Dy Ushtarė tė Plagosur, KFOR-i e Quan tė Suksesshėm Aksionin

Rudarė, 1 qershor | Foto: AP/ BetaRudarė, 1 qershor | Foto: AP/ Beta
nga  Fatmir Aliu
© Tė drejtat autoriale

Forca e NATO-s nė Kosovė thotė se ka kryer me sukses largimin e njė barrikade nė rrethinė tė Rudarės, nė veri tė Mitrovicės. Dy ushtarė janė plagosur nga armė zjarri gjatė operacionit. “KFOR-i ėshtė pėrgjigjur nė vetėmbrojtje, duke pėrdorur gaz lotsjellės dhe plumba gome”, thuhet nė njė komunikatė tė lėshuar pasdite.

(E plotėsuar) KFOR-i thotė se ka kryer me sukses largimin e barrikadės nė rrethinė tė Rudarės, nė veri tė Mitrovicės, e cila ishte vendosur nga serbėt qė nga vera e kaluar.

“Ky veprim ėshtė ndėrmarrė pėr tė pėrmirėsuar lirinė e lėvizjes, jo vetėm pėr KFOR-in por edhe pėr organizatat ndėrkombėtare dhe pėr tė gjithė njerėzit e Kosovės”, thuhet nė njė komunikatė shtypi, tė lėshuar tė premten pasdite.

KFOR-i ka konfirmuar plagosjen e dy ushtarėve gjatė operacionit tė largimit tė barrikadės, shkaku i sulmit tė dhunshėm ndaj ushtarėve tė KFOR-it. Tė dy ushtarėt janė plagosur nga tė shtėnat e armėve.
 
“Njėri nga ushtarėt e plagosur ėshtė evakuuar pėr nė spitalin ushtarak nė Bondsteel. Nė ndėrkohė ai ėshtė lėshuar nga spitali”, thuhet nė komunikatė.
 
KFOR-i i ka dėnuar aktet e dhunės. “Veprimet e KFOR-it janė gjithmonė tė udhėhequra nga parimi i pėrdorimit tė forcės sa mė tė vogėl qė ėshtė e mundur. KFOR-i ėshtė pėrgjigjur nė vetėmbrojtje sipas rrethanave duke pėrdorur gaz lotsjellės dhe plumba gome”.
 
KFOR-i thekson se nuk do tė lejojė qė situata tė pėrshkallėzohet mė tej dhe ėshtė ende i gatshėm pėr tė pėrdorur nivelin proporcional tė forcės minimale pėr tė mbajtur njė “ambient tė qetė dhe tė sigurt”.

KFOR-i ka vendosur njė numėr pikash kontrolli tė automjeteve dhe ka siguruar zonėn pėr arsye sigurie. Pikat e kontrollit tė automjeteve dhe zonat e sigurisė do tė largohen sipas zhvillimeve dhe situatės sė pėrgjithshme tė sigurisė.

Misioni i NATO-s nė Kosovė thekson se misioni i tij ėshtė qė tė kontribuojė pėr ambient tė qetė dhe tė sigurt dhe liri tė  lėvizjes pėr tė gjithė njerėzit e Kosovės. “KFOR-i do tė vazhdojė ta bėjė kėtė me vendosmėri, maturi dhe paanshėm, nė pajtueshmėri tė plotė me mandatin qė ka”.
 
Kjo ėshtė ajo qė trupat kanė bėrė gjatė kėtyre 12 viteve tė fundit, vazhdon KFOR-i, pėrkundėr rrezikut pėr sigurinė e tyre personale.
 
KFOR-i inkurajon tė gjitha palėt qė tė shmangin lėvizjet e njėanshme, deklaratat e dėmshme apo akte tė dhunshme.

Njė Ushtar i KFOR-it dhe Tre Serbė tė Plagosur

Njė ushtar i KFOR-it dhe tė paktėn tre protestues serbė njoftohet se janė plagosur gjatė aksionit tė KFOR-it pėr heqjen e barrikadės nė Rudarė, tė vendosur qė nga vera e kaluar, nga serbėt lokalė.

