EULEX-i Gjobit Tomë Gashin me 500 Euro

Në seancën për caktimin e masave siguruese për Ukë Rugovën dhe të tjerët, e cila gjatë ditës së djeshme u ndoq me një pompozitet të madh, përveç masave të paraburgimit dhe arrestit shtëpiak, avokati Tomë Gashi është gjobitur nga gjykata me 500 euro.

Këtë informatë për Gazetën Jeta në Kosovë e konfirmoi edhe Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it.

“Dje, gjatë seancës gjyqësore të paraburgimit për dhjetë të pandehurit, gjykata ka gjobitur me 500 euro avokatin mbrojtës Tomë Gashin, për shkak të arrogancës shfaqur në gjykatore”,  tha Krasniqi.

Krasniqi tregoi se Gashi shfaqi mosbindje ndaj gjykatëses, avokatëve të tjerë mbrojtës, dhe urdhrave të gjykatëses së procedurës paraprake. 

Gazeta Jeta në Kosovë kontaktoi edhe Tomë Gashin, duke e pyetur për gjobën e shqiptuar.

“Nuk pe dijsha unë”, tha Gashi, duke buzëqeshur.