
Kriteret pėr tė ecur tutje nė garė sipas Komisionit Qeveritar tė Privatizimit nuk i kanė plotėsuar Elkos Group pronė e deputetit tė AAK’sė Ramiz Kelmendi, Monaco Telecom si dhe kompania “Geni” me bazė nė Luksemburg.
Vetėm pesė konkurrentė nga tetė sa ishin interesuar janė para- kualifikuar dhe kanė tė drejtė tė marrin pjesė nė tenderin pėr shitjėn e aksioneve tė ndėrmarrjės publike tė telekomunikimeve.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka njoftuar se kėta pesė operatorė ekonomikė i kanė plotėsuar kriteret e parapara nė kėtė garė publike.
“Kriteret e parapara nė thirrjen pėr parakualifikim kanė mundėsuar parakualifikimin e operatorėve tė telekomit dhe fondeve investuese qė kanė hyrė nė marrėveshje bashkėpunimi me operatorė tė telekomit apo qė kanė investuar mė herėt nė operatorė tė mėdhenj tė telekomit”, thuhet nė kumtesėn pėr shtyp tė Ministrisė pėr Zhvillim Ekonomik.
Nė garė ka mbetur kompania Albright Capital Management LLC e ish-sekretarės amerikane tė shtetit Madeleine Albright e cila ėshtė nė konzorcium me Portugal Telecom, kompania turke “Turkcell”, M1 International Limited nga Libani , konzorciumi i pėrbėrė nga “Twelve Hornbeams” e “Avicena Capital LLC”, i cili ka bashkėpunim me Sofrecom qė ėshtė pjesė e France Telecom si dhe si dhe konzorciumi i pėrbėrė nga “Columbia Capital” dhe “ACP Axos Capital Gmbh”, i cili ka bashkėpunim me “British Telecom” .
Qeveria e Kosovės planifikon tė shpallė fituesin brenda kėtij viti.
Ministri pėr Zhvillim Ekonomik Besim Beqaj nė njė konferencė shtypi tė mbajtur tė premten ka pohuar se nė shtator do tė hapet tenderi pėr shitjėn e PTK’sė ku do tė kenė mundėsi tė konkurrojnė kompanitė e parakualifikuara.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)