Zėdhėnėsi i KFOR-it, Uwe Nowitzki, ka konfirmuar pėr Gazetėn JnK se njė ushtar ėshtė plagosur gjatė pėrplasjeve qė shpėrthyen nė afėrsi tė vendit tė ashtuquajtur “Dudi Krsh”, nė rrugėn magjistrale Mitrovicė – Zveēan, nė afėrsi tė Rudarės.

Kurse Milena Cvetkoviq, drejtoreshė e Qendrės Spitalore nė Mitrovicė, i ka thėnė agjencisė sė lajmeve Beta se tre serbė janė sjellė tė plagosur nė spital. Njėri prej tyre ėshtė i plagosur nga tė shtėnat me armė zjarri, dhe ėshtė nė gjendje mė tė rėndė.

Nė njė komunikatė tė lėshuar rreth orės 14, KFOR-i thotė se lajmet nė disa portale kosovare se janė plagosur katėr ushtarė tė KFOR-it dhe se njė ėshtė rrėmbyer nuk janė tė vėrteta.

KFOR-i Konfirmon Plagosjen e Njė Ushtari nė Veri

Rudarė, 1 qershor | Foto: AP/ Beta

 

KFOR-i ka konfirmuar pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė plagosjen e njė ushtari, gjatė operacionit pėr largimin e barrikadės nė Rudare, nė veri tė Mitrovicės.

“Ushtari i plagosur ėshtė evakuuar dhe ėshtė nė gjendje tė qėndrueshme”, tha zėdhėnėsi i KFOR-it, Yve Nowitzki.

“KFOR-i dėnon kėtė akt tė dhunshėm. Veprimet e KFOR-it janė tė udhėzuar gjithmonė nga parimi qė tė pėrdoret forca mė e vogėl e mundshme. Megjithatė, KFOR-i do tė pėrgjigjet nė vetėmbrojtje nė pėrputhje me rrethanat, nė qoftė se ėshtė e nevojshme”, shtoi ai.

Situatė e Tensionuar nė Veri, Pasi KFOR-i Nis Heqjen e Barrikadės

Njėsitet e KFOR-it kanė nisur, sot nė mėngjes, heqjen e barrikadės nė Rudare, nė veri tė Kosovės. Por, me tė nisur aksionin, strukturat komunale nė pushtet kanė lėshuar alarmet duke i thirrur banorėt serbė qė tė dalin “nė mbrojtje” tė barrikadės.  Media serbe kanė raportuar pėr tre persona tė plagosur, por ky lajm nuk ėshtė konfirmuar nga KFOR-i.

KFOR-i ka njoftuar se ka nisur, sot nė mėngjes, operacionin pėr largimin e bllokadave nė rrugė, nė afėrsi tė Rudares, nė Leposaviq.

“Ky aktivitet synon pėrmirėsimin e lirisė sė lėvizjes jo vetėm pėr KFOR-in dhe organizatat ndėrkombėtare, por pėr tė gjithė popullin e Kosovės”, thuhet nė njė komunikatė shtypi tė KFOR-it.

Aksioni i KFOR-it pėr heqjen e barrikadės mė tė madhe tė vendosur nė veri, qė nga vera e vjetme, pas aksionit tė Qeverisė sė Kosovės, pėr marrjen e kontrollit nė pikat kufitare me Serbinė, po pėrcillet me tensione.

Qė nga ora 8:40, njėsitet tė KFOR-it kanė pėrdorur makinerinė e rėndė dhe ekskavatorėt me qėllim tė heqjes sė barrikadės nė Rudare. Por, me tė nisur aksionin, strukturat paralele tė pushtetit kishin lėshuar alarmet me ēka i sinjalizuan banorėt serb qė tė dalin nė mbrojtje tė barrikadės sė ngritur, raporton REL.

Me rritjen e tensioneve, KFOR-i ka pėrfshirė nė aksion edhe helikopterėt.

Mediat serbe e pėrshkruajnė situatėn si tė tensionuar. Agjencia e lajmeve Beta raporton se janė dėgjuar tė shtėna dhe se nė spitalin e Mitrovicės kėtė mėngjes janė sjellė tre tė plagosur. Njė person i plagosur u lirua shtėpi, dhe dy po mbahen pėr trajtim tė mėtutjeshėm, ka thėnė drejtori i kėtij spitali. Por, lajmi nuk ėshtė konfirmuar nga KFOR-i.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 3 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn