Foto: Petrit RrahmaniNė fjalėn e tij para pjesėmarrėsve tė konferencės, udhėheqėsi i Komisionit Qeveritar pėr Privatizimin e PTK-sė (KQP), Ministri Beqaj, ka garantuar investitorėt potencialė se “nė kėtė proces do tė ndiqen standardet mė tė larta ndėrkombėtare dhe i gjithė procesi do tė bazohet nė tre premisa kryesore: transparencė, trajtim tė barabartė tė investitorėve dhe konkurrencė”.
Sipas njė komunikate shtypi tė lėshuar pas konferencės tė sė martės, ministri Beqaj po ashtu ka vėnė nė pah se Republika e Kosovės ėshtė duke ndjekur tė gjitha hapat e duhur pėr tė pėrafruar plotėsisht infrastrukturėn ligjore me atė tė BE-sė nė fushėn e telekomit, me qėllim tė ngritjes sė investimeve private, dhe sigurimit tė komunikimeve mė tė lira dhe kualitative pėr qytetarėt e Kosovės.
“Nė tė njėjtėn kohė, Beqaj ka theksuar se pėrmes reformave strukturore dhe hyrjes sė kapitalit privat nė sektorėt kyē tė ekonomisė sė Kosovės, pėrfshirė transportin, energjinė, telekomin, dhe shėrbimet publike, ėshtė siguruar qė Kosova tė ketė njė rritje prej 5.3% nė vitin 2011. Me vazhdimin e kėtyre reformave, Kosova do tė sigurojė njė zhvillim tė qėndrueshėm ekonomik pėrmbi mesatarėn europiane, dhe qytetarėt e Kosovės do tė kenė kushte shumė tė mira tė jetesės”.
Kryesuesi i KQP-sė ka vlerėsuar se PTK-ja ėshtė kompani udhėheqėse nė sektorin e telefonisė mobile dhe fikse nė Kosovė, si nga numri i abonentėve poashtu edhe nga kualiteti i shėrbimeve. Mirėpo, vlera shtesė e PTK-sė bazohet nė potencialin pėr zgjerim qė ka kjo kompani.
“Kosova, qė ka popullin mė tė ri ne Evropė, po ashtu ka edhe nivelin e depėrtueshmėrisė mė tė ulėt nė tregun e telefonisė mobile dhe fikse, dhe kjo pasqyron njė mundėsi tė madhe pėr rritjen e abonentėve dhe zhvillimin e produkteve tė reja”, tha ai.
Sipas ministrit Beqaj, me hyrjen e investitorit privatė nė PTK, pritet qė sektori i telekomit tė ketė njė zhvillim me trend shumė mė tė shpejtė dhe transfer tė njohurive tė reja.
Nė kėtė konferencė po ashtu kanė marrė pjesė Kėshilltarėt e Transaksionit, Lazard Freres, tė cilėt kanė shpjeguar procedurėn konkurruese ndėrkombėtare qė do tė udhėhiqet, drejtori Menaxhues i PTK-sė, Ejup Qerimi, i cili ka shpjeguar pozitėn e PTK-sė nė sektorin e telekomit, dhe deputetja si dhe pėrfaqėsuesja e Komisionit Parlamentar pėr Zhvillim tė Parlamentit tė Kosovės, Sala Berisha-Shala.
Sipas MZHE-sė, nė konferencė kanė marrė pjesė kėta investitorė: Accelero Capital (Angli, Francė, Egjipt); Alchemy Telekom (Shtetet e Bashkuara tė Amerikės); Avicenna Capital ( Angli); Axos Capital (Gjermani); Bain Capital (Angli); Delta Partners Group (Emiratet e Bashkuara Arabe); Ethemba Capital (Angli); Genii Capital (Angli, Luksemburg); Goldmark Telecommunications (Angli); Hrvatske Telekom (Kroaci), pronė e Deutche Telekom; IFC (Angli); Magyar Telecom (Hungari), pronė e Deutche Telekom; Monaco Telecom (Monako); Mubadala (Emiratet e Bashkuara Arabe); Novator (Angli, Island); Searchlight (Angli) dhe Tradestonegroup ( Angli).
Komisioni Qeveritar pėr Privatizim tė PTK-sė, ka paraparė mbajtjen edhe tė njė konference tė ngjashme nė Stamboll javėn e ardhshme. Ndėrsa rezultatet e kėtyre konferencave do tė shėrbejnė pėr pėrgatitje tė analizimit tė tregut dhe pėrgatitje tė strategjisė pėr privatizim tė PTK-sė, njofton Ministria e Zhvillimit Ekonomik.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)