Gjykata Speciale nė Beograd | Foto: FlickrZharko Rakiq, ish-banor i fshatit Viti, afėr Gjilanit, tha tė enjten para Gjykatės Speciale nė Beograd se situata nė Kosovė, pas arritjes sė forcave tė NATO-sė, KFOR, dhe Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, UĒK, ishte shumė e tensionuar dhe e pasigurt.
“Ēdo lloj gjėrash ndodhėn, nuk kishte autoritet, tė gjithė bėnin ēfarė donin, kishte pengmarrje dhe tė shtėna”, shpjegoi Rakiqi.
“U mora peng mė 19 qershor, nė rrugė. Isha nisur pėr tė shkuar te motra ime dhe dhjetė njerėz mė dolėn para. Na sulmuan dhe na mbajtėn tė burgosur gjithė ditėn. Disa nga ta vishnin uniforma, disa jo”, tha Rakiqi.
Sidoqoftė, dėshmitari nuk mund tė njihte asnjė nga tė akuzuarit.
Aktpadia e lėshuar nga prokuroria mė 11 gusht 2009, akuzon 17 ish-anėtarėt e UĒK-sė, si pjesė e “Grupit tė Gjilanit”, pėr torturim brutal deri nė vdekje tė tė paktėn 80 personave, midis fillimit tė qershorit dhe fundit tė dhjetorit 1999.
Tė paktėn 34 persona konsiderohet ende tė zhdukur, ndėrsa tė paktėn 153 qė janė burgosur ilegalisht dhe torturuar, janė liruar mė pas.
Zoran Stankoviq, njė nga tė mbijetuarit nga shkolla nė Gjilan, nė tė cilėn, sipas aktpadisė, persona janė mbajtur tė burgosur, janė torturuar dhe vrarė, dėshmoi se edhe ai ėshtė torturuar pėr disa orė nga ushtarė shqiptarė tė panjohur.
“Mė rrahėn pėr rreth tetė, ose dhjetė orė. Isha i mbuluar me tė nxira. Mė ēuan nė kat tė dytė dhe mė torturuan aty. Mbijetova vetėm falė shokut tė babait tim, qė i njihte kėta persona”, tha Stankoviqi.
Stankovici gjithashtu nuk ishte nė gjendje tė konfirmonte identitetin e torturuesve, por shtoi se nga njė shok shqiptar dėgjoi se i akuzuar Shefket Musliu ishte nė mes tė anėtarėve tė UĒK-sė.
Pėr momentin nė paraburgim janė Nazif Hasani, Ahmet Hasani, Faton Hajdari, Samet Hajdari, Ferat Hajdari, Kamber Sahiti, Selimon Sadiki, Agush Memishi, Burim Fazliu dhe Shemsi Nuhiu.
Tė akuzuarit Fazli Ajdari, Rexhep Aliu, Shaqir Shaqiri, Shefqet Musliu, Sadik Aliu, Idriz Aliu dhe Ramadani janė nė arrati, dhe duke qenė se nuk janė tė pranishėm, po gjykohen nė mungesė.
Gjykata nė Beograd dėnoi nėntė anėtarė tė Grupit tė Gjilanit me njė total prej 101 vitesh burgim pėr krime lufte ndaj civilėve mė 21 janar 2011.
Dhoma e Krimeve tė Luftės nė Gjykatėn e Apelit nė Beograd e hodhi poshtė vendimin mė 7 dhjetor 2011, dhe e ēoi rastin pėr rigjykim.
Ky artikull u botua fillimisht nga Drejtėsia Tranzicionale nė Ballkan, njė program rajonal i Rrjetit Ballkanik pėr Gazetari Hulumtuese (BIRN).
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)