EULEX-i Zmbrapset Pėrsėri nė Veri

nga  Gazeta JnK
© Tė drejtat autoriale

Zyrtarėt e EULEX-it nuk janė lejuar tė kalojnė tė martėn, 13 mars nė dy vende pasi qė rrugėt ishin bllokuar nga serbėt lokal tė fshatrave Doljane dhe Banjskė tė komunės sė Zveēanit.

Policia e Kosovės raporton sot se ka regjistruar dy bllokada tė martėn nga serbėt e atjeshėm duke mos lejuar kalimin e automjeteve tė EULEX-it. 

“Rreth orės 17:50min, njė numėr i personave, rreth 50 prej tyre, banor tė Zveēanit,  tė tubuar nė fshatin Doljane, konsiderohet tė kenė mbajtur bllokimin e rrugės lokale pėr qarkullim nė drejtim Zveēanit, pėr njė kohė tė caktuar, pasi tė njėjtit kundėrshtonin lejimin e lėvizjes sė automjeteve tė EULEX-it nė atė drejtim,” thuhet nė kumtesėn pėr shtyp tė policisė sė Kosovės.

Serbėt lokalė kishin ndaluar dy vetura tė EULEX-it tė vazhdojnė nė drejtim tė kufirit duke i obliguar ata qė tė kthehen nė drejtim tė Zubin Potokut prej nga kishin ardhur. Njė numėr i automjeteve ishin vendosur nė rrugė duke e bllokuar rrugėn.

Nė situatat tė njėjtė janė gjendur zyrtarėt e EUELX-it nė fshatin tjetėr, Banjskė ku rreth orės 9 tė mbrėmjes, njė grup serbėsh kanė kundėrshtuar qarkullimin e zyrtarėve evropian.

“Rreth 60 persona besohet tė kenė qenė tė tubuar nė fshatin Banjskė, pėrkatėsisht nė kthinėn pėr fshatin Rudine, ku njė kontingjent i KFOR-it, kishte vendosur njė pikė kontrolli,” raporton policia.

Policia e Kosovės tha se pas bisedave tė zhvilluara me personat e tubuar, pas orės 21:40min, kontingjenti i KFOR-it, ka liruar pikėn nė fshatin Banjskė, duke u drejtuar nė drejtim tė rrugės magjistrale.

Bllokadat nė veri janė kthyer si rezultat i veprimeve tė udhėheqėsve serb tė atjeshėm tė cilėt kundėrshtojnė autoritetin e Prishtinės pėr tė vėnė kontroll nė veri tė vendit.

Kėto bllokime vijnė edhe nė kohėn kur Serbia po pėrgatitet pėr zgjedhje.

Serbėt nė veri kanė mbajtur referendum me 14 shkurt me rezultat se qytetarėt nė veri nuk pranojnė institucionet e shtetit tė Kosovės.

Kuvendi i Kosovės, njė ditė mė vonė, ka nxjerrė njė deklaratė me tė cilėn shpall tė pavlefshėm referendumin.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn