Presidenca: Mund Ta Dėrgojmė Votimin nė Kushtetuese

nga  Gazeta JnK
© Tė drejtat autoriale

Presidenca e vendit paralajmėron se mund t’ia pėrcjell rastin e votimit tė sė premtes tė Parlamentit tė Kosovės pėr interpretim Gjykatės Kushtetuese.

Kėshilltari i Lartė pėr Media Arbėr Vllahiu thotė pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė se Presidenca ka kompetenca tė dėrgojė procedurėn e votimit tė kodit penal pėr interpretim nė Gjykatėn Kushtetuese.

Sipas tij, votimi i rekomandimit tė komisionit pėr legjislacion tė Kuvendit tė Kosovės - i cili ėshtė bėrė pas kthimit tė projektkodit penal nga Presidenca - duhej tė bėhej nga shumica e votave tė tė gjithė deputetėve ashtu siē pėrcaktohet me nenin 80.4 tė Kushtetutės.

“Meqė sot kanė votuar vetėm 59 deputetė, ne po e analizojmė dhe konsiderojmė qė tė kėrkojmė interpretimin e Gjykatės Kushtetuese nėse me kėtė lloj votimi janė pėrmbushur kriteret qė kėrkohen me nenin 80.4”, tha Vllahiu.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 2 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn