Gjiganti Kontrovers nga Holanda Blen Xehet e Trepēės sė Veriut

nga  Parim Olluri
© Tė drejtat autoriale

Njė korporatė e fuqishme holandeze, qė ishte gjobitur nga njė gjykatė e Amsterdamit pėr transport dhe varrosje ilegale tė mbetjeve toksike nė Bregun e Fildishtė, ka lidhur kontratė me menaxhmentin e Trepēės Veriore pėrmes tė cilės ka blerė 10 mijė tonė koncentrat tė plumbit. Kontrata e lidhur mes palėve ka njė vlerė qė varion prej 17 milionė e 500 mijė deri nė 20 milionė dollarė.

Koncentrati i plumbit i grumbulluar nė minierat e pjesės veriore tė Kosovės ėshtė blerė nga njė korporatė holandeze e cila para dy vitesh ishte gjobitur nga njė gjykatė e Amsterdamit pėr transport ilegal tė mbetjeve toksike tė cilat, sipas autoriteteve tė Bregut tė Fildishtė, mund tė kenė ndikuar nė rrezikimin e shėndetit tė banorėve.

Menaxhmenti i Trepēės sė veriut, me bazė nė Zveēan, ka shpallur fitues korporatėn “Trafigura Beheer” nė Ankandin Publik pėrmes tė cilit janė shitur 10 mijė tonelata koncentrat tė plumbit qė gjenden nė minierat nė Crnac e Belo Brdo si dhe tek Flotacioni nė Leposaviq.

Kjo korporatė ėshtė shpallur fituese mė 16 korrik tė kėtij viti ndėrsa kontrata me tė ėshtė nėnshkruar mė 24 korrik. 

Fillimisht kur Trepēa e Veriut kishte hapur Ankandin Publik e kishte ndarė atė nė dy lote apo pjesė. Lot 1- pėrfshinte koncentrat plumbi ndėrsa Lot-2 pėrfshinte koncentrat zinku nė sasi prej 7 mijė tonelatash.

Kompanitė kishin kohė tė konkurronin nė kėtė Ankand Publik deri mė 2 korrik tė kėtij viti. Por, mė 16 korrik ankandi pėr shitjen e koncentratit tė zinkut ishte anuluar me arsyetimin se konkurrentėt kishin ēmime mė tė ulėta se sa qė pritej.

"Kompania nuk dėshiron tė komentojė detajet e kėtij tenderi dhe se pėr kėtė duhet tė japė njė pėrgjigje vetėm ndėrmarrja “Trepēa”. Victoria Dix  

E pėr koncentratin e plumbit sipas Njoftimit pėr Dhėnie Kontrate tė publikuar nė faqen zyrtare tė Komisionit Rregullativ tė Prokurimit Publik kishin konkurruar dy kompani tė pėrgjegjshme.

Bazuar nė kėtė njoftim, vlera e pėrgjithshme e kontratės do tė varet nga lėvizja e ēmimeve tė aksioneve nė bursė por vlera e pritur varion prej 17 milionė e 500 mijė dollarė deri nė 20 milionė dollarė.

Ndėrmarrja Trepēa nė Veri ka konfirmuar se kontrata ėshtė nėnshkruar dhe se kjo sipas tyre ėshtė bėrė duke bazuar nė tė gjitha ligjet e aplikueshme nė Kosovė.

Ndėrsa Victoria Dix zėdhėnėse e “Trafigura Beheer” i ka thėnė Gazetės Jeta nė Kosovė se kompania nuk dėshiron tė komentojė detajet e kėtij tenderi dhe se pėr kėtė duhet tė japė njė pėrgjigje vetėm ndėrmarrja “Trepēa”.

Trafigura kompensoi qytetarėt dhe qeverinė nė Bregun e Fildishtė me 210 milionė dollarė

Kjo korporatė e fuqishme ishte gjetur fajtore pėr transport ilegal tė mbetjeve toksike nga Holanda nė Bregun e Fildishtė me anijen e saj Probo Koala.

Rrjeti Transmetues Britanik - BBC, kur ka raportuar pėr dėnimin e kėsaj kompanie nė korrik tė 2010-es, ka kallėzuar se historia kishte nisur qė nga viti 2006.

Nė tetor tė atij viti rreth njė mijė banorė tė kėtij shteti tė Afrikės Perėndimore ishin ankuar ndaj korporatės “Trafigura Beheer” e cila merret me industrinė e naftės dhe tė metaleve.

Ata pretendonin se mbetjet e transportuara nė kėtė vend nga kjo korporatė kishin rrezikuar jetė njerėzish.

Kjo korporatė e fuqishme ishte gjetur fajtore pėr transport ilegal tė mbetjeve toksike nga Holanda nė Bregun e Fildishtė me anijen e saj Probo Koala. BBC  

Nė shkurt tė vitit 2008 kjo korporatė ishte pajtuar qė t’ia paguante Qeverisė sė Bregut tė Fildishtė njė shumė prej 160 milionė dollarėsh pėrmes njė ujdie jashtė gjyqėsore.

Po ashtu, nė shtator tė vitit 2009 kjo korporatė ishte pajtuar qė t’ua paguante 50 milionė dollarė individėve qė pretendonin se janė dėmtuar nga veprimet e saj.

Pėrkundėr kėsaj nė qershor tė vitit 2010 njė prokuror nė Holandė kishte ngritur aktakuzė kundėr korporatės Trafigura pėr shkak tė transportit ilegal tė mbetjeve toksike nė Bregun e Fildishtė. Njė muaj mė vonė njė gjykatė nė Amsterdam do tė shqiptonte njė dėnim prej 1 milionė eurosh ndaj kėsaj korporate.

Ky vendim i gjykatės nuk ishte pranuar nga korporata, pasi kjo pretendonte se mjetet e transportuara nuk ishin tė rrezikshme pėr shėndetin, dhe kishte paraqitur ankesė.

Nė dhjetor tė vitit 2011 organet e drejtėsisė nė Holandė patėn vendosur qė tė linin nė fuqi vendimin pėr gjobė ndaj “Trafigura Beheer”.

Ne vitin 2011 njė gjykatė nė Amsterdam ka shqiptuar njė dėnim prej 1 milionė eurosh ndaj “Trafigura Beheer”.   

Trafigura kishte insistuar se ajo nuk e dinte qė mbetjet toksike do tė hidheshin nga kontraktori i saj nė Bregun e Fildishtė dhe e kishte paditur BBC-nė pėr shpifje nė lidhje me pohimet e saj se mbetjet ishin drejtpėrdrejta tė lidhura me vdekje dhe sėmundje serioze.

Pas njė marrėveshje jashtė-gjyqėsore mes Trafigurės dhe BBC-sė, kjo e fundit kishte thėnė: “BBC ka luajtur rol udhėheqės nė sjelljen pėrpara vėmendjes sė publikut tė veprimeve tė Trafigurisė nė lidhje me hedhjen ilegale tė 500 tonėve tė mbetjeve tė rrezikshme. Hedhja ka shkaktuar probleme nė shėndetin publik me mijėra njerėz qė kanė kėrkuar trajtim”.

AKP: Bordi ende nuk ka vendosur pėr tenderin e Trepēės Veriore

Kontrata e Trepēės nė veri obligohet tė marrė miratimin e Bordit tė Agjencisė Kosovare tė Privatizimit (AKP). Ky miratim ende nuk ėshtė dhėnė.

“Bordi i Agjencisė do ta shqyrtojė procesin e tenderit tė zhvilluar nga menaxhmenti i Trepēės nė anėn veriore dhe do tė vendosė nė lidhje me kėtė ēėshtje, nė pėrputhje me Ligjin”, ka thėnė Ylli Kaloshi, zyrtar pėr Marrėdhėnie me Publikun nė AKP.

Bazuar nė rregullat e AKP-sė, ēdo tender i kėsaj ndėrmarrje duhet tė bėhet me participimin e AKP’sė dhe duhet tė ketė aprovimin paraprak nga ana e Bordit tė Drejtorėve tė kėtij institucioni.

“Kjo ėshtė rruga e vetme qė duhet ndjekur nga menaxhmenti i ndėrmarrjes Trepēa si tėrėsi”, ka deklaruar Kaloshi.

Zyrtari i AKP’sė nuk ka mundur tė konfirmojė nėse Trepēa nė veri ka marrė  apo jo miratimin paraprak nga Bordi i Drejtorėve. Pėr kėtė, sipas tij, do tė merret vesh nė mbledhjen e ardhshme tė Bordit tė Drejtorėve data e mbajtjes sė tė cilit ende nuk ėshtė caktuar.

Para njė viti Agjencia Kosovare e Privatizimit kishte kėrkuar nga Autoritet Doganore nė Kosovė qė bllokojnė maunet qė eksportonin xehe tė shitura nga menaxhmenti i Trepēės nė Veri.

Ata nuk kanė pranuar tė kryhet auditimi nė atė pjesė. Arsye sipas tyre ishin problemet politike.ZAP 

Kėrkesa e AKP’sė bazohej nė atė se Ndėrmarrjet Shoqėrore qė janė nėn administrim tė saj duhet tė kėrkojnė aprovim me shkrim nga kjo agjenci pėr shitjen apo transferimin e aseteve tė luajtshme tė cilat tejkalojnė vlerėn prej 10 mijė eurove.

Menaxhmenti nė pjesėn veriore tė Trepēės nuk e kishte bėrė kėtė vitin e kaluar kur kishte nxjerrė nė shitje mbetjet minerare nga Metalurgjia e Plumbit nė Zveēan. AKP’ja e kishte vlerėsuar kėtė si transaksion tė paligjshėm afarist dhe Dogana e Kosovės e kishte ndaluar kėtė duke u bazuar nė kėrkesėn e kėsaj agjencie.

Ndėrkohė kėsaj ndėrmarrje Zyra e Auditorit tė Pėrgjithshėm i ka dhėnė vėrejtje pėr mos-dėgjueshmėri ndaj Agjencisė Kosovare tė Privatizimit.

Kur ZAP’i nė vitin 2010 kishte dashur tė auditonte Trepēėn nė veri, nuk kishte mundur ta bėnte kėtė plotėsisht.

“Ata nuk kanė pranuar tė kryhet auditimi nė atė pjesė. Arsye sipas tyre ishin problemet politike. Ne kemi pranuar nga kjo pjesė vetėm pasqyrat financiare nė formė elektronike dhe dy lėndė tė prokurimit nė kopje fizike”, thuhet nė raportin e ZAP’it.

Auditorėt i kishin rekomanduar menaxhmentit tė kėsaj pjese se duhet tė bashkėpunonin me pjesėn jugore tė ndėrmarrjes Trepēa dhe me Agjencinė Kosovare tė Privatizimit.
Edhe nė raportin e auditimit pėr vitin 2011, Zyra e Auditorit tė Pėrgjithshėm ka dhėnė tė njėjtin konstatim pėr menaxhmentin nė veri.

Rekomandimi i tyre qė Trepēa me bazė nė Zveēan tė bashkėpunonte me autoritetet shtetėrore tė Kosovės nuk ishte pėrmbushur.

“Trepēa veriore ende funksionon e ndarė nga pjesa jugore e saj dhe nuk ishte zhvilluar
bashkėpunimi ndėrmjet tyre. Po ashtu mungonte forma e unifikuar e raportimit financiar.
Trepēa veriore nuk kishte raportuar fare nė AKP gjatė vitit 2011”, theksohet nė kėtė raport.

Ndėrmarrja Trepēa nė veri, sipas auditorėve, nė vitin 2011 ka pasur tė hyra vjetore nė vlerė prej afro 14 milionė eurosh. Por, fitimi neto i kėsaj ndėrmarrje kishte pėsuar rėnie. Nga 980 mijė euro nė vitin 2010 kishte rėnė nė vetėm 22 mijė euro nė vitin 2011.

Bazuar nė tė gjeturat e auditivit, numri i tė punėsuarve tė raportuar nga Trepēa -Veri nė vitin 2011 ishte 1,056 punėtorė tė rregullt me paga, ndėrsa pėrfitime (stipendione) marrin 1,859 ish- punėtorė tė cilėt aktualisht nuk kanė punė por janė nė pritje pėr punėsim kur ndėrmarrja ka nevojė.

KRPP: Autoritetet Kontraktuese duhet tė lidhin kontrata me biznese tė ndershme

Safet Hoxha, kryetar i Komisionit Rregullativ tė Prokurimit Publik (KRPP) ka deklaruar se Autoritetet Kontraktuese duhet tė verifikojnė biografinė e njė kompanie me tė cilin lidhin kontratė publike.

“Ėshtė pėrgjegjėsi e Autoriteteve Kontraktuese qė tė zgjedhin tė punojnė me biznese tė ndershme dhe tė padėnuara”, ka thėnė Hoxha.

Njė kompanie, sipas tij, sė pari duhet t’i shikohet historiku e mė pas duhet tė shikohet a i plotėson kriteret administrative dhe nė plan tė tretė ėshtė oferta financiare. 

Ndėrkohė Ligji i Prokurimit parasheh ndalesa pėr operatorėt qė janė tė dėnuar nga organet e drejtėsisė.

“Ėshtė pėrgjegjėsi e Autoriteteve Kontraktuese qė tė zgjedhin tė punojnė me biznese tė ndershme dhe tė padėnuara”. Safet Hoxha  

Neni 65 i Ligjit tė Prokurimit Publik qė flet pėr pranueshmėrinė e tenderuesve nė njė prokurim publik parasheh ndalesa pėr kompanitė private drejtuesit e tė cilave janė shpallur fajtorė nga njė gjykatė kompetente pėr “kryerjen e njė vepre penale ose civile” tė pėrshkruara nė nenin 129.1 tė kėtij ligji i cili ndalon edhe “shkaktimin e dėmit fizik” nga aktiviteti i prokurimit.

Po ashtu, ky ligj, ndalon kompanitė private kur “ėshtė konstatuar nga njė gjykatė kompetente, agjenci administrative ose organizatė pėr zbatimin e standardeve tė sjelljes profesionale, se ėshtė sjellė nė mėnyrė joprofesionale”.

Nuk ėshtė e qartė nėse gjobitja ndaj Trafigurės ishte konsideruar nga Trepēa nė veri.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 3 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    48 Orė Pa Ujė
    Shiko arkivėn