Sekiraqa Akuzohet se Nxiti Vrasjen e Triumf Rizës

EULEX-i bëri të ditur se ngriti aktakuzë ndaj Enver Sekiraqës njeriut që ka namin e gangsterit më të njohur të Prishtinës.

Ai akuzohet për nxitje të një personi për të kryer vrasjen e policit kosovar Triumf Riza dhe për vepra të tjera.

Riza u qëllua për vdekjen gusht të vitit 2007, nga një vrasës i paguar, i cili dyshohet se ka punuar për Enver Sekiraqën.

Pas vrasjes së Rizës u raportua se Sekiraqa ishte arratisur dhe ishte fshehur në pjesën veriore të Kosovës e cila kontrollohej prej serbëve dhe pastaj kishte ikur në Irlandë.

Autoritetet e Kosovës kishin lëshuar një urdhërarrest për të në vitin 2008 dhe për dy të tjerë, Rrahim Rrahman Avdullahun dhe Ilir Ymer Avdullahun. Ky i fundit mbetet ende i lirë.

Po ashtu, tre persona të tjerë janë dënuar që nga e vrasja e rëndë e Rizës.

Sekiraqa është duke u mbajtur në paraburgim që nga janari i 2014-ës.

Ai po ashtu është i kërkuar nga Interpoli me akuzat për vrasje, përdhunim, krime të tjera seksuale, krim të organizuar dhe vjedhje.

Në shtator të vitit 2007, restoranti i Sekiraqës në Prishtinë u dëmtua nga një bombë, ku më pas u zbulua se kjo bombë ishte vënë nga gjashtë zyrtarë policorë, ku si pasoj e saj mbetën të vdekur dy persona dhe disa të tjerë u plagosën.