EULEX-i Bastis Shtėpinė e Veselinoviqit

Foto ilustrim: eulex-kosovo.euFoto ilustrim: eulex-kosovo.eu
nga  Gazeta JnK
© Tė drejtat autoriale

Policia Speciale e EULEX-it ka zhvilluar sot herėt nė mėngjes njė bastisje nė shtėpinė e Zvonko Veselinoviqit, nė Zveēan, i cili dyshohet pėr krim tė organizuar, kontrabandim mallrash dhe vepra tė tjera kriminale. Janė konfiskuar dy armė, municion dhe dokumente.

Nėn mbikėqyrjen e prokurorit tė EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovės, policia e EULEX-it nga Njėsia Hetimore pėr Krimin e Organizuar dhe Njėsia e Policisė Speciale, sot nė mėngjes, kanė zhvilluar njė bastisje nė veri tė Kosovės, nė fshatin Dolan pranė Zveēanit.

“Bastisja u krye nė lidhje me njė hetim mbi krimin e organizuar, vjedhje, kontrabandim mallrash dhe trafikim droge”, ka njoftuar Zyra pėr Informim e EULEX-it, pa saktėsuar emrin e personit tė bastisur.

Por mediat serbe raportojnė se bėhet fjalėn pėr shtėpinė e prindėrve tė Zvonko Veselinoviqit, i shumėpėrfoluri si njė nga udhėheqėsit e krimit tė organizuar dhe kontrabandės nė veri.
 
“Gjatė bastisjes, e cila u autorizua nga njė gjykatės i EULEX-it, u konfiskuan dy armė, municion dhe dokumente”, bėn tė ditur EULEX-i.

Mediat e Beogradit kanė raportuar se aksioni i bastisjes ka filluar qysh nė orėn 5 tė mėngjesit, kur pjesėtarėt e policisė sė EULEX-it, kanė shkuar nė fshat me disa automjete tė blinduara dhe dy helikopterė.

Menjėherė pas aterrimit tė helikopterėve, banorėt e fshatit thuhet se janė grumbulluar afėr vendit ku EULEX-i kryente operacionin e bastisjes.

Pėrfaqėsuesi i serbėve tė Mitrovicės, Krstimir Pantiq, ka paralajmėruar se pėr shkak tė “presionit nė rritje” ndaj serbėve tė Kosovė, nė veri tė Mitrovicės, nga sot do tė fillojnė protesta tė pėrditshme tė qytetarėve.

 “Me protesta qytetarėt dėshirojnė qė tė shprehin mospajtim me politikėn ndaj serbėve”, ka thėnė Pantic, pėr radion lokale serbe ‘Kontakt Plus’.

Ai ka shtuar se njė shkak i drejtpėrdrejtė pėr organizimin e protestės ėshtė arrestimi, para disa ditėsh, i Jovica Milkovicit, i cili dyshohet pėr pjesėmarrje nė grupin qė dėmtoi pikėn e Policisė sė Kosovės dhe pengim tė personave zyrtarė nė ushtrimin e detyrės.

Kurse pėr bastisjen e sotme tė shtėpisė sė Veselinoviqit, Pantiq ka thėnė se ky veprim ėshtė “njė vazhdim i kėrcėnimit, i presionit qė ky mision ndėrkombėtar sė bashku me institucionet e Prishtinės po i kryen ndaj serbėve nė pjesėn veriore tė Kosovės”.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn