Ardian Arifaj

Fitorja e Pirros e Kosovarėve

nga  Ardian Arifaj
© Tė drejtat autoriale

Nė vend se tė shtyhemi se kush ėshtė mė i miri, shqiptarėt e Kosovės duhet tė kuptojnė se janė sikur tė gjithė popujt tjerė nė Evropė. Duhet tė kuptojnė pėrparėsitė qė sjell kjo por edhe pėrgjegjėsitė. Injorimi i nevojave tė veta por edhe potencialeve tė veta janė tė vetmet karakteristika qė i dallojnė shqiptarėt e Kosovės nga popujt tjerė tė Evropės.

Javėn e fundit, kosovarėt u ngazėllyen deri nė dalldi nga dy ngjarje; me renditjen nė vendin e 5-tė nė Evrovizion tė kėngėtares Rona Nishliu dhe me fitoren e njė kosovari nė “Big Brother Albania”.

Edhe ata qė nuk pėrcjellin as Evrovizionin, e as “Big-Brother”, nuk mbetėn pa e kuptuar kėtė nga festimet qė u bėnė nė Kosovė. Nė vend se kėto dy momente tė sjellin afrim edhe mė tė madh mes shqiptarėve tė Kosovės dhe Shqipėrisė, paradoksalisht kėto dy raste janė duke shkaktuar pėrēarje mes shqiptarėve tė Kosovės dhe Shqipėrisė. Prandaj, kėto dy momente nuk janė tė rėndėsishme si “fitore” tė kosovarėve, sa janė tė rėndėsishme si momente qė zbulojnė qasjen qė kanė shqiptarėt e Kosovės pėr veten dhe botėn.

Shqipėria ka luajtur njė rol qenėsor nė historinė e Kosovės. Ka qenė vend ku ėshtė trajnuar dhe pėrgatitur Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, pa tė cilėn nuk do tė kishte as shtet tė Kosovės; kur shpėrtheu lufta, shqiptarėt e Kosovės gjetėn shpėtim, strehė dhe pėrkrahje nė Shqipėri qė i bėri ballė nė mėnyrė heroike valės sė refugjatėve.

Pas luftės, Shqipėria ka mbetur ndėr pėrkrahėsit kryesor tė Kosovės dhe zė i saj nė skenėn ndėrkombėtare. Shumė pak kosovarė duket se e kuptojnė se sa e rėndėsishme ėshtė qė kanė njė vend ku mund tė shkojnė pėr pushime apo tė ikin pėr njė fundjavė duke e bėrė mė tė pėrballueshėm izolimin nė tė cilin ndodhet Kosova. Ėshtė njėsoj e rėndėsishme qė Shqipėria po shėrben si platformė prej nga artistė dhe sportistė kosovarė mund tė depėrtojnė nė skenėn ndėrkombėtare.

Pa Shqipėrinė, Rona Nishliu nuk do tė kėndonte nė Evrovizion, pa Shqipėrinė futbollistėt kosovarė nuk do tė garonin pėr kualifikime nė kampionate futbolli dhe pa Shqipėrinė Majlinda Kelmendi nuk do tė shkonte nė Olimpiadė. Dhe, derisa Kosova do tė ngulfatej edhe mė shumė nė izolim, pa gjasa qė sė shpejti tė ēajė izolimin nė tė cilin ndodhet, Shqipėria shumė lehtė do tė mund tė vazhdonte tė garonte nė skenat ndėrkombėtare pa kosovarėt.

Ky animozitet i shprehur nga disa shqiptarė tė Kosovės dhe entuziazmi pėr kėto dy “fitore” nė tė vėrtetė zbulojnė mė shumė njė fakt tė dhembshėm pėr brumin me tė cilin janė ngjizur dhe formuar shqiptarėt e Kosovės dhe pamundėsinė e kėtyre qė tė tejkalojnė atė. Kėnaqėsia e shprehur nga kėto “fitore” dhe nxitimi pėr tė dėshmuar se “kosovarėt janė mė tė mirė” nė tė vėrtet zbulon njė ndjenjė tė madhe inferioriteti qė ndiejnė kosovarėt.

Rrėnjėt e njė kompleksi tė tillė nuk ėshtė vėshtirė tė gjenden. Diskriminimi me dekada i shqiptarėve tė Kosovės nė tė gjitha Jugosllavitė qė kanė ekzistuar e qė pėr fat tė keq vazhdoi, ndonėse mė pak, edhe pas luftės me trajtimin qė shqiptarėve tė Kosovės u bėri UNMIK-u e qė deri diku u bėn sot edhe BE-ja, kanė mbjellė thellė nė mendjen e shqiptarėve tė Kosovės bindjen se kėta nuk janė tė mirė sa popujt e tjerėt, tė Jugosllavisė apo tė Evropės.

Pa pėrsėritur gjėra qė janė thėnė mė herėt nė kolumnet kėtu, duhet pėrmendur shkurt se kėsaj i ka kontribuar edhe dėshtimi i akademikėve, artistėve, intelektualėve, qė tė merren me kėtė ēėshtje dhe tė kontribuojnė nė ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit tė shqiptarėve tė Kosovės. Njė zhvillim pozitiv kishte marrė hov nė fund tė viteve 70 dhe gjatė viteve 80, kur shqiptarėt nė kuadėr tė Jugosllavisė sė atėhershme arritėn tė zhvillojnė identitetin e vet dhe krijuan vlera – prozė, poezi, muzikė, pikturė – qė mbesin tė pa-tejkaluara edhe sot. Njė ndėr krimet mė tė mėdha qė Serbia u ka bėrė shqiptarėve, pėrveē viktimave nė njerėz, ėshtė edhe se ka ndėrprerė kėtė emancipim tė shqiptarėve nė ish-Jugosllavi.

Roli qė ėshtė dashur tė luajnė akademikė e artistė shqiptarė nė vitet 90 apo edhe sot nuk ėshtė i vėshtirė. Vetėm duhet treguar se shqiptarėt e Kosovės nuk janė as mė tė ligė por as mė tė mirė se popujt tjerė. Nė fakt, janė si ēdo popull tjetėr evropian dhe duhet tė shohin veten si tė tillė dhe tė sillen si tė tillė.

Njė ndjenjė inferioriteti e ndrydhur dhe fshehur thellė, sot pengon zhvillimin e shoqėrisė shqiptare nė Kosovė. Njė pjesė e madhe e shqiptarėve tė Kosovės nuk besojnė nė fuqinė e tyre qė tė ndryshojnė diēka nė jetėt e tyre. Duke ikur nga pėrgjegjėsia qė sjell liria pėr tė vendosur pėr veten dhe duke mos besuar nė aftėsinė e tyre qė dinė mė mirė se kushdo tjetėr se ēfarė duhet tė bėhet me shoqėrinė kosovare, shqiptarėt kosovarė zgjedhin tė besojnė nė teori konspiracioni dhe tė arsyetojnė mosangazhimin e tyre nė ēėshtje politike, sociale apo kulturore.

Protestat nė Kosovė rrallėherė tėrheqin pjesėmarrje domethėnėse qė tė sjellin ndryshime. Qytetarėt nuk besojnė qė mund tė ndikojnė nė zhvillimet nė shoqėri pasi “ēdo gjė vendoset nga tė mėdhenjtė nė kryeqendrat e botės”. Zhvillimet si vjedhja e votave nė zgjedhje dhe pėrzierja e tepruar e ambasadave nė ēėshtjet e brendshme tė Kosovės e ushqejnė edhe mė kėtė varg bindjesh e qėndrimesh.

Nė kėto ēaste kritike pėr shtetin e Kosovės dhe pėr tėrė shoqėrinė shqiptare nė Kosovė, ėshtė imperativ qė shoqėria tė sillet me sa mė shumė maturi e pjekuri. Nė vend se tė shtyhemi se kush ėshtė mė i miri, shqiptarėt e Kosovės duhet tė kuptojnė se janė sikur tė gjithė popujt tjerė nė Evropė. Duhet tė kuptojnė pėrparėsitė qė sjell kjo por edhe pėrgjegjėsitė. Injorimi i nevojave tė veta por edhe potencialeve tė veta janė tė vetmet karakteristika qė i dallojnė shqiptarėt e Kosovės nga popujt tjerė tė Evropės.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 2 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn