me nenin 217, paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ky nen penguesin, ose ndërprerësin e procesit zgjedhor e dënën prej 1 deri në 3 vjet burg.

E. B., shqiptar i Kosovës do të rrijë në paraburgim deri më 8 korrik.