@Kino ABC

The Fault in our stars 17:00 

Transformers 19:30 dhe 22:30

Kuvendi Komunal i Zubin Potokut, mëngjesin e sotëm (26.04.2024) për herë të parë prej vitit të kaluar ka mbajtur seancë brenda objektit të komunës.

Gjatë seancës ka folur për media kryetari i Komunës, Izmir Zeqiri, i cili ka thënë se kanë shumë punë përpara rreth funksionalizimit të të gjitha dikastereve të komunës.

“Pika e dytë e rendit të ditës ka qenë edhe themelimi i komisionit për pranimin e objektit që është shumë i domosdoshëm. Kjo në fakt ka qenë arsyeja kryesore pse e kemi thirrë seancën me urgjencë” – tha Zeqiri.

Ai shtoi se ka nevojë të bëhet një lloj skanimi i objektit dhe të fillohet me funksionalizimin e secilës zyrë.

I pyetur nëse ka ndikuar thirrja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që kryetarët të fillojnë punën nga objektet komunale, Zeqiri tha se thirrja ka qenë mirë që është bërë, por se puna në këto objekte kishte filluar edhe më herët.

“Ashtu- kështu ne kemi fillu në objekt me disa zyre me funksionu, mirëpo jo të gjitha. Ne punën e kemi filluar bukur herët, mirëpo jo të gjitha zyrat i kemi pasë në funksion” – tha Zeqiri.

Ai shprehu nevojën që të plotësohen stafet me anë të konkurseve.

Të dielën, më 21.04.2024, në katër komunat e veriut u mbajt votimi për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave të cilët janë shqiptar.

Ky votim u bojkotua nga qytetarët e kësaj zonë, përderisa në secilën prej komunave numri i votuesve nuk arriti as deri në 1 për qind.

Objekti i Komunës së Zubin Potokut që nga fundi i muajit maj të vitit 2023 ka qenë nën kontroll të Policisë së Kosovës e edhe të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Kjo pasi betimi i kryetarit që doli fitues në zgjedhjet që u mbajtën më 23.04.2024 u bojkotua me protestë nga qytetarët serb të këtij qyteti.

Një situatë e njëjtë ishte edhe në Zveçan e në Leposaviq. Nga tensionet që u krijuan më shumë se 90 ushtar të KFOR u sulmuan, e po ashtu u sulmuan edhe zyrtarë të Policisë e gazetarë.

Kuvendi Komunal i Zubin Potokut mbanë seancën e parë brenda objektit të komunës