Jeta në Kosovë: “Fshehtësitë” e HIB- Naftës në Prishtinë

Sonte në ‘Jeta në Kosovë’ nga ora 20:50 do të ndiqni se çfarë po ndodh me skandalin e naftës në Prishtinë.

Çfarë thotë Komuna e Prishtinës e çfarë kompania “HIB Petrol” në rastin  e naftës për furnizimin e shkollave të Prishtinës? Pse kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka vendosur të bëjë publike analizat për të cilat thotë se prokuroria i ka që nga muaji shkurt?

A është kjo betejë personale e Shpend Ahmetit kundër “HIB Petrol-it”, apo mbrojtje e interesit publik?

Si i vlerëson këto akuza në rastin e komunës kundër “HIB Petrol-it”,  avokati i kompanisë Arianit Koci?

Si u përgjigjet akuzave Koci, se kompania “HIB Petrol” po shpërndan naftë kancerogjene dhe që po helmon fëmijët nëpër shkollat e Prishtinës?

Cili është qëndrimi i Prokurorisë së Shtetit ndaj akuzave të ndërsjella Komunë- HIB?

Përveç këtyre, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, përgjigjet edhe për atë se a e kanë zënë të papërgatitur festat e fundvitit Komunën e Prishtinës?

“Jeta në Kosovë”, çdo të enjte dhe repriza të premten në mesditë!