Shpėrthim nė Njė Kafeteri nė Mitrovicė

Foto arkiv: Gazeta JnKFoto arkiv: Gazeta JnK
nga  Gazeta JnK
© Tė drejtat autoriale

Njė shpėrthim ka ndodhur pak minuta para mesnatės, nė njė kafeteri, nė veri tė Mitrovicės. Policia ka njoftuar se njė granatė dore ėshtė aktivizuar nė kohėn kur lokali ishte i mbyllur dhe askush nuk gjendej brenda.

Nė bazė tė raporteve tė para policore, mjeti eksplodues, i cili nė rrethana ende tė pasqaruara, ka shpėrthyer nė lokalin “Tiha Noē” nė rrugėn “Kozara”, ka shkaktuar dėme materiale nė objekt ndėrsa nuk ėshtė raportuar pėr tė lėnduar nė njerėz.

Njėsitė e para reaguese tė Policisė sė Kosovės, nė vend tė ngjarjes, nė bazė tė vlerėsimeve preliminare kanė konstatuar se shpėrthimi kishte ndodhur nga aktivizimi i njė granate dore nė kohėn kur lokali ishte i mbyllur dhe askush nuk gjendej brenda nė lokal.

“Ekzaminimi i vendit tė ngjarjes ėshtė duke u proceduar nga njėsitė pėrkatėse hetimore tė drejtorisė rajonale nė Mitrovicė dhe njėsisė sė specializuar pėr trajtim tė mjeteve tė improvizuara eksploduese nga radhėt e Policisė sė Kosovės”, ka njoftuar Besim Hoti, zyrtar pėr informim publik i policisė nė Mitrovicė.
 
Hetuesit policorė janė nė pritje tė raportit ekzaminues tė ekspertėve, pėr tė pėrcaktuar llojin e mjetit shpėrthyes tė pėrdorur nė kėtė akt kriminal.

Policia ka iniciuar hetimet pėr tė zbuluar shkaqet, motivet dhe tė dyshuarit e mundshėm tė kėtij akti kriminal, deri mė tani tė panjohur.

Rasti ėshtė regjistruar si vepėr penale “shkaktim i rrezikut tė pėrgjithshėm” ndėrsa prokurori publik i prokurorisė sė qarkut nė Mitrovicė, ėshtė informuar lidhur me detajet e rastit.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn