Ardian Arifaj

Zgjedhje pa Zgjidhje

nga  Ardian Arifaj
© Tė drejtat autoriale

Pėr Kosovėn mė shqetėsuese se fitorja e Nikoliqit nė garėn pėr kryetar tė Serbisė ėshtė se kush do tė formojė qeverinė nė Serbi. Duket se nė fund megjithatė nuk do tė ketė ndryshime nė raport me Kosovėn. Sė paku jo pėr tė mirė

Njė opsion qė po del mė tepėr nė sipėrfaqe ėshtė qė qeverinė ta udhėheq DS dhe atė Boris Tadiq apo dikush tjetėr nga partia e tij. Kjo ide mund tė jetė mė e preferuara pėr bashkėsinė ndėrkombėtare pasi do tė garantonte njė kontinuitet tė bashkėpunimit me Boris Tadiqin dhe njė shtytje pėr proceset politike tė nisura. Boris Tadiq deri tani ka mohuar tė pranojė kėtė post gjė qė edhe ėshtė e kuptueshme pasi do tė ishte njė rėnie nga njė post mė i lartė si ai i Kryetarit, nė njė post mė tė ultė. Opsion tjetėr ėshtė pėrmendur qė kryeministėr tė jetė Dragan Gjilas, i pėrmendur edhe si pasardhėsi i Tadiqit nė partinė DS. Njė opsion i tillė do tė mbajė Boris Tadiqin nė pozitė qė tė drejtojė qeverinė dhe tė ruajė statusin e tė pėrkėdhelurit tė perėndimit. Dhe kjo do tė thotė qė pėr Kosovėn nuk ka ndryshuar asgjė nė Serbi. Sė paku jo pėr tė mirė.

Zgjedhjet nė Ballkan si duket nuk sjellin gjithmonė zgjidhje. Raundet e fundit tė zgjedhjeve, nė Greqi e nė Serbi, nė vend tė zgjidhjeve kanė sjell kokėēarje jo vetėm pėr kėto shtete por edhe pėr tėrė rajonin e mė gjerė e nuk do tė lėnė pa prekur edhe shqiptarėt.

Nė Greqi, zgjedhjet nuk sollėn njė qeveri tė re dhe kjo bėri qė kriza ekonomike nėpėr tė cilėn po kalon vendi tė thellohet edhe mė tej dhe tė vihet nė pikėpyetje edhe mbetja e Greqisė nė Euro-zonė. Dhe, nėse Greqia e kthen Drahmin, kjo do tė godasė rėndė emigrantėt shqiptarė dhe familjet e tyre, kryesisht nė Shqipėri, qė jetojnė nga paratė qė dėrgojnė familjarėt nga Greqia.

Edhe zgjedhjet nė Serbi nė vend tė zgjidhjeve sollėn kokėēarje pėr Kosovėn. Ndryshimet nė Serbi nuk ishin ato qė i donin shqiptarėt. Pėrkundrazi. Partia Socialiste e Serbisė, e njohur me akronimin origjinal SPS, i dyfishoi ulėset nė parlamentin e Serbisė. Z. Ivica Daēiq, si lider i partisė, menjėherė pas zgjedhjeve, deklaroi se ndonėse nuk e di se kush ėshtė kryetar (i Serbisė) e di se kush ėshtė kryeministėr, duke bėrė me dije se i a ka vėnė syrin postit tė kryeministrit. Ardhja eventuale nė postin e Kryeministrit mund ta shtojė frymėn mė radikale e mė nacionaliste nė qeverinė e Serbisė.

Njė goditje tė rėndė pėrpjekjet pėr demokratizim tė shoqėrisė nė Serbi e kanė marrė nė raundin e dytė tė votimit pėr kryetar tė Serbisė qė nxori fitues z. Tomislav Nikoliq, njė radikal i vjetėr ndonėse tash vonė po provon tė prezantojė njė imazh mė tė moderuar tė vetes. Nikoliqi tani do tė zėvendėsojė z. Boris Tadiq nė vendin e kryetarit tė Serbisė qė do t’i mundėsojė qė sė paku tė zvarrisė apo edhe tė ndėrpresė ēfarėdo nisme tė qeverisė.

