Tre muaj Paraburgim për Ukë Rugovën

Rugova është arrestuar nga policia e EULEX-it më 5 shkurt, kur edhe është bastisur shtëpia e tij në lagjen Velania në Prishtinë.

Izet Beqirit dhe Florian Petanit po ashtu u është vazhduar masa e paraburgimit edhe për tre muaj të tjerë.

Ndërsa për Fitim Beqirin, Visar Beqirin, Asad Beqirajn, Edison Idrizajn, Hamza Beqirin dhe Driton Vocën gjykata ka vendosur që të ju zgjasë arrestin shtëpiak edhe për tre muaj. I përfshirë ka qenë edhe Qefser Baholli, por më 6 shkurt gjykata e la atë të lirë.

Zgjatjen e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak e ka konfirmuar edhe avokati Mahmut Halimi mbrojtësi i Visar Beqirit.

Halimi i tha Gazetës Jeta në Kosovë se sapo e ka pranuar vendimin dhe se nuk e di nëse do të ankohet kundër këtij vendimi.

Dhjetë të pandehurit dyshohen se janë të përfshirë në një grup të krimit të organizuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, duke përfshirë krim të organizuar, ushtrim ndikimi dhe mashtrim.