Shpella e Zgatarit | Foto: FlickrProkuroria e Qarkut nė Prizren e akuzon Gani Osmanin se mė 8 nėntor 2011, rreth orės 23, nė shpellėn e “Zgatarit”, e cila gjendet nė afėrsi tė fshatit Zgatar tė Dragashit, me dashje e ka privuar nga jeta, Sefer Bazajn, nga fshati Sllatinė, komuna e Fushė-Kosovės.
Sipas aktakuzės, Osmani nė mėnyrė mizore dhe dinake, sė bashku me tė akuzuarin Hetem Nimani nga Mitrovica, nisen me veturėn “Reno Espace”, nė fshatin Sllatinė e marrin Seferin dhe nisen nė drejtim tė fshatit Kapre - komuna e Dragashit. Aty takohen me tė akuzuarin tjetėr Ridvan Flugaj dhe mė pas nisen nė drejtim tė shpellės.
E ndalin automjetin dhe nisen nė kėmbė drejt shpellės me paramendim dhe planifikim. Ganiu e shtyn Sefer Bazajn nė shpellė, me ē’rast ai bie nė njė thellėsi prej 60 metra, ku edhe gjen vdekjen.
Pas 14 ditėsh, mė saktėsisht mė 22 nėntor 2011, nė ora 14:20 nga ana e FSK-sė, me litarė ėshtė nxjerrė viktima. Me kėtė rast ekipi i emisionit “Drejtėsia nė Kosovė” ka qenė prezent dhe ka bėrė xhirimin e drejtpėrdrejtė tė rastit, xhirim tė cilin edhe nė shqyrtim kryesor Gjykata e Qarkut nė Prizren, e pėrdori si provė materiale.
policia from Jeta ne Kosove on Vimeo.
Dy tė pandehurit Nimani dhe Flugaj, edhe pse kanė qenė nė dijeni se i akuzuari Gani Osmani ka kryer veprėn penale tė vrasjes sė rėndė, e cila dėnohet me dėnim afatgjatė, (deri nė 40 vjet burgim), e ndihmojnė atė nė shmangien e zbulimit tė veprės penale, duke mos i lajmėruar personat zyrtarė pėr kryerjen e kėsaj vepre penale.
Nė kėtė seancė gjyqėsore, u bė shikimi i CD-sė sė siguruar nga emisioni “Drejtėsia nė Kosovė” dhe u prezantua para publikut nė sallė tė gjykimit, ku shihej duke u nxjerrė kufoma nga shpella.
Po ashtu, gjatė shqyrtimit, u shikua lista e thirrjeve telefonike qė tė akuzuarit i kishin bėrė nga dy operatorėt “Ipko” dhe “Vala”.
Por, avokati Hazėr Susuri dha vėrejtje nga fakti se nuk ka pasur urdhėresė nga gjyqtari i procedurės paraprake pėr pėrgjimin dhe transkriptimin e telefonatave, pėr datat para kryerjes sė veprės penale, andaj propozoi qė kjo provė tė veēohet nga shkresat e lėndės dhe tė mos merret si provė.
Pas shumė replikave mes prokurorit dhe avokatit, pas pauzės prej 1 orė e 40 minuta, prokurori hoqi dorė nga leximi i transkripteve, pasi qė kishte vėrtetuar se transkriptet ishin marrė para dhėnies sė urdhėresės.
U bė edhe shikimi i foto-dokumentacionit, tė cilat i u prezantuan tė akuzuarit dhe i njėjti tregoi vendin se ku kishte ndodhur ngjarja, mirėpo ai deklaroi se ngjarja kishte ndodhur aksidentalisht, e jo me paramendim, siē pretendon prokuroria.
Nė leximin e autopsisė, thuhej se viktima fillimisht ėshtė goditur me njė mjet tė fortė dhe nga gjakderdhjet e mėdha ka ardhur deri te vdekja e viktimės.
Avokati Habit Asllani propozoi qė eksperti i autopsisė tė ftohet nė seancė. Po ashtu, mbrojtja propozoi qė tė bėhet edhe rikonstruktimi i pjesshėm i vendit tė ngjarjes.
Pėr kėtė propozim, trupi gjykues do tė vendos deri nė seancėn e radhės, e cila do tė mbahet mė 4 korrik 2012.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 5 Komentet)