Nė tė vėrtetė, partia e Nikoliqit ėshtė edhe partia me mė sė shumti ulėse nė parlamentin e Serbisė. Pa mjaft vende qė tė qeverisė vet, Partisė Pėrparimtare Serbe do t’i nevojiten partnerė pėr tė qeverisur dhe SPS me Ivica Daēiqin ėshtė opsioni i parė i mundshėm. Megjithatė, Daēiq ka deklaruar se tanimė ka marrėveshje pėr koalicion me DS tė Boris Tadiqit dhe nuk do tė kthehet prapa nė marrėveshjen e tij. Prandaj, gjasat janė qė nė qeveri, megjithatė tė jenė DS dhe SPS plus ndonjė parti tjetėr mė e vogėl si ajo e liberalėve apo ndonjė parti qė pėrfaqėson komunitetet jo-serbe.

Fitorja e Nikoliqit ėshtė njė humbje e madhe veēanėrisht pėr bashkėsinė ndėrkombėtare. Kjo kishte pėrqendruar tėrė politikat e saj karshi Ballkanit rreth personalitetit tė Boris Tadiqit dhe bėnte ēdo gjė qė ta mbante atė nė pushtet. Madje, bashkėsia ndėrkombėtare ishte nė gjendje tė sakrifikonte stabilitetin politik tė vendeve tjera, vetėm qė tė mbante presidentin e deritashėm tė Serbisė, BorisTadiq.

Pėr Kosovėn e mira e parė nė kėto zhvillime ėshtė se mė nė fund do tė zhbėhet miti i rrezikut nga ardhja e radikalėve nė pushtet nė Serbi. Tash ndoshta do tė shihet se pėr Kosovėn janė tė njėjtė, si DS e BorisTadiqit, si radikalėt e Tomislav Nikoliqit, dhe politikat e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr Ballkanin do tė ndryshojnė dhe do tė evoluojė qėndrimi ndaj shteteve tjera. Disa spekuluan madje se Nikoliqi, si radikal, do tė jetė nė gjendje tė bėjė koncesione mė tė mėdha dhe tė lėshojė edhe mė shumė pe nė rastin e Kosovės. Ėshtė e vėrtetė se Nikoliqi ka ndryshuar nė vitet e fundit. Vet shkėputja nga Partia Radikale e Serbisė mund tė interpretohet si njė shkėputje nga idetė radikale dhe pėrqafim i qėndrimeve mė tė moderuara. Madje, duke folur pėr Kosovėn, Nikoliqi ka ditur tė thotė edhe se Kosova tanimė ėshtė e humbur. Gjatė fushatės, edhe pse zbarkoi ilegalisht nė Kosovė, megjithatė Nikoliqi mė tepėr u pėrqendrua nė ēėshtjen e ekonomisė. Por, mund tė jetė e tepruar tė pritet qė Nikoliqi do tė ishte ai qė do tė shkonte aq larg sa tė njohė Kosovėn. E tėra qė mund tė pritet qė ai sė paku tė jetė konstruktiv dhe tė mos e pengojė Kosovėn.

Pėr Kosovėn mė shqetėsuese ėshtė se kush do tė formojė qeverinė nė Serbi. SPS dhe lideri i saj Daēiq ėshtė paraqitur mė radikal se gati tė gjithė tė tjerėt nė fushatėn elektorale. Nėse Daēiq merr kryeministrinė, atėherė mund tė pritet qė qeveria nė Serbi do tė jetė mė radikale nė raport me Kosovėn dhe nuk do tė jetė e gatshme qė tė bisedojė me Kosovėn pėr normalizim tė marrėdhėnieve.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn