Xhaferi Qe Njė Javė nė Gjendje Kome

Arbėn XhaferiArbėn Xhaferi
nga  Gazeta JnK
© Tė drejtat autoriale

Arbėn Xhaferi, ish-lideri i Partisė Demokratike Shqiptare (PDSH) nė Maqedoni, vazhdon tė jetė nė gjendje kome, tashmė gati njė javė. Organet e tij vitale janė funksionale dhe konsorciumi i mjekėve ėshtė optimist se mund tė ketė ndonjė pėrmirėsim.

Ruzhdi Matoshi, sekretar i Pėrgjithshėm i PDSH-sė, konfirmoi pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė se zoti Xhaferi mbetet nė gjendje kome nė Spitalin e Shkupit.

Ai tregoi se ėshtė krijuar njė konsorcium mjekėsh, i cili po e pėrcjell gjendjen e Xhaferit. “Organet e tij vitale punojnė normalisht, por ai vazhdon tė jetė nė gjendje kome”, tha Matoshi, nėpėrmes telefonit.

Sipas tij, mjekėt janė optimistė se mund tė ketė ndonjė pėrmirėsim.

Politikani i shquar shqiptar vuante qe njė kohė nga sėmundja e Parkinsonit, e cila e kishte detyruar ta linte politikėn aktive. Ai u gjet nė gjendje kome nė banesėn e tij nė Tetovė, mbrėmjen e tė mėrkurės.

Xhaferi ishte kryetar i PDSH-sė pėr dymbėdhjetė vjet, deri nė vitin 2007 kur u tėrhoq nga politika aktive. Ai ėshtė dhe njėri nga nėnshkruesit e Marrėveshjes sė Ohrit, qė i dha fund konfliktit nė Maqedoni, mė 2001.
 
Ai njihet pėr edukatėn e tij politike dhe analizat gjithėpėrfshirėse tė botuara kohė pas kohe nėpėr gazetat shqiptare. Nė vitet e fundit si kryetar i PDSH-sė, ai mbėshteste ndarjen e Maqedonisė nė baza etnike dhe bashkimin e shqiptarėve nė njė shtet.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn