Diaspora ankohet se ėshtė pėrjashtuar nga regjistrimi i popullatėsPėrfaqėsues tė Diasporės sė Kosovės insistojnė qė tė jenė pjesėmarrės aktivė nė institucionet e Kosovės, pėrfshirė 10 ulėse tė rezervuar nė Parlament.
Nė njė tryezė tė organizuar nga Instituti “Diaspora nė Zhvillim”, pėrfaqėsues tė mėrgatės kosovare kanė thėnė se ndihen tė pėrjashtuar nga tė gjitha sferat e jetės nė Kosovė.
Shaban Haliti, kosovar me qėndrim nė Zvicėr, ka kėrkuar ndryshime nė legjislative, nė bazė tė tė cilave ndryshime do tė sigurohen dhjetė ulėse nė Kuvendin e Kosovės pėr diasporėn kosovare.
“Ne si diasporė insistojmė qė tė jemi pjesėmarrės direkt nė institucionet e Kosovės”, tha Haliti.
Nė debatin me temėn “Diaspora dhe Kosova”, bashkatdhetarėt janė ankuar se janė pėrjashtuar nga regjistrimi i popullatės, sikurse dhe votimi.
“Regjistrimi i popullsisė duhet tė fillojė sa mė shpejt nė mėnyrė qė edhe nė tė konsiderohemi si pjesė e Kosovės”, ka thėnė Haliti.
“Ne jemi tė pėrjashtuar. Votimin nuk e kemi tė mundėsuar nė mėnyrėn mė tė lehtė, por ėshtė shume e komplikuar kėshtu qė institucionet e Kosovės duhet tė merren seriozisht me punėn e votimit dhe t’iu mundėsohet edhe qytetarėve qė jetojnė jashtė Kosovės, tė votojnė nė mėnyrė tė dinjitetshme”, tha Shaban Haliti.
Pėr bashkatdhetarin nga Zvicra, Faruk Osmani, njėherėsh kėshilltar i jashtėm i ministrit tė Diasporės, Ibrahim Makolli, diaspora mbetet e anashkaluar.
“Zvarritjet e shumta nė gjetjen e zgjidhjeve tė problemeve tė grumbulluara me vite, bėnė qė diaspora te mendojė se ėshtė e anashkaluar dhe e keqtrajtuar nga organet udhėheqėse tė vendit tė tyre”, tha ai.
Zyrtarė tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme thanė se nėpėrmes ambasadave dhe konsullatave do tė mund tė organizonin mbajtjen e zgjedhjeve nė qytete tė Evropės, ku ka koncentrim tė kosovarėve.
“Ne mund tė ndihmojnė nė organizim tė zgjedhjeve, mirėpo sė pari duhet tė zgjidhet me legjislacion ēėshtja e juaj dhe konsullatat dhe ambasadat tona do tė ndihmojnė nė mbajtjen e zgjedhjeve”, tha Agron Maloku, nga Ministria e Punėve tė Jashtme.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)