Objekti i ri i Prokurorisė nė FerizajProkuroria Komunale nė Ferizaj, e cila mbulon edhe Shtėrpcėn dhe Kaēanikun, me tetė prokurorė dhe stafin administrativ, ka ndarė tė njėjtin objekt me Gjykatėn Komunale.
Kjo prokurori, tė hėnėn filloi zyrtarisht punėn nė objektin e ri, tė marrė me qira, i cili ndodhet mbrapa objektit tė gjykatės.
Besnik Nuredini, administrator nė Prokurorinė Komunale nė Ferizaj, tha pėr Gazetėn JnK se objekti i ri ėshtė me standarde tė larta dhe moderne, i gatshėm pėr transformimet qė do tė bėhen nga Prokuroria Komunale nė Prokurori Themelore, nga viti i ardhshėm.
“Prokurorėt dhe stafi administrativ ka ditė qė po i bartin gjėrat e tyre nė objektin e ri. Teknikisht tė gjitha gjėrat pothuajse janė bartur, nė objektin e gjykatės ka mbetur arkiva e cila kėtė javė pritet tė bartet, si dhe kasafortat e prokurorisė pėr ruajtjen e sendeve me vlerė, tė cilat nuk janė bartur sepse janė shumė tė rėnda dhe ende nuk dihet saktė se me ēka do tė barten nė objekt tė ri”, tha administratori Nuredini.
Sipas tij, gjendja nė tė cilėn ka qenė mė herėt prokuroria ka qenė e vėshtirė. “Nė njė zyrė kanė punuar dy prokurorė dhe nuk ka pasur hapėsirė pėr punė. Objekti i ri siguron zyrė tė veēantė pėr secilin prokuror, si dhe tri zyre janė tė zbrazėta qė janė rezervuar pėr prokurorėt qė janė nė proces tė emėrimit. Nė objektin e ri, kryeprokurori ka zyrė tė veēantė, parazyrėn si dhe sallėn e kolegjiumit, po ashtu tani prokuroria ka edhe zyrėn e veēantė pėr ruajtjen e provave, qė mė herėt provat janė ruajtur nėpėr zyrat e prokurorėve”, ka treguar Nuredini.
Pėrderisa mė herėt tė pandehurit ėshtė dashur tė presin nė korridore sė bashku me policinė, nė objektin qė tani prokuroria ėshtė vendosur ėshtė edhe dhoma e ndalimit tė personave, deri te paraqitja e prokurorėve.
Me daljen nė objekt tė ri, pasi qė tani janė plotėsuar edhe teknikisht kushtet, prokuroria ka vendosur njė urdhėresė me tė cilėn ndalohet hyrja nė shkrimore tė prokurorisė e gjithė personave tė paautorizuar. Tė gjitha shėrbimet kryhen pėrmes sporteleve transparente.
Pėrparėsi e madhe e kėtij objekti ėshtė se gjendet nė tė njėjtin oborr me objektin e gjykatės, dhe sipas zyrtarėve tė gjykatės, kjo ėshtė njė lehtėsim i madh si nė kohė, shpenzime dhe efikasitet.
Krahas objektit dhe kushteve mė tė mira, prokurorisė pritet t'i bashkėngjiten edhe tre prokurorė tė rinj.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)